Aksidenti tragjik në Zvërnec/ Pamje nga vendngjarja ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqë...
Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen &...
50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë që t’i bashkohen dhe të mbështesin fuqimisht revoltën qytetare që ka përfshirë bulevardin e Tiranës prej javësh.
Përmes një deklarate, lideri i opozitës e ka cilësuar qëndresën e qytetarëve dhe të rinjve si një “heroizëm epik”, i cili po vazhdon pavarësisht asaj që ai e quajti terror qeveritar të Edi Ramës dhe strukturave të tij ndaj pjesëmarrësve dhe organizatorëve.
Berisha theksoi se kjo lëvizje paqësore ka arritur të sigurojë tashmë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe përbën një moment historik për vendin, duke e krahasuar me lëvizjet e para tre dekadave.
"Gjatë kësaj jave vazhdoi me heroizëm epik protesta rinore qytetare në bulevardin e Tiranës, pavarësisht nga terrori qeveritar i Edi Ramës dhe falangave të tij të krimit ndaj eksponentëve të kësaj proteste dhe pjesëmarrësve të saj.
Kryengritja paqësore e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë vazhdoi e pamposhtur duke siguruar mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Duke shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë lëvizje, për këtë protestë të paprecedent që nga vitet ’90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarë, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj.
Së fundi, Edi Ramës, narkodiktatorit të Tiranës po i del boja në të katër anët e botës.
E vërteta është se mediat, prej shumë e shumë kohësh, dhe në veçanti këto muajt e fundit, kanë portretizuar Edi Ramën ashtu siç është, një narkodiktator, një njeri që nuk njeh ligje as Kushtetutë, një avokat të tmerrshëm të korrupsionit të tij dhe ministrave të tij.
Organizata të mëdha politike ndërkombëtare e kanë demaskuar atë. Por një raport tjetër që vjen Komisioni Evropian për shtetin ligjor, mediat e lira, drejtësinë, damkos Edi Ramën dhe regjimin e tij në mënyrën më të fuqishme.
Mbrojtjen që ai i bëri korrupsionit të Lubi Ballukut me emër, sulmet e paprincipta ndaj organeve të drejtësisë nga Edi Rama, korrupsionin e shfrenuar të policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera.
Lubi Balluku është bërë tashmë çështje jo vetëm e shqiptarëve, por çështje e BE. Qëndrimi i tij ndaj medieve damkoset.
Natyrisht të gjitha këto janë dëshmi e plagosjes përfundimtare të Edi Ramës dhe regjimit të tij.”, u shpreh Berisha.
Muharrem Kurti: Përshëndetje Doktor Berisha. U bënë disa ditë që ministria e Vuçiçit flet për spastrim etnik e dëbim të shqiptarëve dhe shteti shqiptar, e Rama nuk ka asnjë reagim. Pse Rama e ka mbyllur gojën për këtë rast?
Sali Berisha: Ju falenderoj për pyetjen. Deklaratat e ministres monstër të Beogradit, me të cilat ajo dëshmon se zgjidhja më e mirë e problemeve ndëretnike është spastrimi etnik dhe gjenocidi, kanë marrë ndëshkim ndërkombëtar.
Kanë reaguar fuqishëm Komisioni Europian në zëdhënësin e saj. Ka reaguar për hir të së vërtetës edhe komisionerja për zgjerimin, zonja Kos. Ka reaguar fuqishëm zëdhënësi i Foreign Office, Ministrisë së Jashtme Britanike.
Por kanë reaguar për hir të së vërtetës dhe dhjetëra, dhjetëra deputetë dhe personalitete në vetë Serbi. Republika e Kosovës e ka shpallur non-grata.
Edi Rama dhe zëdhënësit e tij të turpit në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur si fija e barit. Dhe jo vetëm heshtur, por Edi Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një skllav, një vasal i Vuçiçit.
Ta kuptojnë shqiptarët mirë se ç'janë këta, ç'përfaqësojnë, që nuk pranojnë dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Dhe tani kur ministrja e Aleksandër Vuçiçit deklaron se duhej spastruar etnikisht Kosova, Edi Rama e quajti një çyryke.
Ajo është një raciste e egër antishqiptare e cila në të gjitha ligjet e botës meriton dënimet më të rënda.
Por Rama është argat i Vuçiçit, armik i egër i shqiptarëve dhe çështjes së tyre.
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës p...
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. Përmes nj&eum...
Analisti Fatos Lubonja teksa ka marrë pjesë në protestën e 48 kundër qeverisë ka deklaruar se flamingot janë simbol i protest...
Komisioni Evropian ka publikuar këtë të premte (17 korrik 2026) raportin për Shqipërinë, duke vendosur në fokus disa nga prob...
Mbahet sot dita e 48-tëe protestës në Tiranë, ku një masë e madhe qytetarësh u mblodhën si çdo ditë në ...
Pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2026, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati...
Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës pu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për dekl...
Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se ve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, foli mbi forcimin dhe mbivlerësimin e...