Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Nga Jorida Tabaku
Dje Shqipëria u derdh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dëshmuar se legjitimiteti moral i kësaj shumice dhe arroganca e kësaj qeverie kanë hyrë në fazën e fundit të tyre.
Një komb i tërë zbriti në shesh për t’i treguar pushtetit se sistemi i ngritur gjatë viteve të qeverisjes socialiste, me ligje të porositura, me kapjen e shtetit dhe me privilegje për një pakicë, ka prodhuar një Shqipëri më të varfër dhe një demokraci më të dobët. Një sistem ku interesat e pak njerëzve janë vendosur mbi interesat e shumicës.
Mbrëmja e djeshme ishte dëshmia më e qartë e asaj që mund të prodhojë liria. Një Shqipëri europiane nuk ndërtohet vetëm me dokumente dhe negociata, por me qytetarë të lirë që ngrihen për të mbrojtur vendin e tyre. Në shesh ishin shqiptarë të çdo bindjeje, krahine, profesioni e moshe, të bashkuar nën flamurin kuqezi dhe rreth një kërkese të vetme: largimin e një sistemi që ka humbur lidhjen me qytetarët dhe zhbërjen e ligjeve që e kanë ushqyer atë.
Folën ata që punojnë dhe nuk ecin dot përpara. Folën të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu dhe jo të largohen. Folën pensionistët që kanë punuar një jetë të tërë dhe sot numërojnë lekët. Foli shtresa e mesme që paguan gjithnjë e më shumë taksa, ndërsa privilegjet shpërndahen gjithnjë e më pak.
Dje në shesh nuk ishte një parti. Dje në shesh ishte Shqipëria! Shqipëria që është lodhur nga korrupsioni. Shqipëria që është lodhur nga arroganca. Shqipëria që është lodhur nga një sistem ku ligjet shkruhen për pakicën dhe faturën e paguan shumica.
Por sapo dita e re nisi, mekanizmi i vjetër i pushtetit u vu sërish në lëvizje. Tabelat dixhitale të fletërrufeve dacibao filluan të ekspozojnë emra, biografi dhe histori personale të protestuesve. Rojtarët dhe nëpunësit e Pallatit të Ëndrrave u përpoqën të diskreditojnë qytetarët që kishin mbushur sheshin, sikur një qeveri e zhytur në korrupsion të kishte autoritetin moral për të gjykuar të tjerët.
E njëjta shumicë që shpenzoi fonde publike për të manipuluar perceptimin dhe për të ndërtuar makinerinë e saj propagandistike, sot përpiqet të shesë si legjitimitet atë që në fakt e ka humbur prej kohësh: besimin e qytetarëve. E njëjta që sot po hetohet nga SPAK për 50% të PPP-ve si të korruptuara.
Shqiptarët treguan dje se dinjiteti i tyre nuk blihet dhe nuk frikësohet. Se forca e qytetarëve të bashkuar është më e madhe se çdo aparat propagande, më e madhe se çdo teknikë e vjetruar e frikësimit dhe më e madhe se çdo përpjekje për të ndalur ndryshimin.
Dhe ndërsa qytetarët protestonin, qeveria vazhdonte të qeveriste për të njëjtët përfitues. Në heshtje, ajo depoziton për konsultim publik një projektligj që fal detyrime fiskale për investitorët strategjikë, të njëjtët që prej vitesh kanë përfituar privilegje.
Pasi kanë helmuar ekonominë me paratë e korrupsionit dhe krimit. Pasi kanë rënduar familjet shqiptare me taksa e kosto jetese. Pasi kanë shtyrë qindra mijëra të rinj drejt emigrimit. Sot kërkojnë t’u japin privilegje të reja po të njëjtëve njerëz që kanë përfituar gjithçka nga ky sistem.
Prandaj dje në shesh ishte Shqipëria e harruar. Shqipëria që punon, paguan taksa dhe nuk kërkon privilegje. Shqipëria që është lënë pas dore nga një qeveri që kujdeset vetëm për klientët e saj.
Kjo është një betejë mes shumicës së shqiptarëve që punojnë ndershmërisht dhe një pakice që pasurohet nga pushteti.
Mes Shqipërisë së zakonshme dhe Shqipërisë së privilegjuar.
Mes të ardhmes dhe një sistemi që ka mbaruar.
Dhe ajo Shqipëri dje i dha kryeministrit një mesazh të qartë:
Loja ka mbaruar.
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
Pavarësisht se qindra mijëra qytetarë rrethuan mbrëmë Kryeministrinë dhe kërkuan largimin e tij, kryeministri Edi Rama vazhdo...
Agim shprese! Kështu mund të quhet mëngjesi i ditës së sotme, ku pas protestës historike të ditës së djeshme, prote...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një videoje dhe një postimi në rrjetet sociale, duke sjellë në ...
Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus kanë q...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në një intervistë në News24...
TIRANË- Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave ka mbaruar. Bëhet me...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje të zgjeruar të Grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. ...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...