I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ngre pikëpyetje të forta mbi standardet e vërteta që po aplikohen nga Brukseli.
Në vend të një shtytjeje drejt modernizimit të institucioneve, duket se ky proces po kthehet në një mekanizëm legjitimues për një shtet që funksionon me rregulla feudale dhe institucione të kapura. Analisti Enton Abilekaj u shpreh se ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, veçanërisht në raportin e brishtë mes SPAK-ut dhe Parlamentit, kanë qenë kontradiktore.
Deklarata:
Ajo kërkesë ndaj Parlamentit Shqiptar për SPAK-un, ishte një kërkesë që nuk erdhi nga Shqipëria, erdhi nga Brukseli. Ata e kërkuan një masë sigurie, ata kërkuan një imunitet, ata kërkuan një sjellje më bashkëpunuese të Parlamentit me drejtësinë. Dhe ata e deklaruan në konferencë shtypi në Shqipëri që bashkëpunimi i Parlamentit me drejtësinë, ofrimi i subjekteve për drejtësinë duke u dhënë imunitetin, duke mos penguar hetimin e të tjera e të tjera, është një kusht shumë i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian. Nuk e thamë ne këtë. Kjo nuk ishte një kërkesë e jona, ishte një marrëdhënie mes SPAK-ut dhe Parlamentit, ku ndërhyri një palë e tretë, që ishte mbështetësja e SPAK-ut kryesisht, që janë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe pikërisht kjo palë e tretë, në një moment të caktuar pasi e shtyu për tre muaj, e harroi atë kusht që vuri vetë dhe hapi negociatat. Do thonë, dhe ne mund të themi që hapi negociatat, mbylli kapitullin e parë dhe hapi rrugën për mbylljen e kapitullit.
Për çdo vend që natyrshëm ecën, që është në një rrugë të drejtë për të ecur drejt modernizimit të vet. Sepse Bashkimi Europian nuk është një objekt, një projekt thjesht se është atje në Bruksel një ndërtesë dhe duhet të hyjmë ne brenda dhe të marrim ca lekë. Ajo është një luftë për modernizimin e shtetit. Është një shenjë që ky shtet është modernizuar aq shumë sa është barazuar të paktën në modernizimin e vet, në funksionimin e vet... modernizimi i shtetit flasim për pushtetet e pavarura, pushteti të funksionojë në mënyrë të pavarur ashtu siç duhet. Pra kur gjyqësori, ekzekutivi dhe legjislativi funksionojnë ashtu siç duhet, sigurisht bashkë me pushtetin mediatik. Dhe ne, duke bërë këtë balancë dhe duke njohur realitetin këtu, shikojmë që çuditërisht në një shtet krejt dallkauk, hyn Bashkimi Europian duke shfaqur anën e tij më dallkauke. Duke i dalë drejtësisë kundër, edhe kur Bashkimi Europian e kërkon të mos i dalin kundër. Dhe ata që dalin si garantë të drejtësisë, ata që dalin si garantë të një pjese të modernizimit pjesërisht të këtij shteti, papritur tërhiqen dhe thonë "futuni kështu si dallkauk".
Sepse ne ju duam si truall dhe si njerëz, si numër njerëzish, nuk ju duam si shtet modern. Ky është integrimi në Bashkimin Europian. Për ata që duan me çdo kusht që të ecim të shkojmë aty, dhe mund të jetë... nuk është për t'u paragjykuar askush. Mund të jetë dhe opozitar një pjesë me qeverinë dhe të thonë "po, integrimi në Bashkimin Europian mund të jetë... është i mirë edhe në këto kushte", kur shteti mbetet dallkauk, por ama ecën përpara dhe integrohet në Bashkimin Europian. Nuk është rasti i fundit, nuk është as i pari. Kemi parë se si kanë hyrë shumë vende të lindjes, veçanërisht Rumania dhe Bullgaria, duke mos pasur një shtet modern. Duke vazhduar luftën e brendshme të institucioneve shtetërore me të gjitha mënyrat jo të pastra, po mënyrat e pista që mund të ketë një shtet jo modern, një shtet i kontrolluar, një shtet që funksionon si feudalizëm pra me institucione bajraktare dhe feudale ku gjyqësori në përgjithësi është ai që goditet më shumë, ku drejtësia e ka të pamundur të godasë korrupsionin dhe çdo lloj krimi në qoftë se krimi mbështetet nga politika. Dhe ne jemi në këtë situatë.
Ne jemi në hapin e parafundit të Bashkimit Europian duke pasur një shtet jo modern. Duke pasur një shtet që nuk funksionon. Duke pasur një ekzekutiv dhe një legjislativ që janë të përfshirë, sipas raporteve të Bashkimit Europian, po flas tani nuk po flas fare në raporte opozitare apo mediatike shqiptare. Po flas sipas raporteve të Komisionit Europian, sipas IBAR-it të 21 majit... çfarë thuhej në raportin pasi u miratua? Thuhej që shteti është i përfshirë në afera me krimin. Thuhej që në Shqipëri pastrohen paratë e krimit. Thuhej që bandat kriminale shqiptare janë kërcënim për Bashkimin Europian. Thuhej që zgjedhjet dhe patronazhistët janë një nga të këqijat e mëdha se nuk lejohet që në Shqipëri të kuptohet se çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve. Këto nuk u thanë në mediat tona, po e heqim çfarë thonë mediat tona, këto ishin në raportin e i-Barit. Apo jo?A jemi dakord pra që ky shtet mund të hyjë në Bashkimin Europian?
Në qoftë se do ishim ne europianë, nuk do ta pranonim këtë, por duke qenë shqiptarë nuk duhet ta pranojmë dyfish. Sepse kështu jo vetëm që ne nuk e përmirësojmë shtetin tonë, por e legjitimojmë atë që e shkatërron, atë që e shndërron në një shtet feudal, në një shtet dalkauk, në një shtet ku institucionet nuk funksionojnë, ku e drejta e votës nuk funksionon, dhe pastaj të gjitha institucionet e tjera, të gjitha të drejtat e tjera nuk funksionojnë. Dhe sot ne duhet ta celebrojmë këtë gjë. A mund ta celebrojmë ne këtë gjë? Kjo nuk është çështje partiake pra sepse nuk ka të bëjë... a e do Rama? Rama do rrinte në pushtet edhe sikur ne të mos e merrnim integrimin. Kjo nuk është çështje partiake. Për pushtetin e Ramës, më e vështirë është sikur të integrohemi se sa të mos integrohemi, mendoj, sepse presioni mund të rritet.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar nga Gjykata e Posaçme për shkak të lidhjeve me anëtarë t&...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me senatorin italian Raffaele De Rosa, anë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit,...
Sot në Bruksel mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futj...
Eksperti, Floriar Arapi thotë se vizita e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, në Shqipëri të hënën lidhet me nj&eum...
Deklarata e gazetarit Stavri Marko se Shqipëria është e dorëzuar përballë interesave të Greqisë, sepse ka prioritet inte...
Ministri i Mbrojtjes i Greqi, Nikos Dendias, dhe homologu i tij shqiptar, Ermal Nufi, kanë rënë dakord për mbledhjen e menjëhershme t&e...
Retorika politike në Shqipëri duket se po vazhdon të ushqejë qytetarët me gjysmë të vërteta, lidhur me procesin e integr...
Aktori Laert Vasili vijoi deklaratat e forta teksa komentoi origjinën e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias dhe historinë e arvanitasve n&e...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që ai e cilëson skandaloze në repartin e Pediatrisë në Lushn...