Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist.
“Kjo më kujton taktikat e vjetra komuniste në Shqipëri, kur në mënyrë të paarsyeshme shënjestrohej ‘viktima’ dhe nxitej histeria për ta dehumanizuar, ndërkohë që shënjestra mbahej e izoluar në burg, pa akuza”, shkroi Veliaj, duke i kërkuar Durbin që të bëhej “një flamurtar” i përballjes së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Letra për senatorin amerikan është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.
Dokumentet e publikuara pranë njësisë së regjistrimit FARA nga zyra e avokatisë së kontraktuar nga Veliaj, Kasowitz LLP, prezantojnë pretendime të hiperbolizuara për një persekutim të tij nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që shoqërohen nga artikuj në favor të Veliajt, të publikuara nga mediat në Shqipëri.
Dokumentet u mëshojnë gjithashtu pretendimeve të padokumentuara se Veliaj po hetohet nga një prokuror në konflikt interesi apo që përdor ofendime ndaj tij në sallën e gjyqit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua në shkurt të vitit të shkuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bashkë me Veliajn akuzohet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.
Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të kontraktuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij.
Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar së fundmi në FARA aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt – i cili përbëhet kryesisht nga letra dhe mesazhe drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare.
Përmes kompanisë së lobimit, Veliaj u kërkon atyre që të jenë “zëri i tij” si dhe të kontaktojnë qeveritë e tyre, Parlamentet, Komisionin Europian si dhe organizatat e të drejtave të njeriut për të ushtruar presion publik për lirimin e tij.
Sipas dokumenteve të depozituara, Kasowitz Benson Torres është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 emaile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit. Gjithashtu, deklarohet të jenë bërë 11 telefonata si dhe të jenë organizuar pesë takime.
Letrat dhe mesazhet përmbajnë thuajse të njëjtat ankesa, përfshirë edhe një mori pretendimesh të padokumentuara kundër prokurorit të çështjes, Ols Dado. Për shembull, në emailet dërguar senatorëve dhe kongresmenëve, Dado paraqitet si “anëtar aktiv i partisë autoritare në opozitë, Partia Demokratike”.
Po ashtu, Veliaj ngre vazhdimisht pretendime se Dado është në konflikt interesi dhe paraqitet si ndërtues, të cilit bashkia i ka refuzuar pjesërisht kërkesën për ndryshimin e një lejeje ndërtimi. Në materiale nuk jepet asnjë provë për akuzat, ato thjesht listohen në letrat që u janë dërguar përfaqësuesve në SHBA.
Ndër të tjera, në dosje përfshihen edhe riprodhime të shkrimeve në media shqiptare, ku prokurorët e SPAK akuzohen për “linçim” dhe u atribuohen pa prova fjalë fyese ndaj Veliajt, të supozuara të thëna në sallën e gjyqit.
Pjesë e dosjes së lobimit është edhe raporti i firmave Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya i datës 24 qershor 2025, që e paraqet paraburgimin e Veliajt si “të padrejtë” dhe si problem që duhet të shqetësojë partnerët perëndimorë. Masa e arrestit ndaj Veliajt është vlerësuar e drejtë në të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.
Fushata ndërkombëtare e PR-it të ndërmarrë nga Veliaj, përveç çfarë është deklaruar në FARA, përfshin edhe një seri artikujsh në mbrojtje të tij, të publikuar në media periferike ndërkombëtare dhe të ripublikuara masivisht nga mediat në Shqipëri.
Vetëm në dhjetor, menjëherë para fillimit të shqyrtimit të kërkesës paraprake për gjykimin e dosjes së tij, u publikuan të paktën tre artikuj, në të cilët ngrihej shqetësimi për një proces të padrejtë ligjor ndaj kryebashkiakut. Artikujt u përkthyen dhe ripublikuan masivisht në shqip.
Një prej artikujve u publikua nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia – e cila raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale. Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet, për të cilin përdorej një foto stoku e përdorur edhe për një mori profilesh të ngjashme.
Më 4 dhjetor 2025, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter” botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliajn dhe vinte në dyshim procesin ndaj tij. Shkrimi u publikua pa autor dhe media në fjalë i tha BIRN se i referohej raportit të zyrave të avokatisë.
Ndërkohë, në 11 dhjetor, Neil Watson, i cili nënshkruan si gazetar britanik dhe që njihet kryesisht për shkrimet dhe qëndrimet në mbështetje të presidentit autoritar të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi i shqetësuar se procesi ndaj Veliajt cënonte rrugën e Shqipërisë drejt BE.
Watson figuron vazhdimisht në median shtetërore në Azerbajxhan dhe në shkurt 2024, agjencia shtetërore e lajmeve publikoi urimin që ai i dërgonte Aliyevit, pasi ky fitoi zgjedhjet me 92 për qind të votave me nënshkrimin: “I juaji besnikërisht”./BIRN
Debati mbi paprekshmërinë e Kryeministrit përballë drejtësisë së re mori një përgjigje juridike nga ish-prokurori E...
Kryedemokrati, Sali Berisha ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me përmbytjet masive të regjistruara në qyt...
Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen e lartë nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan. ...
Nga takimi me qytetarët e Lezhës, kreu i PD iu rikthye sërish përmbytjeve, ku tha se qeveria duhet të kishte shpallur gjendjen e jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh Edi Ramës. Berisha i tha se nëse bllokon drejtësin&eum...
Kreu i PD, Sali Berisha, nga qyteti i Lezhës, në një takim me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PD, ka përmendur një ng...
Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Lezhë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh para demokratëve se, beteja...
Nga Lezha, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tha mbështetësve të opozitës atje se përballja e demokratëve nuk ka qe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, që përkon dhe me 35 ...
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar lidhur me zvarritjen që Kuvendi po i bën kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të mand...