Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
POLITIKE
FOTO/ Humbi ndjenjat pas përplasjes me policinë në protestë, Gjekmarkaj transferohet te QSUT, momenti kur del me barelë nga spitali i Traumës
r.llPërditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 22:01
agron gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është transferuar me ambulancë nga spitali i Traumës te Qendra Spitalore Univeristare Nënë Tereza për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, Gjekmarkaj ka dalë me barelë nga spitali dhe është futur në ambulancë. Pranë tij shihet edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës te "Pallati me Shigjeta" pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji.
Ai foli pak më herët për mediat nga spitali dhe tregoi se policët e shtynë dhe e shikonin me përbuzje. Ai theksoi se policia i ushtroi presion në gjoks dhe mbeti pa frymë.