Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha tha se fondacioni “Fëmijët shqiptarë” nën drejtimin e Liri Berishë dhe të bordit, ka dhënë kontribut thelbësor në trajtimin shkencor të talasemisë, duke ngritur nga hiçi në Lushnje qendrën më moderne të vendit në trajtimin e talasemisë, për çka është nderuar me Qytetari Nderi nga bashkia socialiste e qytetit. Ai shtoi se fondacioni nga qeveria e para viteve 2013 nuk ka marrë asnjë qindarkë, kurse pas viteve 2013, janë bërë përpjekje të përsëritura të turpshme, sipas tij, nga autoritetet qeveritare për dëmtimin e veprimtarisë së tij.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” është themeluar në vitin 1996 nga një mik i madh dhe i vërtetë i Shqipërisë, Domenik Skalione, ish-president i parë i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Sipërmarrjes, që në vitin 2005 i besoi drejtimin e këtij fondacioni Liri Berishës, e cila pasi doli në pension, në vend të punës në një klinikë private, zgjodhi t’i përkushtohet pa asnjë lloj rroge apo shpërblimi ndihmës, kryesisht të fëmijëve shqiptarë, por edhe të moshuarve këtu. Njëlloj si ajo, bordi i fondacionit nga themelimi gjer sot ka funksionuar me përkushtim pa asnjë shpërbilm.
Nën drejtimin e saj dhe të bordit, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka dhënë kontribut thelbësor në trajtimin shkencor të talasemisë, duke ngritur nga hiçi në Lushnje qendrën më moderne të vendit në trajtimin e talasemisë, për çka është nderuar me Qytetari Nderi nga bashkia socialiste e qytetit. Fondacioni, me lidhjet e tij, ka arritur të dërgoj për operime të vështirë në spitalet më të mira me dhjetëra fëmijë si dhe ka ndihmuar qindra fëmijë në shtëpitë e fëmijëve, por edhe në kopshte, madje edhe të moshuar në azile.
Por pa dyshim, kontributin më të jashtëzakonshëm ky fondacion, kundër të cilit Rama ka ndërsyer larot dhe mjerot e tij në media, dhe mercenarët e tij në prokurorinë politike, e ka dhënë nga viti 2005 e këtej me kthesën rrënjësore që arriti të shënojë në qëndrimin në Shqipëri ndaj çrregullimit të autizmit dhe konkretisht në fushën e rritjes së ndjeshmërisë së shoqërisë ndaj autizmit dhe në diagnostikimin, trajtimin modern të fëmijëve autikë dhe studimet shkencore në këtë fushe. Ky fondacion, me mbështetjen e fondacionit ‘Autizem Speks’ pa asnjë ndihme nga shteti, ngriti në Tiranë Qendren Rajonale të Autizmit, qendër ekselence, e cila ka diagnostikuar dhe trajtuar me metodat me bashkëkohore mijëra fëmijë nga Shqipëria dhe qindra nga vendet përreth, dhe me një sukses mbi 85% (sukses konsiderohet kur këta fëmijë shkojnë në shkollë).
Qendra Rajonale e Autizmit e Tiranës ka ngritur qendrat pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, nga Gjirokastra në Kukës, por edhe në tre vendet përreth. Qendra ka specializuar qindra psikologë në këtë fushë, ka botuar shtatë libra kryesorë të fushës dhe prodhuar një seri me DVD, të cilat ndihmojnë jo vetëm specialistët, por dhe prindërit të ndihmojnë fëmijët e tyre me këtë çrregullim, që për fat të keq incidenca e të cilit po rritet shumë. Nga 1 në 170 persona që ishte 5-6 vjet më parë, sot në SHBA shkruhet se ky çrregullim prek 1 në 36 fëmijë. Theksoj dhe njëherë se fondacioni nga qeveria e para viteve 2013 nuk ka marrë asnjë qindarkë, kurse pas viteve 2013, janë bërë përpjekje të përsëritura të turpshme nga autoritetet qeveritare për dëmtimin e veprimtarisë së tij.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” nga ku ka folur p&...
Mark Speich TIRANA- Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje pr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka bërë një den...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama kalon shkollë më shkollë për të për...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama, sipas tij, i diskredituar në shkallë ekstreme nga...
TIRANA- Në Shqipëri Delegacioni i BE-së e konsideroi sot "një hap jo në drejtimin e duhur", vendimin e parlamentit i cili pengoi d&eu...