Aksidenti tragjik në Zvërnec/ Pamje nga vendngjarja ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqë...
Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen &...
50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin...
Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës publike në vend. Kjo duke theksuar se masat parandaluese duhet të jenë më të fokusuara dhe më efektive. Në raportin e publikuar thuhet se disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe dogana. Kjo duke shtuar se integriteti i biznesit mbetet një fushë që kërkon vëmendje të veçantë.
Raporti thekson se rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilave u janë besuar përgjegjësi të rëndësishme publike.
Gjithashtu thuhet se transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. Kjo duke shktuar se ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta.
“Transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar. Megjithëse është miratuar dhe zbatuar një kuadër i strukturuar për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në disa sektorë me rrezik të lartë, nevojiten masa parandaluese më të targetuara. Disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe doganat. Integriteti i biznesit mbetet një fushë që kërkon vëmendje të veçantë.
Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilave u janë besuar përgjegjësi të rëndësishme publike, përfshirë procedurat e prokurimit publik në sektorët e digjitalizimit dhe infrastrukturës, si dhe në projektet që financohen nga Bashkimi Evropian. Transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. Ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta.
Strategjia e re Kundër Korrupsionit përqendrohet në sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut, veçanërisht infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë dhe prokurimin publik.
Zbatimi efektiv i saj, i orientuar drejt rezultateve, me mekanizma të fortë monitorimi dhe koordinim institucional, duhet të vazhdojë. Në prill 2025 u miratua metodologjia për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në sektorin publik, duke krijuar një kuadër të strukturuar për identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në institucionet publike.
Gjatë periudhës së raportimit, vlerësime të rrezikut janë kryer ose kanë nisur në disa sektorë me rrezik të lartë, përfshirë prokurimin publik, shëndetësinë dhe sektorin e pronës. Pas vlerësimit të kryer në sektorin e pronës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës miratoi Planin e Integritetit 2025–2027, i cili parashikon masa parandaluese të synuara”, thuhet në raport.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për dekl...
Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se ve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, foli mbi forcimin dhe mbivlerësimin e...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku q...
Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e i...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kritikave të opozitës, e cila e akuzoi për heshtje pas deklaratës skandaloze të ministre...
Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeminis...
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi në SYRI TV, foli mbi funksionimin e SPAK-ut, hetimet për afera...
Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në inagurimin e Qendrës së Monitorimit për projektin “Smart City” deklaroi se proj...