Aksion antikanabis/ Policia ‘zbarkon’ në Krujë, në ‘sitë’ Nikla, Thumana dhe disa zona të tjera
Që në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektiv&eum...
Që në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektiv&eum...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga T...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alter...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. Më parë për këtë çështje SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata. Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkoi SPAK të vijojë hetimet për Irena Gjokën dhe i caktoi 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve.
Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se ky është një vendim dhe një hap shumë i rëndësishëm, i cili sipas tij vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Gjokutaj tha se GJKKO, ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet elementare, ndërsa theksoi se janë mbi 20 kërkesa që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor.
Deklarata e plotë:
Në lidhje me kërkesën për pushim të SPAK-ut për gjyqtaren Irena Gjoka, në mënyrë të përmbledhur, gjykata ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet më elementare. Janë mbi 20 kërkesa, detyra që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor. Dhe janë veprime, veprime thelbësisht të domosdoshme, që duke nisur që nuk kanë pyetur kallëzuesit, nuk kanë pyetur Irena Gjokën sipas ligjit sepse ajo ka firmosur dhe s’ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore.
Dhe pastaj, detyrat e gjykatës shtrihen në drejtim të organeve të qeverisjes së gjyqësorit, KLGJ-së, ILD-së, që të merren të gjithë këto korrespondenca deri në të dhëna në lidhje me pikat kufitare. Pra, në një interpretim të zgjeruar dhe është një vendim, unë e quaj një vendim serioz, sepse vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Atë të vërtetë të cilën SPAK-u, me një të rënë të lapsit, u mundua që ta fshehë.
Ky është një vendim i cili është një hap shumë i rëndësishëm në lidhje me kallëzimin tonë dhe as më shumë dhe as më pak, gjykata kërkon që kallëzimit tonë t’i jepet përgjigje dhe jo të mbyllet, që e pushoj unë çështjen sepse ashtu mendoj unë.
Nuk është çështje bindjeje personale, këtu është çështje provash, ka një objekt të caktuar kallëzimi dhe gjykata e rivendosi në shina këtë proces duke detyruar SPAK-un që të kryejë këto veprime të domosdoshme pa të cilat ai nuk mund të konkludojë drejt në lidhje me përgjegjësinë e gjyqtares Irena Gjoka.
Prokuroria nuk mori pjesë në asnjë seancë, por Prokuroria u mjaftua me kërkesën me shkrim që kishte depozituar për pushimin e procedimit penal. Sa për dijeninë tuaj, Prokuroria e ka filluar si procedim pa emër personi të regjistruar dhe në fund e pushon mbi bazën e dispozitës që pushohet për të pandehurit.
Pa e marrë të pandehur, e kuptoni se çfarë ngërçi procedural është kjo? Po megjithatë, unë mendoj që vendimi i Gjykatës i jep një përgjigje ligjore, e cila zbulon shumë anë të kësaj çështjeje, por në fund të fundit, ajo që është kryesorja, e vë SPAK-un para përgjegjësisë që ta hetojë këtë çështje e cila është një nga çështjet më të rëndësishme sa i përket jo vetëm hetimit, por edhe integritetit të GJKKO-së edhe mënyrës se si gjykohet dhe hetohet në raste të tilla.
Shiko, SPAK ka kryer vetëm pyetjen e Irena Gjokës edhe atë nuk e ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore. Janë, mbi 20 detyra, sepse e dha në mënyrë të përmbledhur dhe nuk e disponojmë dot. Ne nuk e disponojmë vendimin, në një afat shumë të shkurtër na tha gjykata, do ta kemi vendimin të arsyetuar dhe atje do t’i kemi një për një detyrat që gjykata i ka vënë.
Por, një sasi e tillë detyrash është nga gjithë praktikat që kemi parë, t’i vësh mbi 20 a 30 detyra SPAK-ut për t’i kryer, nuk është e paprecedentë, që do të thotë që këto janë të domosdoshme për t’u kryer dhe dosja ka ardhur, me dy fletë.
Kjo është një mungesë profesionalizmi do ta quaja (në një rast tjetër) por në rastin konkret nuk flitet për mungesë profesionalizmi, është një llogore tjetër e gjyqësorit edhe e qeverisë së gjyqësorit, siç kanë vazhduar KLGJ-ja e ILD-ja që heshtin, edhe SPAK-u ndoqi të njëjtën rrugë që mori mbrojtjen e Irena Gjokës në KLGJ dhe e ktheu në vendim pushimi.
Gjyqtarja Gjoka u kallëzua nga Partia Demokratike me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë. Sipas SPAK, procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.
Partia Demokratike ka reaguar pas dy episodeve të raportuara si dhunë dhe kërcënim ndaj gazetarëve në Shkodër dhe Tiran&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për vjedhjet me tenderat. Gjatë fjalës së tij Beri...
Deputetët e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Ivi Kaso zhvilluan një takim me drejtorin rajonal për Europën të Institutit Komb&...
Jeta në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për banorët e saj, të cilët përba...
Duke folur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministri, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha akuzoi mediat e kapura nga pushte...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar edhe një herë arsyet pse opozita bashkoi votat me mazhorancën në seancën e fu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fortë politik para mbështetësve të opozitës në F...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka ngritur akuza të forta ndaj pro...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar ndaj akuzave dhe diskutimeve mbi regjistrimin e pronave në Bashkinë e Kolonjës. ...
Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, akuzohet se ka mashtruar dhe falsifikuar dokumentet në lidhje me pa...