POLITIKE

"Ilir Proda konkurs fake për drejtuesit e qarqeve"/ PD: Ushtarë të bandave, emërohen në emër të krimit dhe kundër opozitës

I.A Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 13:35

"Ilir Proda konkurs fake për drejtuesit e qarqeve"/ PD:

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar emërimet e drejtorëve të policive në qarqe. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka me anë të një deklarate për mediat ka deklaruar se konkursi i bërë nga policia për këto pozicione është fake, pasi emrat janë paracaktuar që më herët.

Përveç emrave, Noka ka deklaruar se, të drejtuesit e policive që kanë dalë fitues, janë ushtarë të bandave, krimit dhe ushtarë të betuar kundër opozitës.

Konkurset fake për drejtorët e qarqeve, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit, me në krye kapterin e bandave Ilir Proda, ka një plan të zi dhe të mirëmenduar: të drejtohet nga ushtarë e bandave të narkotrafikut. Nuk ka asnjë konkurs, asnjë garë, por vetëm emërime me porosi dhe shpërblim të Ilir Prodës dhe Ardi Veliut, të njerëzve që nuk do u hapin telashe në partneritetin që kanë me bandat, që do të ndajnë fitimet me ta dhe që do të luftojnë opozitën në protesta dhe zgjedhje. I pari në narko-listë është Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili po shpërblehet për lidhjet me krimin dhe arrestimin terrorist të ish-presidentit Meta. Për ju që nuk e dini, Bala është shok klase i Prodës dhe ushtar i Neritan Nallbatit, i shkarkuar pikërisht për lidhje me bandat dhe krimin.

Në vend të Balës të Operacionalja do të vijë një tjetër ushtar i bandës në pushtet, Loard Sallaku, shefi i Komisariatit nr 2, i cili përveçse i lidhur me krimin ngarkohet me detyrën e lartë edhe si favor për Irena Gjokën, gjyqtaren me shumë mbiemra. Bashkëshortja e Sallakut është sekretare e Gjokës në GJKKO.

Në Elbasan narko-konkursin e ka fituar Elton Alushi, që njihet si mbjellësi me hashash i zonës së Krujës, kur ishte shef komisariati atje. Drejtorët e policive në Korçë dhe Gjirokastër, Erion Ahmeti dhe Elidon Çela janë po ashtu ushtarë të Ardi Veliut, një prej sekserëve kryesorë të bandave kriminale në vend. Policia është plot me të ngjashmit e këtyre, në poste kryesore, duke filluar nga Uljan Shpataraku, që kur ishte drejtor i Operacionales bënte edhe rolin e badigardit të Elvis Martinajt.

Sule Cara, mik i afërt i Drejtorit të bandave në Polici, por edhe kushëri me Ylli Carën, një person me precedentë kriminalë. Është po ‘Cara i krimit’ që i ka dhënë para drejtorit Proda për të blerë shtëpinë. Janë shënuar si hua në deklaratën e pasurisë, por ju vetëm mund ta imagjinoni se sa dhe si do të kthehet ky borxh. Profilet e drejtorëve të qarqeve dhe ushtarëve të tjerë të krimit në detyra kyçe, sidomos atyre në pika të rëndësishme ku lëvizin interesa të mëdha kriminale nëpërmjet porteve, doganave dhe pikave kufitare apo akseve rajonale, dëshmojnë qartë se cili është plani i Prodës dhe pse ka ardhur ai në krye të Policisë së shtetit.

Për t’i shërbyer bandave, të cilët bashkë me policët e tij të korruptuar do të luftojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të manipulojnë votat dhe shtrëngojnë dhe kërcënojnë zgjedhësit për të mbajtur në pushtet, me hir dhe pahir “narko-Partinë” e Edi Ramës. Çdo emërim i këtyre narko-policëve në krye të qarqeve dhe policëve të ndershëm të Policisë së Shtetit është një kërcënim për rendin publik dhe shtetin vetë.

Partia Demokratike ka vetëm një mesazh: lidhjet e krimit me policinë dhe qeverinë do të ndërpriten dhe të gjithë vepruesit dhe përfituesit e kësaj skeme do të marrin përgjigjen dhe dënimin e merituar. Komisioni parlamentar i së Vërtetës dhe qeveria teknike, për të shkëputur policët dhe qeveritarët nga krimi dhe këtë të fundit nga zgjedhjet, janë detyra jonë patriotike dhe do të bëhen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan