Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka adresuar çështjen e inceneratorit të Tiranës. Berisha akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn për korrupsion dhe abuzim me pushtetin në lidhje me çështjet e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.
Ai argumenton se Rama dhe Veliaj kanë krijuar një sistem të korruptuar për përfitime personale duke ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe duke favorizuar kompani të caktuara përmes prokurimeve të mbyllura. Berisha thekson se nuk janë Zoto dhe Mërtiri ata që duhen fajësuar, por Rama dhe Veliaj, të cilët kanë autorizuar dhe përfituar nga këto praktika korruptive.
Sipas tij, Zoto dhe Mërtiri nuk kishin dorë, nuk kishin firmë dhe ligji nuk i lejonte të jepnin jo 8 pikë, por as gjysmë pike një kompanie që paraqitej në tender.
Fjala e plotë:
Miqtë e mi, Edi Rama dhe Erion Veliaj besojnë se do mund të shesin Zoton dhe Mërtirin si krerë, në një kohë kur ata ishin dy kallp-biznesmenë, të cilët gjetën një grup kriminal të strukturuar në qeverinë shqiptare dhe u futën edhe ata të marrin reston e tyre në vjedhjen e shekullit.
Por Zoto e Mërtiri nuk ishin as kryeministri i vendit, as kryetari i bashkisë.
Nuk ishin ata, të cilët mund të ndryshonin strategjinë e trajtimit të plehrave në Shqipëri, të hartuar nga BE me financimet e tij me landfille, seleksionim dhe ndarje, zëvendësimin e saj me djegësa, të cilat sot, njëri kryesori nuk ekziston as në themel, kurse dy të tjerët janë jashtë përdorimi.
Ndryshimi i strategjisë u bë nga Edi Rama, u bë nga Erion Veliaj, u bë me qëllimin e vetëm se donin të krijonin fabrikat e floririt për ta.
Të dashur miq, në këtë proces duhet t’u rikujtoj se është Edi Rama dhe askush tjetër, njeriu që brenda 24 orësh firmosi 17 dokumente në dikasteret e tij.
Është Edi Rama dhe askush tjetër, që në kundërshtim flagrant me shkresën zyrtare të agjencisë së prokurimeve, në të cilën thuhej se janë të ndaluara prokurimet me negociata të mbyllura, Rama dhe Agaçi autorizuan prokurimet për kompanitë e tyre me negociata të mbyllura.
Nuk janë kurrë Mërtiri dhe Zoto ata që mund të jepnin 9 pikë bonus për kompaninë e paregjistruar kund në Shqipëri. T’ia jepnin 8 muaj para se ajo të regjistrohej.
Këtë e bën vetëm Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj.
Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e grupit kriminal është tallje cinike. Nuk e beson njeri, as demokrat, as socialist dhe as i paparti në Shqipëri.
Sepse as njëri dhe as tjetri nuk kishin dorë, nuk kishin firmë dhe ligji nuk i lejonte të jepnin jo 8 pikë, por as gjysmë pike një kompanie që paraqitej në tender.
Këtë e bënë për kompaninë e tyre Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Është tallje e tmerrshme me shqiparët, është cinizëm ekstrem të pretendosh Mërtirin dhe Zoton si krerët e grupit të strukturuar kriminal, në një kohë kur është Erion Veliaj që do i niste Arben Ahmetaj 5 shkresa njëra pas tjetrës për të miratuar kompaninë fantazmë, të cilën e kishte denoncuar një ministër. Për të cilën një ministër kishte deklaruar se nuk ekziston në territorin e Shqipërisë. Për t’i dhënë kësaj kompanie 8 pikë.
Për të dhënë miratimin është Erion Veliaj dhe jo Zoto e Mërtiri, personi i cili me shkresë, firmë dhe vulë gënjen kur thotë se Këshilli Bashkiak zotohet për të paguar 92 milionë euro.
Të gjitha këto, ai mashtron. Këshilli nuk ishte mbledhur asnjëherë. Dhe në Këshill ai nuk mund ta çonte se aty kishte edhe këshilltarë të opozitës dhe ata do e demaskonin siç e meritonte.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij sot para mbështetësve të mbledhur pos...
foto ilustruese TIRANË- Vijon prej më shumë se 3 orësh seanca e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjene të dhën...
ervin salianji TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka prezantuar më...
ervin salianji TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, kryetari i k...
ervin salianji TIRANË- Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS ka nisur me debate. Ky debat ka nisur në lidhje me rap...
Fredi Beleri STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri, i partisë "Demokracia e Re" e KyriakosMitsotakis është zgjedhur nënkryeta...
Erion Veliaj TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme n&e...
Foto nga Konferenca TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djes...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish sot pas përplasjeve të ndodhura ditën...
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u diskutua mbi disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018, “Për Trashëgimin&e...