Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi është shpallur ditën e sotme "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Grubi dhe gjyqtari Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion ndërsa mësohet se kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.
Ndërkohë edhe Mijalkovi rezulton të jetë në listën e zezë të SHBA-së që nga viti 2022. Mijalkovi u dënua në korrik të vitit 2022 me tri vjet burg në rastin e njohur si “Perandoria”, për akuzat për bashkim kriminal, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë, apo pastrim të parave, përkatësisht të mbi 8 milionë eurove, përmes kompanive “offshore” (kompani jashtë vendit).
Përveç në rastin “Perandoria”, ai u dënua edhe për më shumë vepra tjera të rënda penale. Gjykata Penale e Shkupit më 26 shkurt 2021 e dënoi me 12 vjet burgim për veprën penale “bashkim kriminal”, “përgjime të paligjshme” dhe “shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Ai u dënua me tri vjet burg për përvetësim të paligjshëm të parcelave në malin turistik “Vodno” në Shkup, ndërsa më 8 mars 2019 me dy vjet për keqpërdorime zgjedhore.
Por, disa vendime të shkallës së parë janë anuluar nga Gjykata e Apelit dhe janë kthyer në rigjykim, ndërsa për dy vepra tjera ai mund të lirohet nga vuajtja e dënimit për shkak të mundësisë së vjetërsimit të lëndëve. Rasti i Sasho Mijallkovit ka bërë që gjyqësori në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi të jetë në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov u largua nga burgu i Strugës në maji të këtij viti ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”. Ai u lirua nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025.
Mijalkov e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendonte fillimisht kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, prej 30 milionë eurosh. Më vonë, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në dyfishin e kësaj shume. Ai akuzohej për veprat e bashkimit kriminal dhe marrjes dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë.
Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes së dënimit ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër. Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Veliaj është n...
Grubi MAQEDONI E VERIUT- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shtet...
Grubi MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi është shpallur ditën e sotme "non grata" nga ...
Grubi MAQEDONI E VERIUT- Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar për herë të parë pas njo...
Grubi MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqipta...
Takimi SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion ...
KOSOVË- Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes P...
TIRANË- Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se njeh politikën nga brenda pasi vje...
MAQEDONIA E VERIOUT- Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të...
Grubi MAQEDONI E VERIUT- Departamenti Amerikan i Shtetit futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë s...