Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë. Rama ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, të cilët janë njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve.
Ministri Gonxhja është shprehur se godina ka pasur probleme të rënda strukturore, pasi ishte ndërtim i viteve ‘70, por tashmë ajo po kthehet në një hapsirë të përshtatshme të ruajtjes së veprave dhe të dixhitalizimit. Gonxhja thotë se sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projekti është dhjetëfishuar, ndërsa shton se deri tani janë kryer 784 restaurime veprash.
“Jemi në faza të avancuara punimesh. Është kryer rreth 40% e punimeve, por është pjesa më komplekse që është kryer dhe pjesa që në preventiv ka zënë një vend më të vogël. Pjesa që vjen tani, montohet më shpejt dhe zë një vend më të madh në preventiv. Jemi në një moment të kënaqshëm të ecurisë së punimeve. Po punohet në të dyja objektet, në objektin e vjetër dhe objektin e ri. Kanë mbaruar gjithë përforcimet. Godina ka pasur probleme të rënda strukturore, ndërtim i viteve ‘70, por me të vërtetë ndërtuar shumë pa cilësi. Shumë punë për riforcimin.
Sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projekti është dhjetëfishuar me çfarë ka pasur mundësi të bënte Galeria e Arteve dikur. Sipërfaqja ekzopozuese mbi gati trefishuar. Sipërfaqja arkiva, konservim katër-pesëfishuar.” – shpjegoi Ministri Gonxhja, teksa theksoi ndër të tjera se po punohet me konservimin dhe restaurimin.
“Deri tani janë kryer 784 restaurime veprash. Paralel punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të jemi gati që dhe me grupin këshillimor që e diskutuam për muzeimin, linjën muzeale dhe për gjithë planin e menaxhimit të gjithë galerisë - tregoi ai.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama u interesua për detajet teknike të projektit, i cili parashikon një komunikim mes dy objekteve të vjetrit dhe të riut.
“Objekti i ri u shtua duke respektuar objektin e vjetër dhe duke mbajtur këtë galerinë e xhamit. Vizita fillon që nga objekti ekzistues dhe pastaj nëpërmjet urave kalojnë paralel sipas kateve drejt objektit tjetër, ku ka hapësira të tjera të shtuara. Dallohen disa tipologji ndërhyrjesh këtu, duke filluar që nga përforcimi dhe pastaj gjithë instalimet me radhë. Do rikthejmë skylight-et të cilat me kalimin e kohës kanë qenë të improvizuara dhe të mbyllura.”- shpjegoi përfaqësuesi i studios projektuese.
Gjatë inspektimit u tha gjithashtu se punimet në kantierin për Galerinë Kombëtare të Arteve, parashikohen të mbyllen në fund të këtij viti.
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë këtë të diel një takim me ...
rama, bin zyaed TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve t&eum...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin me shqiptarët në Parma se një tjetër zhvilli...
sali berisha PARMA- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Italisë në Parma. Berisha foli p...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me emigrantë shqiptarë në...
rama, mcgonigal SHBA- Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross ka folur përmes një postimi në rrjetet sociale për lidhjen e krye...
FIER- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet për ...
SHBA- Media amerikane Boston Herald i ka kushtuar një artikull ardhjes së Chris LaCivita në Shqipëri. Në artikullin e shkru...
ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbaj ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. Me anë të...
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka zbardhur punët dhe pagesat që Delina F...