POLITIKE

Instituti i Studimeve Politike: Kuvendi në Shqipëri nuk ka mekanizma funksionale! Nuk lufton të parandalojë konfliktin e interesit të deputetëve

n.f Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 20:34
Instituti i Studimeve Politike: Kuvendi në Shqipëri nuk ka mekanizma
Kuvend

TIRANË- Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një raport mbi integritetin e Kuvendit, se parlamenti nuk ka mekanizma funksionale, që të shmangë dhe të parandalojë konfliktin e interesit të deputetëve. Drejtuesi i këtij Instituti, Dr. Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës se Kuvendi është një nga institucionet më pak transparente dhe më pak llogaridhënës në Shqipëri. Një ndër shqetësimet kryesore të monitoruesve të ISP-së mbeten bisedimet informale, jotransparente mes ligjvënësve dhe kompanive private për ligje dhe vendime të porositura, që kanë të bëjnë me projekte prej miliona eurosh.

Ndryshe nga sa deklaron Kuvendi, se ka pranuar standartet e parlamentit të hapur, ekspertët e Institutit të Studimeve Politike konstatojnë që në zbatimin konkret të tyre sa u takon konfliktit të interesit dhe veprimeve jashtëparlamentare, parlamenti është praktikisht një nga institucionet më pak transparente dhe më pak llogaridhënës në Republikën e Shqipërisë.

Drejtuesi i këtij Instituti, Dr. Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës, pas publikimit të Raportit “Për një Parlament me integritet, Kodi i Sjelljes dhe Rregullorja e Kuvendit”, se kjo lloj sjellje bie në kundërshtim me nevojat dhe sfidat që ka Shqipëria, dhe theksoi se kjo është pjesë e raporteve kritike ndërkombëtare për Shqipërinë, përfshi edhe raportin e BE-së vitin e kaluar dhe raportin e Freedom House.

Shqetësim kryesor, sipas zotit Krasniqi, mbeten praktikat abuzive, ku deputetë negociojnë me palë informale, të cilët fitojnë miliona dhe përdorin parlamentin për qëllimet e tyre financiare, ndërsa deputetët e shohin këtë praktikë negative si një sjellje normale, por nga ana tjetër nuk gjendet një mekanizëm në parlament, që t’u thotë “Ndal!” këtyre veprimeve.

“Së dyti, kemi parë që ka një përdorim në mënyrë masive të bisedimeve dhe konsultimeve informale me grupe interesi, me firma private dhe kompani, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit. Drejtues të komisioneve parlamentare, që duhet të gjykojnë dhe miratojnë një ligj ose një marrëveshje takohen me individë, të cilët përfitojnë nga këto marrëveshje dhe të gjithë këto takime nuk janë të dokumentuara. Parlamenti nuk zotëron asnjë dokument të këtyre bisedimeve, ndërkohë që publikisht deklarohet që është rënë në kompromis me to dhe është gjetur zgjidhja, siç ishin lojërat e fatit apo investimet strategjike dhe tema të tjera me ndikim të madh financiar”, thotë zoti Krasniqi.

ISP-ja i cilëson shqetësuese aktet e deputetëve që shihen në shihen në media, si incidente të shumta, sjellje joetike, përjashtime, arroganca dhe gjuha fyese e denigruese e politikanëve ndaj palëve kundërshtare.

Por përtej këtyre, gjatë monitorimit mbi konfliktin e interesit, thotë zoti Krasniqi, ISP-ja konstatoi që mekanizmi parlamentar për parandalimin e konfliktit të interesit është inekzistent, nuk funksionon, ndërkohë që ILDKPKI-ja (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ia beson këtij institucioni, që të bëjë hetimet paraprake para se çështja të kalojë atje.

“Nëse ju shikoni në mënyrë të vazhdueshme takime publike, mbledhjet e komisioneve mbi vlera të mëdha financiare, dhe në deklarimet që bëhen aty, thuhet që ligji është konsultuar, është rënë dakord, etj., dhe po të kërkoni: Ku janë bisedimet? Ku janë negociatat? Kush kanë qenë kërkesat dhe pse është toleruar kjo apo jo kërkesë? Sa është pyetur qeveria dhe institucionet e pavarura? Sa është respektuar ligji? - nuk ka përgjigje për këtë gjëra, por thuhet se këto janë negociata personale. Mungesa e dokumentacionit për këto çështje do të bëjë të pamundur nesër hetimin e rasteve”, thotë zoti zoti Krasniqi.

Për t’u veçuar është edhe fakti që janë të njëjtët deputetë që gjykojnë tek etika mbi rastet e denoncuara të konfliktit të interesit, po ata që drejtojnë komisionet, po ata që marrin vendim për veten e tyre tek konferenca e kryetarëve dhe tek Byroja e Kuvendit, thotë drejtuesi i ISP-së, dhe kjo është në vetvete një tjetër konflikt interesi.

Parlamenti thotë se këto praktika ndalohen, por atëherë duhet të krijojë mekanizma që këto sjellje të hetohen dhe të parandalohen, theksoi zoti Krasniqi, duke kujtuar se as grupet parlamentare nuk kanë një mekanizëm të kontrollit të rregullores së tyre të brendshme, ku individët që shkelin ligjin deri diku të parandalohen brenda grupit.

“Së treti; kemi parë konceptin e legjislacionit të porositur, që ndikohet nga faktorë të tretë dhe imponohet përmes rrugës parlamentare, duke shkelur gjithë procedurat parlamentare. Së katërti; gjithë ajo që quhet deklarimi i konfliktit të interesit nga vet deputetët, deklarimi i sistemit të dhuratave, deklarimi i pjesëmarrjes në aktivitete të treta, që është detyrim ligjor dhe që duhet të jenë në faqen elektronike të parlamentit, nuk funksionon. Gjatë vitit të fundit asnjë nga deputetët nuk ka deklaruar. Ndërkohë ne kemi raportuar raste të shumta kur ka patur shkelje të tilla”, thotë zoti Krasniqi.

Në këtë legjislaturë janë dy ose tre raste të pretenduara për papajtueshmëri të mandatit të deputetit, shton ai, e ky fakt do të thotë se abuzimi me parimet e kodit të sjelljes ka përparuar në nivele të jashtëzakonshme dhe është i pakrahasueshëm me legjislatura të kaluara.

ISP ka çuar 3 raste në Kuvend, ku deputetë të caktuar kanë qenë në konflikt të hapur interesi, ose komisione kanë qenë në konflikt interesi, (rasti i zgjedhjes së një zyrtari nga parlamenti, kur vet parlamenti pranoi që ai është në konflikt interesi).

“Jo vetëm që nuk morëm asnjëherë përgjigje zyrtare, por mesazhi që individi megjithatë u zgjodh, do të thotë që individët që sponsorizonin konfliktin e interesit ishin më të fuqishëm se parimet që parashikon ligji. Në momentin që parlamenti i ka këto të dhëna dhe nuk arrin dot të hetojë, shpresa që nesër këtë do ta bëjë ILDKPKI-ja është gati utopike për shkak se ky parlament është në përfundim të mandatit dhe procedurat e ILDKPKI-së mund të përmbyllen pasi individi të mbyllë mandatin dhe e pamundëson hetimin. Kjo na ndodhur me disa raste të tjera, kur jemi ankuar për individë në konflikt interesi, ILDKPKI-ja ka marrë masë, çështja ka shkuar në gjykatë, dhe procesi ishte aq i gjatë sa individi nuk është më deputet”, detajoi zoti Krasniqi.

ISP-ja ka propozuar një paketë ndryshimesh teknike standarte në aktet rregullatore të parlamentit dhe në legjislacionin në fuqi, që të miratohen me transparencë dhe mirëkuptim nga parlament, të cilat të hyjnë në fuqi në legjislaturën e re parlamentare vitin e ardhshëm, duke lënë pas ndryshimet e njëanshme të regullores.

Ky, sipas ISP-së, është rasti më i mirë që Kuvendi të dëshmojë vullnet të vërtetë politik dhe institucional për të luftuar korrupsionin, duke nisur së pari hetimi i konfliktit të interesit në parlament, i pjesëmarrjes së deputetëve në veprimtari të treta të sponsorizuara në Kuvend, i përdorimit të Kuvendit për qëllime personale dhe për ligje të personalizuara, si dhe i praktikave abuzive që, sipas monitoruesve, ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë./ VOA

isp studimi kuvendi deputet interes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan