POLITIKE

Foltorja para kryeministrisë/ Myrtollari: Rama ka humbur çdo të drejtë morale për të qeverisur! Dorëheqje

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 20:02
Foltorja para kryeministrisë/ Myrtollari: Rama ka humbur çdo të

Në një fjalim të mbajtur para protestuesve, Kandidati për deputet në listën e hapur i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Shyqyri Myrtollari lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një "narko-shtet" përgjegjës për korrupsion galopant, keqqeverisje dhe një krizë demografike që po zbraz vendin.

Ai bëri thirrje të fortë për bashkim kombëtar, duke ftuar qytetarët të lënë mënjanë ndasitë politike për të rrëzuar sistemin aktual dhe për të kërkuar dorëheqje, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Partia Demokratike mbajti sot foltoren e parë për 2026-ën, duke mbledhur qytetarë të shumtë përballë godinës së qeverisë pasditen e sotme.

Foltorja e cila ndryshe konsiderohet edhe si Kuvendi i qytetarëve dhe i deputetëve, tashmë kërkon që Rama të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Fjala e Shyqyri Myrtollarit

Një narko-autokrat, si Nikolas Maduro, u arrestua nga forcat speciale të ushtrisë amerikane. Një mesazh shprese për qytetarët se narko-shtetet nuk mund të zgjasin përgjithmonë dhe ato e kanë një fund. Ajo ngjarje duhet të shërbejë edhe për të frymëzuar njerëzit e lirë dhe të ndershëm në Shqipëri, që të reagojnë ndaj padrejtësive, keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe shpopullimit, në narko-shtetin e krijuar nga Rama-Duro i Shqipërisë.

Ne duhet të kërkojmë të mblidhemi të gjithë këtu jo si të majtë apo të djathtë, as si socialist apo demokratë, por të mblidhemi si qytetarë shqiptarë, të një vendi që po vidhet, që po keqqeveriset dhe po zbrazet çdo ditë. Ne duhet të mblidhemi e t'i japim një shkelm qeverisë, sepse po pengon drejtësinë të bëjë punën e saj.

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar një dosje me 10.000 faqe prova ku akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e infrastrukturës për shpërdorim të parave publike. Gati 1 miliardë euro të taksapaguesve shqiptarë. Ka kërkuar heqjen e imunitetit për ta arrestuarën sepse ekziston rreziku i prishjes së provave. Por kryeministri Rama-Duro, për herë të parë që prej kohës që është në pushtet, nuk e dorëzon dhe e mbron nga drejtësia. E zvarrit procesin, e çon çështjen në Gjykatë Kushtetuese sepse nuk po mbron Ballukun, por po mbron veten e tij. Në dosje dalin fakte shumë tronditëse. Pagesa për mediat për të mbajtur linjën editoriale. Tendera të paracaktuar para sesa të shpalleshin.

Shteti i kthyer në bankomat për një grusht njerëzish. Dhe si të mos mjaftonte kjo, del në pah edhe ajo që u denoncua nga ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Rama, Arben Ahmetaj: Lidhja e pushtetit me krimin e organizuar. Sot akuzat që dikur u quajtën shpifje dhe jo reale, po rezultojnë të vërteta. Kjo nuk është një aferë e izoluar, por është një provë se një sistem është ngritur, një sistem që duhet ta shembim me bashkimin tonë. Ky sistem anti-shqiptar, anti-kombëtar, ka detyruar gati 1 milionë shqiptarë të largohen nga vendi. Një sistem që ka boshatisur rininë. Sot vetëm 22% e popullsisë janë nga grupmoshat 15 deri 29 vjeç.

Një rënie dramatike nga viti 2011. Sot, domethënë nga viti 2011 deri në vitin 2026, janë 40% rënie e popullsisë të re, 15 deri 29 vjeç. Një sistem që ka larguar 47% të të diplomuarve, duke i hequr këtij vendi trurin dhe shpresën. Na premtuan shëndetësi falas.

 Sot kemi korrupsion në sistem dhe spitale në kolaps. Pa ilaçe, pa poltrone. Ju sjell në vëmendje gjendjen e spitalit onkologjik. Na premtuan një arsim cilësor. Sot jemi të fundit në rajon. Ju sjell në vëmendje raportet e PISA-s për nxënësit shqiptarë. Na premtuan ujë 24 orë.

E pamë çfarë ndodhi në Vlorë. Për një manikotë, për ta riparuar defektin, një manikotë që mungonte në magazinat e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, la Vlorën pesë ditë pa ujë. Apo gjithë ato familje që ndërrimin e vitit e pritën pa energji elektrike. Na premtuan mirëqenie ekonomike. Sot kemi çmimet më të larta të shportës së ushqimeve, çmimet më të larta të apartamenteve dhe ndërtojmë rrugët më të shtrenjta se kudo në Ballkan me cilësinë më të ulët.

Kjo qeveri ka dështuar dhe më keq akoma, ka humbur çdo të drejtë morale për të qeverisur. Edhe pse sot flitet për narko-diktatura që bien, ndryshimi nuk vjen vetëm nga jashtë. Ndryshimi vjen kur qytetarët ngrihen bashkë. Pa urrejtje, por me vendosmëri, me bashkim dhe me guxim, të ngrihemi sot, të mos protestojmë për një parti, por të protestojmë për Shqipërinë, për dinjitetin tonë, për fëmijët, për të ardhmen që na është vjedhur.

Prandaj i bëj thirrje çdo shqiptari, atyre që kanë votuar majtas, atyre që kanë votuar djathtas, atyre që nuk votojnë më nga zhgënjimi: Ejani të gjithë së bashku! Sepse të gjithë jemi vjedhur njësoj. Të gjithë jemi keqqeverisur njësoj. Dhe vetëm bashkë mund ta ndryshojmë këtë realitet. Ky është çasti i duhur, çasti i qytetarëve shqiptarë. Ky është çasti i Shqipërisë. Dorëheqje, qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe demokratike. Këto janë kërkesat tona. Duke kërkuar të mbyll fjalën, dua t'ju uroj të gjithëve nga zemra një vit të mbarë për gjithë familjet shqiptare dhe qoftë ky viti i ndryshimeve të mëdha.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan