Zjarri i djeg fermerit 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka postuar disa dokumente ku tregohet autorizimi i prokurorit Klodian Braho për përgjimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi.
Vezaj shprehet në shkrimin e tij të publikuar në rrjetet sociale se me autorizimin e këtij përgjimi është zhdukur barazia para ligjit. Ai shkruan se në rastin e një emergjence ligji e thotë qartë se leja për përgjim jepet nga prokurori, por brenda 15 ditësh duhet të kalojë në gjykatë për vlerësim. Ndërkohë në këtë rast nuk është vepruar kështu.
Më tej, gazetari ka ngritur pyetjen se përse nuk flitet për gënjeshtrën që kreu i SPAK, Altin Dumani i tha Gjykatës Kushtuese në shkresën që deklaronte se nuk ka asnjë përgjim. Vezaj thotë se këto përgjime në të ardhmen mund të përdoren edhe për shantazh nëse nuk asgjësohetn. Ndërkohë ai ngre edhe pyetjen se kush i kontrollon SPAK dhe kush gjykon se vendimet e tyre janë të drejta. Vezaj shton më tej se edhe këto prokurorë janë të gabueshëm dhe cënueshëm.
POSTIMI I PLOTË:
Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca imagjinare!
Filloi seriali i histerisë për të mbrojtur SPAK-un!! Mirë bëni se ja u do puna! Por a nuk ju bën përshtypje që SPAK-u dhe Gjykata Kushtetuese ishin palë në proces dhe hetimi në emër të dyshimit, mund të përdoret për shantazh? Apo ndoshta, në këtë rast, paska një emergjencë të veçantë, që vetëm ata e kuptojnë? Disa thonë: “Gjykata i kontrollon veprimet e ligjshmërisë së SPAK-ut!! Po cila gjykatë? Ata që SPAK-u i përgjon në emër të dyshimit, para se të japin një vendim? Pra, kush i kontrollon?? Ata që zbulojnë pasi kanë dhënë vendimin se kanë qenë në përgjim, survejim dhe vëzhgim për çdo takim që kanë bërë?
Ku mbeti barazia para ligjit? Je palë në proces, o njerëz! Je i pabarabartë para ligjit! A e kuptoni këtë apo jo? Po nëse një gjyqtar, apo Gent Ibrahimi, ndjek të gjitha shkallët e gjyqësorit për të kërkuar pavlefshmërinë e përgjimeve, dhe çështja përfundon në Gjykatën Kushtetuese, kush do ta shqyrtojë? Cilat gjyqtarë? Apo kemi ndonjë emergjencë tjetër dhe do të sjellim gjyqtarë me qira nga Apeli? Ose më mirë t’i kërkojmë Komisionit të Venecias ta gjykojë?
Apo edhe këtë duhet ta pranojmë me kokën ulur, sepse në emër të servilizmit gjithmonë ka të drejtë Dumani? Dhe tani vijmë tek pjesa më qesharake: Na thonë që “në emër të dyshimit” kanë të drejtë të përgjojnë kë të duan, edhe gjyqtarët e Kushtetuses! Po mirë, çfarë emergjence kishte këtu? Sepse ligji është i qartë: në raste emergjente, leja jepet nga prokurori, por brenda 15 ditësh duhet të kalojë në gjykatë për vlerësim. Pse nuk ndodhi kështu? Apo në këtë rast emergjenca zgjat pafundësisht dhe pa asnjë filtër?
Dhe tani vjen kulmi: Na thonë që publikimi i këtij skandali është i pavërtetë, sepse ligji e lejon! Po Dumani që gënjeu Gjykatën Kushtetuese me shkresë se nuk kishte hetim, për këtë pse nuk flisni? Apo këtë e fusim te “gabimet njerëzore” dhe e harrojmë? Kam qenë pro SPAK që në fillim, por jo për të parë si disa individë atje sillen si të paprekshëm dhe të pakontrollueshëm! Dhe këtu vjen pyetja e madhe: Kush i kontrollon këta? Kush garanton që veprimet e tyre janë të drejta? Apo janë bërë si orakujt e ligjit dhe nuk guxon askush t’i vërë në dyshim?
Dhe tani më tregoni, çfarë ndodh me këto hetime? Pse asgjë nuk çohet në gjykatë për pushim ose asgjësim të përgjimeve? Apo tani kemi një praktikë të re: “Hap hetimin, s’del gjë, mbaje aty për shantazh.” Dhe për ta mbyllur me “emergjencën” e fundit: Vetë drejtuesi i SPAK gënjeu Gjykatën Kushtetuese! Dhe justifikimi më i ri është: “Po pse duhet t’i kallëzojmë që po i hetojmë?” E kuptoj që disa duan ta mbajnë mirë me Dumanin dhe të tjerët atje, por jo deri në këtë pikë! Të gjithë i njohim prokurorët që janë aty. Dhe vërtet mendoni se janë të gjithë të pagabueshëm dhe të pacenueshëm? Jo, kurrë! Disa po, por jo të gjithë. Prandaj, mjaft me këtë servilizëm të neveritshëm!



sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar në takimin e sotëm në Kamëz se projekti "Shqip...
sali berisha KAMËZ- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha gjatë takimin me mësuesit në Kamëz, se projekti "Shqipëria Madhë...
TIRANË- Ka përfundon pas afro 6 orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pal...
marta kos TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë më 13 mars një vizitë...
erion veliaj DURRËS- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me propagandën e shpërndarë në rrjetet ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Pallati...
alqi bllako TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako është shtyr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Brigadave. Mbled...
Alqi Bllako TIRANË - Po zhvillohet këtë të premte seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist Alqi Bllako i cili akuzohet p&...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të premte se kryebashkiaku Veliaj realizo...