Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

SARAJEVA– Amer Kapetanoviç ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) më 12 qershor 2024 në Shkup. Kapetanoviç pasoi kështu në këtë post Majlinda Bregu, e cila qëndroi në detyrë nga viti 2019 deri në 2024.
Ai është një diplomat i shquar me mbi dy dekada përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal. Në deklaratën e tij Kapetanoviç thotë se mezi pret të ndërtojë mbi punën që është bërë tashmë në Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu Kapetanoviç thotë se në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Sipas tij, të gjitha qeveritë në kuadrin janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik.
Deklarata e Kapetanoviç:
Teksa hyjmë në 2025-ën, më lejoni para së gjithash t’ju uroj në këtë Vit të Ri shëndet, paqe dhe mbarësi. Është nder për mua të marr rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për tre vitet e ardhshëm. E filloj këtë rrugëtim duke pasur në mendje moton e arkitektëve të tregut të vetëm të BE-së dhe kampionëve të bashkëpunimit rajonal: 'Diversiteti duhet ruajtur, në mënyrë që të japë fryte për të mirën e përbashkët'. Kjo përmbledh thelbin e përpjekjes sonë për të krijuar përfitime të qëndrueshme për të gjithë, ndërkohë që çmojmë diversitetin e pasur të rajonit tonë.
Mezi pres të ndërtoj mbi punën e jashtëzakonshme që është bërë tashmë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, dua të falënderoj Majlinda Bregun, Goran Svilanoviçin dhe Hido Biščeviçin, paraardhësit e mi, për gjithë energjinë, njohuritë dhe përvojën e tyre të investuar për udhëheqjen e RCC-së drejt suksesit. Por asnjë lider nuk mund të ecë drejt ndryshimit i vetëm! Falënderimi im i sinqertë shkon gjithashtu për stafin e RCC-së, ata që kanë punuar ose ende punojnë në projektet tona. Pa ta, nuk do të ishte e mundur as të mendohej për paradigmën tonë rajonale, e jo më për gjithçka që kemi arritur deri tani.
Hapja e një kapitulli të ri në jetë është gjithmonë emocionuese, por rrallëherë e lehtë. Edhe kur e njeh historinë dhe personazhet mirë, rruga përpara gjithmonë sjell probleme dhe tundime të reja. Por jam po aq i bindur se, me mbështetjen e pjesëmarrësve dhe donatorëve tanë, ne mund të jemi, gjatë tre viteve të ardhshëm, ndryshimi i vërtetë që qytetarët në rajonin tonë duan të shohin. Sipas të gjitha sondazheve deri më tani, qytetarët tanë kanë një ëndërr të thjeshtë dhe të arritshme – ata duan përmirësim ekonomik, jetë të sigurt dhe të begatë si bashkëqytetarët e tyre në BE. Dhe në fakt ata këmbëngulin të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ky kapitull i ri ofron mundësi unike për RCC-në që të jetë pjesë e një përpjekjeje të organizuar rajonale për realizimin e ëndrrës së qytetarëve tanë. Falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe pjesëmarrësit tanë, ne do të fillojmë amplifikimin e rezultateve të orientuara drejt njerëzve – qoftë përmes avancimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, përmirësimit të Strategjisë së Evropës Juglindore 2030 (SEE2030), shtyrjes përpara të Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale, mundësimit të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, përmirësimit të mundësive të punësimit apo forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Të gjitha qeveritë në kuadrin tonë janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik. Prandaj, jam i gatshëm të nis këtë udhëtim qëllimplotë dhe thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që do të jenë pjesë e tij. Në frymën e mbiemrit tim, ju uroj të gjithëve lundrim të qetë dhe dete të paqtë.
TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendit të Apelit të GJKKO-së...
TIRANA- Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj ...
TIRANA- Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sal...
KORÇA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot nga Korça se qeveria mund të tentoj...
Celibashi TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi ka njoftuar se më 11 janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve...
KOSOVË- Vajzë dhe djalë janë dy fëmijët e parë të lindur në vitin 2025. Të dy këto lindje janë rea...
SHBA- Ngjarja në New Orleans me një automjet që turmën me njerëz pak orë pas ndërrimit të vitit duket se po ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se e ka nisur vitin 2025 me kreativitet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka p...
TIRANË- Ares dhe Rajd janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë sapo ora shënoi 00:00. Dy binjakët jan&e...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. ...