Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t'i realizojë
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.6 lekë. Euro do të blihet me 93...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës...
Dashi Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rrug...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 2025 është përshkruar si faza finale e kalbëzimit për qeverinë Rama, duke argumentuar se një hetim personal nga SPAK ndaj kryeministrit është tashmë i pashmangshëm.
Burimi u shpreh se kjo analizë vjen në kontrast të thellë me atë që cilësohet si një “vit fantastik” për Kosovën, e cila ka shënuar suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Në krahun tjetër, situata në Shqipëri paraqitet tërësisht ndryshe.
Viti aktual shihet si “stadi i fundit” i një procesi degradimi për mazhorancën aktuale, duke parashikuar se viti 2026 do të shënojë fundin e kësaj qeverisjeje dhe, bashkë me të, edhe fundin e një epoke të korrupsionit madhor shtetëror.
Në përfundim, Burimi i bëri thirrje SPAK të mos bëjë “llogaritje politike” mbi pasojat e një hetimi ndaj kryeministrit në detyrë, duke theksuar se detyra e institucionit është të ndjekë provat deri në fund, ndërsa fati politik i vendit mbetet në dorën e qytetarëve përmes votës.
Intervista në studio:
Burimi: Në aspektin pozitiv, unë do, për këtë vit do veçoja Kosovën. Kosova që e mbyll këtë vit në mënyrë fantastike sepse e mbyll këtë vit me një, me një mazhorancë stabël dhe e mbyll këtë vit Kosova të pajtuar me komponentët, aleatët strategjikë ndërkombëtarë, edhe me SHBA-të dhe me Evropën. SHBA-të që tashmë e kanë futur, kjo administratë Trump e ka futur Kosovën në dokumentin e tij themeltar të sigurisë. Pra, jemi gati në atë moment që Kosova është, mund të hyjë në NATO, që ishte e paimagjinueshme para disa kohësh, nëse kujtohet presioni i madh që bënte jo vetëm Evropa dhe SHBA-të e Biden-it mbi Kosovën, por edhe vetë vëllau, me thonjëza e them, vëllau shqiptar i Kosovës, Edi Rama. Pra, sa larg jemi kësaj, kush e mendonte këtë lloj skenari këtë fundviti për Kosovën? Ëhë.
Pra, një Albin Kurti dhe një Kosovë e mirëpritur nga SHBA-të dhe nga Bashkimi Europian që hoqi të gjithë masat e sigurisë. Plus që e filloi vitin Kosova me me heqjen e heqjen e vizave. Pra është një lirërim i madh për për shqiptarët, kjo që po ndodh në Kosovë. Shqipëria po ashtu, viti që po lëmë pas, qe viti i fazës së fundit e kalbëzimit të kësaj mazhorance dhe të qeverive të Edi Ramës.
Pra, është stadi i fundit dhe 2026-a është fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin, fundin e korrupsionit madhor, shtetëror, që mund të arrihet vetëm me fundin e qeverisjes së Edi Ramës. Dhe në këtë rrugë kemi hyrë, e shoh sot, e paimagjinueshme që SPAK-u me këtë mori, me këto mijëra faqe dokumenta, me gjithë këto prova që ky SPAK ka në dorën e tij, mos të editohet hetimi personal mbi kryeministrin. E shoh të pamundur, të pamundur.
Po shkohet drejt asaj.
Burimi: Po në qoftë se këta marrin urdhër nga jashtë që mos shkohet deri aty, por sot domethënë me ato, tashmë ky SPAK kishte boll element, po të marrim dy dosjet madhore para Veliajt dhe Ballukut, që qenë dosja e McGonigal-it që ka filluar që në 2021-shin dhe dosja e inceneratorëve. Tashmë në këto dy dosje ishte element të bollshëm, të mjaftueshëm që Edi Rama të thërritej nga SPAK-u. Plus, dy aleatët e tij më të ngushtë, pra Veliaj dhe Balluku, ëh, ky SPAK ka çfarë i duhet për t'i shkuar deri në fund situatës.
Shpresoj thjesht që SPAK mos të bëjë llogaritje politike që po u rrëzua kryeministri Edi Rama, ç'do të ndodhë pastaj me qeverisjen në Shqipërisë. Kjo nuk është punë e SPAK-ut. Këtë punë e kanë në dorë shqiptarët me votën e tyre. Po shpresoj që pikërisht që kjo mos të luajë, SPAK-u t'i shkojë deri në fund kësaj trajektoreje në të cilën ai ka hyrë.
Nga ana tjetër kryeministri Rama mbajti një fjalë që duket se i hodhi poshtë, ai mori pozicionin e tij, tha këto nuk janë prova, këto janë biseda, çfarë janë këto dosje me 16.000 faqe. Unë nuk e kam kuptuar akoma, tha ai, se çfarë ka bërë Veliaj. Domethënë Rama ishte ende në fillim të vitit me me leximin e dosjeve dhe nuk e kishte kuptuar dhe nuk pranon asgjë nga këto.
Çfarë qëndrimi është ky?
Burimi: Po po, është qëndrimi i një diktatori. Një diktatori që i supozon mjetet e drejtësisë të duhura kur këto mjete bien mbi kundërshtarët politikë, siç ishte rasti i zotit Berisha, dhe në konferencë shtypi dje Ramës ju kujtua fare mirë që kur qe fjala për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Në vigjilje të Vitit të Ri 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur viti...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theks...
Nga Artan Hoxha E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “Ilegalët”, që është xhiruar në qytetin e Vlorës?!...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se shumë shpejt do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani ka ...
Ndërkohë që diskursi zyrtar flet për sukses dhe rritje ekonomike, të dhënat nga sektorët kyç të prodhimit trego...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se interesi kombëtar...
Publicisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me një koment të shkurtër sarkastik në rrjetet sociale, duke ironizuar një deklaratë të...
Analisti Lutfi Dervishi e cilëson ngjarjen e skandalit të AKSHI-t si më të rëndën e vitit 2025, duke nënvizuar pasojat e th...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama nga konferenca e fundvitit me gazetarët. Ngjela tha se Rama do ta k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë duke thënë se ka vjedhur ...