Era e asfaltit të saposhtruar është mirëseardhja e parë në qytetin e vogël të Burrelit, ndërsa asgjë tjetër në qytet nuk të kujton se gjendesh në fushatë elektorale për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë. Në garë janë Agron Malaj, një ish-ushtarak dhe kryebashkiaku aktual i Partisë Socialiste dhe farmacisti i qytetit, Skënder Gjuci, që garon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Mbrëmjen e 1 majit, Gjuci u kthye nga takimet në fshatrat përreth që përfshihen në administrimin e bashkisë Mat dhe na pret në zyrën e tij elektorale, një hapësirë e ngushtë brenda një bar-kafeje që pronari ia ka ofruar në përdorim për 1 muaj.
“Garë e pabarabartë duke nisur që nga mundësitë financiare për fushatë,”- ankohet ai duke na treguar zyrën.
Gjuci pretendon se megjithëse fushata është në dukje e qetë, ka një “presion shtetëror” që ndihet kudo.
“Me ndihmën ekonomike, me kontrollin ndaj bizneseve, përdorimin e aseteve publike për fushatë, me administratën qendrore dhe lokale të angazhuar në terren,” radhit ai, duke shtuar se “ne nuk na vijnë as njerëzit në takime nga frika”.
Në sheshin e shtruar me pllaka të reja para bashkisë së Matit, qytetarët nuk kanë dëshirë të identifikohen me emër, por rrugët e saposhtruara duket se kanë ndikuar jo pak në qëndrimet e tyre për fushatën elektorale.
“Ç’më duhet mua politika, ne na duhen rrugët dhe lagjia ime po bëhet për herë të parë me rrugë të shtruar,’ tha një banor i Lagjes së Re, në periferi të qytetit.
Kryebashkiaku Malaj, i shoqëruar me zv/kryeministren Belinda Balluku e kishte vizituar disa ditë më parë këtë lagje, ndërsa mjetet e rënda vijonin punën për shtrimin e saj. Në faqen e Malajt në Facebook vetëm gjatë këtij muaji gjen fotot e investimeve të reja të përfunduara ose në proces për rrugë fshatrash, sheshe apo kanale vaditëse.
Rivali i tij, Gjuci pretendon se asfaltimi i disa rrugëve është bërë me ‘tendera të paligjshëm’ të hapur në kohën e fushatës dhe i gjithë aksioni i rrugëve të reja është po ashtu një përdorim i hapur i investimeve publike për të ndikuar në votën e qytetarëve.
Por Malaj thotë se këto investime nuk kanë lidhje me fushatën, por janë punë në vazhdim.
“Ne ecim me bazë buxheti, jo me bazë fushate,”- tha ai, duke shtuar se të gjithë tenderat janë bërë brenda afateve ligjore. Malaj na priti në zyrën e tij në bashki, ku binte në sy një portret mozaik i Ahmet Zogut me origjinë nga Mati, statuja në shesh e të cilit i bën hije qytetit të varfër e të braktisur nga të rinjtë.
Kandidati socialist, i cili la karrierën ushtarake në Tiranë për t’iu futur politikës në zgjedhjet pa kundërshtarë të vitit 2019, pranon se varfëria është plaga më e madhe, por ai shpreson se do të gjejë zgjidhje afatagjata për zhvillimin e zonës.
“Kemi 1800 familje me ndihmë ekonomike, por unë po bëj çmos që të ofroj alternativa punësimi që të ulim në maksimum këtë numër,” thotë Malaj, duke treguar për tentativat që po bën për të sjellë 2 biznese fason në qytet, pas hapjes së një rrobaqepësie pak kohë më parë.
Ai mohon që të ketë përdorur administratën për fushatë apo të ketë përdorur forma presioni për të kërkuar votën.
“Njerëzit shohin si ka qenë, kur punonjësit e bashkisë rrinin në klub duke pirë raki ose jetonin në Greqi e merrnin rrogën këtu, e si është tani,” tha ai, duke krahasuar drejtimin e tij të bashkisë me paraardhësin demokrat.
Malaj mburret me krijimin e një ndërmarrjeje shërbimesh, e cila, sipas tij kryen punë të ndryshme infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve dhe thotë se dëshiron ta votojnë ‘për modelin e tij të punës”.
“Kemi blerë bazë materiale dhe punonjësit tanë janë në shërbim të qytetarëve, për shembull, për rregullimin e lulishteve brenda pallateve apo punë të tjera,” tha ai.
Mati konsiderohet tradicionalisht si zonë e djathtë, por fitorja e PS-së në vitin 2011 dhe në zgjedhjet e mëvona sugjerojnë se demokratët nuk e kanë të garantuar fitoren. Numri i votuesve në zonë ka rënë, si pasojë e dukshme e emigrimit, ndërsa numri i votuesve që mbështesin Partinë Socialiste duket se është më stabël.
Kandidati i koalicionit opozitar thotë se varfëria është problemi kryesor i zonës, ndërsa kritikon kryebashkiakun Malaj se “sillet si bajraktar”. Për të provuar deklaratën e tij, Gjuci tregon listën e borxheve që qytetarët kanë në farmacinë që ai ka në pronësi. Në mbështetje të fushatës së Gjucit mëngjesin e 2 Majit u shfaq kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili garon me listë të veten këshilltarësh për këshillin bashkiak. Bashkë me simpatizantët e tij, Gjuci i priti politikanët nga Tirana në dy takime të ndara dhe dëgjoi premtimet entuziaste të tyre për fitore të opozitës në Mat./BIRN
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Maj14:53
‘Makineri’ shtetërore dhe punësime elektorale në garën për bashkinë e Dibrës
Mëngjesi i 1 Majit e mbushi bulevardin “Elez Isufi” të Peshkopisë në verilindje të Shqipërisë me makina Retro, ...
POLITIKE
4 Maj14:40
14 maji / Nga Durrësi, Kamza, Vau i Dejës tek Shkodra e Elbasani, ISP tregon zonat me risk të lartë tensioni
Insituti i Studimeve Politike ka publikuar hartën e riskut elektoral për zgjedhjet e 2023-it si pjesë e një tradite që ky insitut e k...
POLITIKE
4 Maj13:26
Celibashi: Votimi elektronik garanton 100% fshehtësinë e votës/ Rezultati për 30 minuta
Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një dalje p...
POLITIKE
4 Maj13:18
HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)
TIRANË- Sot është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit. Votimi dhe n...
POLITIKE
4 Maj13:17
Bosët e ‘djegësave’ të lidhur me Ndragheta-n? Publikohet dosja e Prokurorisë së Tiranës (DOKUMENTET)
TIRANË- SYRI TV ka siguruar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkon informacione nga Prokuroria e Romës ...
POLITIKE
4 Maj13:16
Veliaj: Edhe Enver Hoxha nuk ishte ‘non grata’ nga SHBA!
Në vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në Tiranë kishte një legatë të Shteteve të B...
POLITIKE
3 Maj16:45
"Iu dhamë kohë"/ KQZ urdhëron heqjen e posterave të partive politike që s'përmbajnë këtë shënim, afati deri të premten në mesnatë
KQZ ka urdhëruar sot heqjen e posterave pa shënimin politikë në të gjithë vendin pasi nuk kanë plotësuar kërkesat...
POLITIKE
3 Maj15:45
Rënia drastike e euros/ Humbjet e biznesit prodhues në Shqipëri 45 mln euro deri tani. Takim me ministren: Presim masa!
Përfaqësues të bizneseve eksportuese dhe prodhuese zhvilluan sot takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ef...
POLITIKE
3 Maj10:55
E zhduku nga posterat, Rama sulmon Veliajn: Do i bëja gjërat më mirë se ai
TIRANE- Pasi e zhduku nga posterat e fushatës, kryeministri Edi Rama u përplas disa herë publikisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Vel...
POLITIKE
3 Maj09:58
Fushata/ Rama i sigurtë për '14 Majin': Betejën e kemi pa kundërshtarë, shumë pak bashki i kemi me diskutim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët. I ftuar sot n&...