POLITIKE

‘Forumi për dialog synon bashkimin e opozitës’, Hasimja: 83 mandatet e PS janë vetëm në letër

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 09:21

‘Forumi për dialog synon bashkimin e opozitës’, Hasimja:

Në një panoramë politike të cilësuar si “të kalcifikuar dhe të mykur”, një nismë e re po kërkon të thyejë ngërçin dhe të sjellë një fllad shprese. “Forumi për Dialog Politik” ka marrë vëmendjen publike me synimin ambicioz për të bashkuar frontin opozitar dhe për të krijuar një alternativë reale qeverisëse. Ermal Hasimja, një nga nxitësit e këtij forumi, e sheh atë si një përpjekje për të lëvizur ujërat e ndenjura dhe për të rikthyer besimin te qytetarët.

Objektivi kryesor i forumit është krijimi i një tryeze të përbashkët ku partitë opozitare të rakordojnë qëndrimet e tyre. Gajtë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, Ermal Hasimja tha se, qëllimi final nuk është thjesht bashkimi mekanik i shifrave, por frymëzimi i një lëvizjeje më të gjerë që përfshin shoqërinë shqiptare. Në qendër të diskutimeve është nevoja për zgjedhje të lira e të ndershme dhe hartimi i një kodi të ri zgjedhor, i cili të jetë realisht përfaqësues për shqiptarët dhe jo një model i importuar e i papërshtatshëm si ai aktual.

Megjithatë, rruga drejt bashkimit nuk është pa pengesa tha Hasimja gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri. Partitë pjesëmarrëse përballen me sikletet dhe frikërat e tyre. Partia Demokratike, si forca më e madhe, mund të hezitojë të ulet si e barabartë me parti më të vogla, por siç theksohet, rezultatet e fundit kanë treguar se ajo e vetme nuk mjafton për të sfiduar pushtetin. Nga ana tjetër, partitë më të vogla rrezikojnë të humbasin narrativën e tyre “antisistem” duke u bërë pjesë e një fronti të gjerë. Çelësi, sipas nismëtarëve, qëndron te kompromisi: heqja dorë nga diçka për të arritur një të mirë më të madhe, atë të interesit të përgjithshëm.

Një nga deklaratat më të forta të dala nga këto diskutime është ajo që vë në dyshim legjitimitetin e 83 mandateve të mazhorancës aktuale. Hasimja i cilëson ato si një “kështjellë letre”, duke argumentuar se vijnë nga një proces zgjedhor thellësisht problematik. Ai i referohet raporteve të OSBE/ODIHR-it dhe fenomeneve si përdorimi i administratës shtetërore në fushatë, ndikimi i krimit të organizuar dhe shantazhet, të cilat sipas tij e kanë deformuar vullnetin e vërtetë të votuesve. “Ne nuk e dimë realisht sa mandate ka Partia Socialiste, sepse nuk e dimë sa njerëz kanë votuar me vullnet të lirë,” shprehet ai.

Ndërsa opozita përpiqet të gjejë gjuhën e përbashkët, nga kampi i mazhorancës vërehet një kureshtje e kujdesshme. Kontaktet janë diskrete, të shoqëruara nga frika e etiketimit si “armik” apo “tradhtar”. Paralelisht, kanë filluar edhe sulmet e para indirekte ndaj forumit, një shenjë se lëvizja ka filluar të shqetësojë strukturat e pushtetit. Forumi këmbëngul se edhe vetë socialistët kanë nevojë për një opozitë të fortë, si një mekanizëm kontrolli ndaj abuzimeve të qeverisë.

Flavio Qarri: Siç thashë do të flasim për një nga zhvillimet më interesante politike që po ndodhin në një panoramë goxha të kalcifikuar dhe të mykur. Duket se Forumi për Dialog Politik e ka marrë pak vëmendjen e opinionit publik, gjithashtu edhe imagjinatën e saj dhe është shfrenuar kjo e fundit, duke kaluar nga komente, nga analiza dhe akuza, ndaj vendosëm ta bezdisnim në këtë mëngjes Ermal Hasimen. Ka qenë, periudhë, një javë goxha interesante kjo për ju zoti Hasimja?

Ermal Hasimja: Po, ka qenë. Ka qenë, besoj për të gjithë , po për ne po, sepse kemi qenë gjithë kohës aktiv. Praktikisht tre, katër emisione në ditë. Unë isha mësuar me dalë nëpër emisione po... njëherë në javë po jo...

Flavio Qarri: Para diskutimit për zgjedhjet e Tiranës e kishit shijuar një çikë pushimin.

Ermal Hasimja: Patjetër. Ishte disa vite që isha më i qetë domethënë, dilja më pak në televizion, jam marrë me punët e mia. Por, në rastin konkret po. Dhe mendoj që ja vlen, sepse... mendoj që kemi arritur diçka. Se gjëja kryesore që mund të arrish në Shqipëri nuk është çështje thjesht numra, shifra, nënshkrime, firma e të tjera e të tjera, por është, çështje shprese. Mendoj që ka njerëz sot që, kuptohet, jo në mënyrë masive e të tjera e të tjera, por ka një kategori njerëzish që ndjen një lloj shprese, që diçka mund të lëvizë.

Flavio Qarri: Dhe kjo shpresë nga buron? Nga premisa e preambulës së Forumit për Dialog Politik, që është një unifikim i frontit opozitar?

Ernmal Hasimja: Po, patjetër dhe këtu merita është, është e partive që vendosën të bashkëpunojnë. Ne jemi në rolin e, e nxitësit, e lehtësuesit, e ndërmjetësit, si të doni, është ajo gjëja që po bëjmë këto kohë. Në mënyrë që të rakordojmë qëndrimet për të arritur në një tryezë përfundimtare, e cila, praktikisht produktin do ta ketë të gatshëm. Nëse puna është të lodhemi sa më pak në tryezë, po ta bëjmë punën paraprakisht.

Flavio Qarri:  Si po reagojnë partitë? Kjo është pyetja kryesore kam përshtypjen. Cilat janë frikërat, nazet, egot?

Ermal Hasimja: Frika, tash po futem në spekulim, po përpiqem të bëj kështu, introspeksion, psikologjik të njerëzve me të cilët flasim. Nga njëra anë besoj që Partia Demokratike që është partia më e madhe, kuptohet, mund të ketë atë sikletin që shiko se po ulemi të flasim tani me më të vegjlit, ndërkohë që ne jemi më të mëdhenj. Por nga ana tjetër është e domosdoshme. Rezultatet, puna, të gjitha e tregojnë që nuk mjafton vetëm Partia Demokratike për të, rrëzuar qeverisjen. Duhet diçka shumë më e madhe se sa aq, dhe përtej partive. Duhet diçka që të kapë dhe shoqërinë në tërësi. Dhe ky është synimi jonë, që çfarëdolloj bashkëpunimi midis partive të frymëzojë dhe shoqërinë, jo thjesht, mekanikisht numrat. S'bëhet fjalë, nuk i del dot as me ato. Dhe nga ana tjetër partitë e vogla pastaj kanë këtë sikletin që ju ikën ajo narrativa që ne jemi antisistem, po luftojmë kundër të gjithëve e kështu me radhë. Kështu që çështja është që të gjithë e kanë atë lloj sikleti. Dhe është e qartë që çdo parti që futet, ulet në një tryezë, jo në këtë tryezë, por në çfarëdolloj tryeze, në gjithë historinë e njerëzimit, kur ulet për të negociuar, ulet për të diskutuar, do të ulet gjithmonë për kompromis. Dhe kompromisi është do të heqësh dorë nga diçka që të marrësh diçka tjetër më të rëndësishme se sa aq. Dhe në rastin konkret, ajo gjëja më e rëndësishme nuk është thjesht në interesin e partive, sepse këto parti që janë aty tregojnë, do të tregojnë seriozitet, do të dëshmojnë në fakt që janë të gatshme pikërisht për të bërë diçka për interesin e përgjithshëm. Por nga kjo përfiton edhe shoqëria shqiptare. Se në fund të fundit edhe socialistët kanë nevojë për një opozitë të fortë. Kanë nevojë për dikë që t'i, dalë përballë qeverisë dhe t'i thotë stop aty ku abuzon. Se sot ke pafund socialistë që po të ulesh në kafe, e di dhe ti vetë shumë mirë Flavio, ata që ankohen sot më shumë janë socialistët. Sigurisht. Sepse ndjejnë edhe te kompleksin e, edhe një lloj përgjegjësie. Patjetër, se kanë votuar e të tjera dhe e ndjejnë dhe kompleksin e fajit dhe përpiqen të shfajësohen edhe më tepër duke u ankuar për për qeverisjen. Kështu që edhe këta njerëz kanë nevojë për një opozitë të fortë.

Flavio Qarri: Megjithatë meqë jemi te spekulimi, momenti më duket po aq interesant. Vjen tryeza për forum, Forumi për Dialog Politik vjen në një moment ku zërat për qeveri teknike janë më të fortë se kurrë, e megjithatë, nëse do ishim cinik, Rama është më i fortë se kurrë me 83 mandate, pavarësisht se nuk ka atë përqindje votash.

Ermal Hasimja: Nuk besoj. Duket si një kështjellë letrash, meqë po flasim për letra. Domethënë, janë numra që kanë ardhur nga, zgjedhje shumë problematike, të konstatuara edhe OSBE/ODIHR-i që zakonisht janë shumë të, drojtur dhe të,  ngadaltë edhe të kujdesshëm që të mos ta ekzagjerojnë, edhe ata i konstatuan probleme të mëdhaja, pa ja vënë vulën, se nuk, nuk është se janë ata që thonë që këto zgjedhje quhen apo s'quhen. Siç do donim të ishte. Po nuk funksionon ashtu. sepse ai që thotë që këto zgjedhje nuk quhen, duhet dhe të imponojë pastaj, ndryshimin. Ndryshimin. Po nuk e bëjnë dot, nuk e kanë atë lloj kompetence. Detyra e tyre është që të thonë që zgjedhjet kanë këto probleme dhe t'i rendisin, dhe zgjedhjet i pamë. Dhe çështja është që, në qoftë se ti ke zgjedhje në të cilën njëra parti përdor gjithë shtetin në funksion të vetin, krimi i organizuar vendos që të bëhet faktor politik praktikisht, forcë politike e drejtpërdrejtë, atëherë në këto raste, ti nuk mund të thuash që shqiptarët po përfaqësohen. Dhe ato 83 mandate nuk kanë ndonjë lloj vlere. Ne nuk e dimë sa mandate ka Partia Socialiste. Nuk e dimë sa, sa njerëz realisht kanë votuar me vullnet të lirë për Partinë Socialiste dhe jo të shtrënguar, ose nga krimi i organizuar, ose nga shantazhet e heqjes nga puna e të tjera e të tjera. Po pa folur për përfitime, shitje vote e të tjera e të tjera, që janë çështje, se nga këndvështrimi im, edhe ai që e shet votën me dëshirën e vet, ka votuar në njëfarë mënyre. Thjesht mendon që s'ka rëndësi, s'ka vlerë të votojë për ata të tjerët, kështu që hajde po e shes votën për 100 euro, 200 euro. Po këto faktorët e tjerë janë të rëndësishëm dhe këto bëjnë që zgjedhjet të deformohen. Kështu që të kemi një zgjedhje të lirë dhe të ndershme, të kemi zgjedhje me një kod që të jetë i pranueshëm dhe përfaqësues për shqiptarët, jo një kod i vendosur në mënyrë të njëanshme nga socialistët, ose dhe në bashkëpunim siç është bërë më përpara me Partinë Demokratike, por një kod përfaqësues për të gjithë. Do të shikojmë thelbin e përfaqësimit, nuk është thjesht çështje kodi. Hajde të shikojmë logjikën, cila është mënyra më e mirë që në kontekstin ku ne jemi, shqiptarët të përfaqësohen. Domethënë, ta lëmë kodin spanjoll, që ka lidhje me, popullatën spanjolle, me, dallimin midis baskëve, katalanasve e të tjera, dhe të marrim një kod që është shqiptar. Ta bëjmë ashtu siç, i përshtatet Shqipërisë. Dhe të mundësojmë pastaj përfaqësim të duhur. Kështu që ato 83 mandate janë 83 mandate në letër. Nuk janë mandate që ne i kemi të konfirmuara, të verifikuara.

Flavio Qarri: A e keni marrë sinjale nga mazhoranca, ose kuriozitet, ose pikëpyetje, ose ndonjë përpjekje për të afruar veshin te muri se çfarë po ndodh me këtë Forumin për Dialog?

Ermal Hasimja: Unë kam kontakte se kam, edhe të njohur. Sigurisht. Tash Tirana është e vogël, kemi miq gjithandej. Po, kureshtje ka, me thënë të vërtetën. Kureshtje shumë e kujdesshme, sepse kam përshtypjen që në kampin e mazhorancës ka një lloj diskrecioni shumë të kujdesshëm për t'u mos etiketuar armik ose, kush flet me kë. Ose dikush, kush flet me kë dhe dikush për shembull që ul, po e them me termat e paraardhësve të tyre, vigjilencën revolucionare, kështu që mos kapet ndonjëri në gjumë, domethënë. Por kureshtje ka natyrisht, dhe unë shoh edhe diçka tjetër pastaj, që kanë filluar sulmet e para, akuzat dhe sulmet e para, jo drejtpërdrejt nga përfaqësues të mazhorancës.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 3 Shkurt19:42

Per b*then e Pirro Vengut e Mirela Kumbaros!

Bledian Koka Mediat jane mbushur sot me te dhenat e nje "megaoperacioni" te Prokurorise se Durresit qe paska bere namin per skandalin e mbetjeve toksite qe i g...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan