Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANA- Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me atentatin me 4 viktima në Shkodër. Në deklaratën e PD-së thuhet se i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes Basha në këtë tragjedi të dyfishtë. Partia Demokratike shton se gjaku i katër të vrarëve në lagjen Dobraç duhet të rëndojë mbi shkaktarët e vërtetë, sipas tyre, mbi pushtetin e inkriminuar të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu PD shkruan se kjo parti qëndron fort pas propozimit për Komisionin Parlamentar të së Vërtetës. Sipas tyre, vetëm duke zbuluar dhe dënuar lidhjet qeveri-polici-drejtësi-krim rrethi i vdekjes dhe terrorit do të ndalet.
PD gjithashtu shkruan se të pafajshmit e Shkodrës, dhe viktima të tjera atentatesh në të gjithë vendin, duhen rehabilituar, më së pari duke zbuluar dhe dënuar fajtorët duke siguruar, sipas tyre se nuk ka amnisti për ata që kanë ua kanë shitur partnerëve në krim rendin dhe sigurinë publike, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.
Sipas PD-së, pa një qeveri teknike asnjanëse, kjo amnisi nuk do të ndalet sepse do të vazhdojë përdorimi i bandave në zgjedhje dhe më pas dëmshpërblimi i tyre me territore dhe liri lëvizje e veprimi.
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:
Masakra e Shkodrës, me tri viktima, është përmbyllur dje me vdekjen nga plagët e marra të Bashkim Bashës, bashkëshort i Fluturës që mbeti e vrarë më 30 tetor. Partia Demokratike i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Basha në këtë tragjedi të dyfishtë. Gjaku i katër të vrarëve në lagjen Dobraç duhet të rëndojë mbi shkaktarët e vërtetë, pushtetin e inkriminuar të Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga bashkëpunimi me bandat.
Terrori i 30 tetorit, kundër të cilit opozita dhe qytetarët e Shkodrës organizuan marshimin e protestës më 2 nëntor, i ka rrënjët pikërisht te leja që pushteti u jep bandave për të vepruar të lira, pasi narko-kriminelët e kanë ndihmuar të rrëmbejë zgjedhjet. Pas vjedhjes të zgjedhjeve bandat kërkojnë edhe sigurinë, jetën, qetësinë dhe rendin e Shkodrës dhe të Shqipërisë e qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike qëndron fort pas propozimit për Komisionin Parlamentar të së Vërtetës. Vetëm duke zbuluar dhe dënuar lidhjet qeveri-polici-drejtësi-krim rrethi i vdekjes dhe terrorit do të ndalet.
Të pafajshmit e Shkodrës, dhe viktima të tjera atentatesh në të gjithë vendin, duhen rehabilituar, më së pari duke zbuluar dhe dënuar fajtorët. Së dyti, duke siguruar se nuk ka amnisti për ata që kanë ua kanë shitur partnerëve në krim rendin dhe sigurinë publike, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Pa një qeveri teknike asnjanëse, kjo amnisi nuk do të ndalet sepse do të vazhdojë përdorimi i bandave në zgjedhje dhe më pas dëmshpërblimi i tyre me territore dhe liri lëvizje e veprimi. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.
DURRËS- Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje pagash pas miratimit të ...
Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve fol...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u s...
Takimi TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh...
Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&e...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar përmes një shkrese kryetares...
Ervin Salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji ka shkruar një letër nga qelia për të gjithë pensionis...
Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes s&...