Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropian për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze.
“FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Fillip Axhiq, në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi, më 11 maj.
Që nga shkurti i këtij viti, kanë vazhduar negociatat që FRONTEX-i të zgjerojë juridiksionin e tij në kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Sipas marrëveshjes së mëparshme, të vitit 2020, FRONTEX ka ndihmuar Malin e Zi në kontrollin e kufijve që ka me anëtarët e Bashkimit Evropian, Kroacinë dhe Italinë, veçanërisht në situatat e rritjes së fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe zonat e konflikteve.
Sipas ministrit Axhiq, ekipet e FRONTEX-it do të përfshijnë ekspertë të cilët janë të trajnuar për të zbuluar të gjitha veprimet e paligjshme të mundshme, në pikat kufitare.
“ Kjo do ta ngritë edhe policinë tonë kufitare në një nivel shumë më të lartë, sepse do të punojë me profesionistë nga ajo fushë”, tha ministri Axhiq.
Në përgjithësi, FRONTEX-i siguron pjesë të kufijve ndërmjet vendeve kandidate dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Deri më tani kjo agjenci siguronte vetëm kufirin malazez me Kroacinë.
Ministri pa portofol i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit, Zoran Milaniq e ka vlerësuar si sukses të madh praninë e FRONTEX-it në të gjithë kufirin e Malit të Zi.
“Është gjë e madhe që FRONTEX ka pranuar të sigurojë të gjithë kufirin, veçanërisht kufirin me Shqipërinë, i cili është më poroz edhe ndaj shteteve tjera të rajonit”, tha Milaniq.
Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2022, në Mal të Zi është evidentuar një fluks prej më shumë se 8.500 migrantësh, që është 150 për qind më shumë se në vitin paraprak.
Ndihma e FRONTEX-it në menaxhimin e kufirit të Malit të Zi nënkupton zbatimin e operacioneve të përbashkëta dhe mbi të gjitha synon zgjidhjen e problemit të migracionit të paligjshëm, reagimin ndaj ndryshimeve në flukset e migrantëve dhe ndaj krimit ndërkufitar.
Sipas marrëveshjes, oficerët e FRONTEX-it gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Malit të Zi, në lidhje me të gjitha veprimet që ata kryejnë gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.
Gjithashtu, kur bëhet fjalë për privilegjet, parashikohet që të gjitha objektet e FRONTEX-it të përjashtohen nga kontrollet, pasuria e tyre është e paprekshme, përjashtohen nga detyrimet doganore, taksat, si dhe kufizimet në import dhe eksport të artikujve të destinuar për përdorim zyrtar.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Maj14:30
"Vendoret", po pas hekurave? Shullazi kërkon të votojë! 2096 të burgosurve u është hequr me ligj e drejta për të zgjedhur
2096 të burgosur janë përjashtuar nga e drejta për të votuar pasi përfshihen në kategorinë e ndalimeve të l...
POLITIKE
11 Maj12:41
VIDEO-TAKIMI me Ballën, Basha: Montazhe që i fryjnë përçarjes së demokratëve, shpërblim për Ramën
TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar të ketë zhvilluar takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë S...
POLITIKE
11 Maj11:33
Pak ditë para '14 Majit'/ Celibashi u dërgon LETËR Rrumbullakut, Dumanit dhe Çelës: Parandaloni krimet zgjedhore
TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ...
POLITIKE
10 Maj21:48
Celibashi urdhër policisë: Të hiqen disa postera dhe të mbyllet një zyrë zgjedhore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për mbylljen e ...
POLITIKE
10 Maj20:50
PAMJET- Publikohet VIDEO e takimit të fshehtë Basha-Balla
Në "Çim Peka Live", në Syri Tv, u publikua video ekskluzive e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ball&...
POLITIKE
10 Maj20:15
Luiz Ejlli pjesë e fushatës së PS-së në Shkodër, foto nga takimi me Benet Becin
Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka qënë sot në një takim me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, Ben...
k.m.
POLITIKE
10 Maj16:50
‘Fabrika e asfaltit elektoral’, PD çon sërish në SPAK Erion Veliajn
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj, në lidhje me fabrikën e asfaltit elektoral në Krrabë, e cil...
Enton Abilekaj
POLITIKE
10 Maj16:08
Një votë dhe pak shpresë për të shpëtuar Tiranën
Një makineri e kushtueshme, që punon enkas për Erjon Veliajn, kontraston me të gjithë fushatën. Edhe në ditët e fundit...
POLITIKE
10 Maj12:00
MERRNI MASA&/ 4 ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim: Ka raportime për blerje votash
TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me rastet e shitblerjes së votës të raportuara së fundmi. E pyetur ng...