POLITIKE

“I kërkoj falje Ilir Metës”/ Kryemadhi: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 17:42
“I kërkoj falje Ilir Metës”/ Kryemadhi: Braçe

Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë për jetën e saj, kohën në politikë, familjen dhe tashmë kohën jashtë kostumit të politikës.

Ajo ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamtë në seancën e fundit të gjyqit të tyre.

“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që  e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh… Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje.

Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta.

Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty… Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha, ai është strateg i diplomacisë shqiptare”, tha ajo.

E pyetur se cili është politikani që vlerëson më shumë, ajo ka përmendur Erion Braçen.

“Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”, u shpreh Kryemadhi.

Një koment ka dhënë edhe për ‘kolegët’ me të cilët ndau rrugëtimin si opinioniste në Big Brother.

“Arbër Hajdari ka qenë një surprizë, sjellja e tij me mua ka qenë surprizë. I pata thënë Arbrit mendoje seriozisht politikë, por është skeptik dhe nuk ka faj”, tha ajo.

Për Ledion Liçon u shpreh: Ledioni për mua është energji pozitive, i jashtëzakonshëm. Ai nxjerr një energji jashtëzakonisht pozitive, ka një solaritet të jashtëzakonshëm. Arbri dhe Ledioni kanë qenë me efekt antidepresion me nivele më të larta në këtë Big Brother.

Por a ka Monika Kryemadhi nevojën për t’i kërkuar falje ndokujt?

“Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”, u shpreh ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë