POLITIKE

Ervin Salianji letër nga qelia 6 për pensionistët: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh!

n.f Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 12:38
Ervin Salianji letër nga qelia 6 për pensionistët: Bëje
Ervin Salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji ka shkruar një letër nga qelia për të gjithë pensionistët. Në letrën e tij Salianji shkruan se kryeministri Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisë, burgosjen e tij dhe nuk humbet asnjë rast për ta dëshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit. Ai thekson se sondazhet po nxjerrin të vërtetën e bilancit të qeverisë ndërsa shton se pakënaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve.

Salianji shkruan se pensionistët nuk janë më lodra në duart e Ramës dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perendimit politik e të rënies keq të lavdisë, po përdor burgosjen e tij si mburrje. Ai shtoi se Rama këtë bëri dhe të enjten. Sipas tij ata po prisnin në qeli para televizorit për të dëgjuar planin për shpërblimin e pensionistëve por prioritet i Ramës sipas Salianjit është dënimi i tij.

Ai thotë se pensionisët kanë punuar 40 vite dhe sot marrin një pension mesatar prej 160 euro, ndërsa në gjithë Ballkanin, këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj. Salianji shtoi se është e tepërt për pensionistët që në fund të ditës të dëgjojnë romuze nga Kryeministri, kur thotë ata janë bërë shumë e skema nuk i mban dot.

Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisjes së tij burgosjen time dhe nuk humbet asnjë rast për ta deshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit Teksa sondazhet po nxjerrin të verteten e bilancit të tij qeverisës, kur pakenaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve, kur pensionistët nuk janë mē lodra në duart e tij dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perendimit politik e të renies keq të lavdisë, po perdor burgosjen time si mburrje, si spaletë.

Këtë bëri dhe heren e fundit, të enjten, edhe pse çdokush e di se unë jam sot këtu prej një hakmarrje dhe perndjekje politike, për shkak se denoncova një trafikant nderkombëtar droge dhe nderpreva karrieren e vëllait të tij, që qëlloi të ishte jo më pak se Ministër i Brendshëm i narkoshtetit të vetëm në Europë, me Kryeministër Edi Ramën.

Këtu në qelitë e Fierit, kemi të drejtën të informohemi përmes televizionit. Dhe po prisnim kush qenka plani për shperblimin e pensionistëve. Shpresë e kotë. Prioritet, denimi i Salianjit. Edhe pse i penguar, i privuar me dhunë nga liria dhe të drejtat bazike, kjo nuk ma ul vemendjen ndaj një çështje themelore të shoqërisë tonë, që janë mosha e tretë.

Kam pasur dhe kam një kimi me ta, një kontakt natyral, besim reciprok, që prej ditës së parë tē aktivizimit në politikë. Jam i bindur se nuk kemi të ardhme si vend, si breza pa zgjidhur borxhin e madh ndaj kësaj shtrese të lënë në margjinë, të shperfillur skajshëm, pa as më të voglin faj të tyrin.

Po shkruaj një letër sot, për një nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit. Ti që ke punuar 40 vite, dhe merr sot një pension mesatar prej 160 euro, a e di se në gjithë Ballkanin këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj. Edhe Kosova i shtoi me 20 perqind. Vetem Edi Rama u tall me 4.1 përqind.

A mendon se e meriton ti këtë Kryeministër? Ti që blen më pak mish, i merr portokallat dhe mollët me kokrra, që ndan një cep të djathit të lirë, pas 40 vitesh a më shumë kontribute, a meriton më shumë, apo të mjaftojnë batutat dhe kunjat e Kryeministrit.

Ti që ndihmon femijët e tu që ata të punojnë, duke u kujdesur për nipat e mbesat, duke i çuar e marrë nga shkolla, duke i mbajtur çdo ditë me orë të tëra, a mendon se je sërish duke kontribuar për këtë vend e shoqëri, dhe ështê e tepërt që në fund të ditës të degjosh romuze nga Kryeministri kur thotë se jeni bërë shumë e skema s'ju mban dot.

A mendon se ke dhënë e duruar mjaftueshëm për të bërë çdo ditë llogari nëse duhet ta marrësh me ujë, apo ujë atë kafen e mengjesit. A mendon se nuk të takon ta blesh me çmim të plotē ilaçin e tensionit apo reumatizmës, vetëm se qeverisë i është tekur ta heqë atë medikament nga lista e rimbursimit.

Si ndihesh kur sheh autobuzë me pensionistë nga çdo cep i Europës që bredhin nëpër botë e vijnë dhe në Tiranë, dhe ti ke vite pa vajtur një fundjavë diku. Beson se një fond sa për të blerë gjysmën e një gjeldeti në fund të vitit, rregullon çdo gjë.

Të ben kjo të harrosh se kur ishe herën e fundit në restorant, apo kur bleve një pallto të mirë, këpucë të ngrohta, e një kostum të ri. E drejtë të duket, të kesh këtë pension kur janë miliona euro që vidhen në rrugë, tunele, inceneratorë, bujqësi, shendetësi e kudo ku qeveria bën një tender, procedurë a kontratë.

Dhe i njejti kryeministër, del e u thotë se fajin nuk e ka ai po sipermarrjet private. Se medemek ata nuk paguajnë detyrimet sa duhet. Do pranosh të tallesh sërish nga Edi Rama? Ti e kupton se ai po kujtohet të flasë për ty këto kohë, vetem llafe ka, sepse po vijnë zgjedhjet.

Ti e kupton se nuk je vetëm. Janë 700 mijë si ti. Dhe ti e kupton se ke në dorë t'i japesh mbrapsht Edi Ramēs gjithë batutat, humoret pa takt, kunjat dhe ironitë, në vetëm 5 minuta. Ai të konsideron ty vetëm votë, të çvesh nga çdo element njerezor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e perditshme.

Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm keshtu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh. Dhe të jesh i sigurtë se pas këtij leksioni, askush nuk do të guxojê më të bëjë batuta e humor me pensionin tend.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan