POLITIKE

Integrimi/ Bushati: Kriteret politike, më të rëndësishme! Regres, nëse nuk respekton...

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 22:09
Integrimi/ Bushati: Kriteret politike, më të rëndësishme!

Retorika politike në Shqipëri duket se po vazhdon të ushqejë qytetarët me gjysmë të vërteta, lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

I këtij mendimi është analisti Andi Bushati, i cili në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se qeveria po e trumbeton si një fitore të madhe, me pretendimin se rruga drejt BE-së nuk është bllokuar dhe vendi po ecën përpara me hapjen e kapitujve.

Teksa bëri një krahasim mes raporteve të Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe atij për Malin e Zi, Bushati tha se dallimet tregojnë një realitet të zymtë, ku raporti për vendin fqinj është jashtëzakonisht më i butë dhe me një gjuhë teknike, ndërsa ai për Shqipërinë përdor një ton thellësisht politik.

Përparimi ekonomik apo tregtia e lirë nuk mjaftojnë më për të ecur përpara, theksoi analisti, duke shtuar se respektimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e gjykatave dhe prokurorisë janë kthyer në kritere bazë, ku çdo hap mbrapa sjell rreziqe serioze për procesin e anëtarësimit.

Edhe pse në letër, Shqipëria nuk është e bllokuar zyrtarisht, Bushati shprehet se kjo nuk përkthehet në një sukses apo kalim të klasës.

Ajo që ka ndodhur, theksoi ndër të tjera ai, është një manovër taktike nga ana e vendeve anëtare të BE-së për të mos e përdorur situatën aktuale si një bllokazh të menjëhershëm, por për t'i transferuar këto barriera në fazën kritike të negocimit të kapitujve.

"Të dyja palët i kanë folur militantëve të tyre duke i thënë dy gjysmë të vërteta po dy gjysmë të gënjeshtra. Për shembull Rama thotë, s'na bllokuan dot, nuk na ngrinë, ecëm para. Tani jemi gati për të hapur kapitujt. Berisha këtë nuk e përmend fare që Shqipëria u bllokua, që çështja Balluku nuk qe ashtu siç kujtonim dhe ne një pengesë e panegociueshme, por thotë shih gjithë këto kushtet që thatë ju këtu dhe kushtet në fakt janë shumë të forta. Për t'u qartësuar vetëm bëra një krahasim.

Mora raportin e IBARR për Malin e Zi, i cili e ka kaluar këtë fazën e IBARR-it që ne e zgjatëm tre muaj për dy javë që në 24-ën. Pra pa probleme. Dhe atë që ndodhi me neve. Po të lexosh raportin e IBARR për Malin e Zi, është jashtëzakonisht më i butë, me gjuhë më teknike, e tjerë e tjerë. Po të shohësh këtë tonin është thellësisht politik. Atë që thoshte kronika për korrupsionin, për patronazhistët, për sulmet ndaj drejtësisë e të gjitha e të gjitha. Kjo natyrisht ndodh se ne jemi më keq. Por ndodh dhe për një proces tjetër, për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit të Bashkimit Europian.

Bashkimi Europian çfarë ka bërë që pas pranimit të metodologjisë së re? Kriteret politike janë bërë më të rëndësishme. Pra nuk të sheh vetëm si e ke ti tregtinë e lirë, si, si të shkon ty ekonomia. Por ti mund të bësh hapa pas dhe regres dhe të ngrihesh në qoftë se ti nuk respekton zbatimin e ligjit, gjykatat, prokurorinë e tjerë e tjerë. Dhe këto janë gjërat që e kanë rënduar Shqipërinë. Atëherë kush, kush na thotë të vërtetën në fund? Edi apo Saliu? Midis, unë gjeta këtë formulë që më duket më, më afër të vërtetës. Po, Shqipëria nuk është e bllokuar, procesi nuk ka ngrirë. Ne do e mbajmë konferencën ndërqeveritare. Por ama, për të mos na bllokuar fare, çfarë ka gjetur Bashkimi Europian në bashkëpunim me vendet anëtare?

Kanë gjetur që të gjitha problemet që na mbanin të bllokuara tani, mos i përdornin si bllokazh në këtë moment, por t'i transferojnë në negociatat për kapitujt. Pra problemet ngelen, i është dhënë Shqipërisë një okej për të thënë vetëm kaq, tani edhe situata gjeopolitike, Evropa nuk është kundër zgjerimit. Por asnjë nga problemet nuk është fshirë. Dhe prandaj ndonëse e paemër, Balluku gjendej prapë në IBARR, sulmet e Ramës kundër SPAK-ut gjendeshin prapë në raportin e IBARR-it, gjë që nuk gjendeshin kurrë te raporti i 2024-ës për Malin e Zi. Pra thjesht, nuk na kanë bllokuar tani, por nëse s'i korrigjojmë këto gjëra, thjesht kanë shtyrë bllokimin për më vonë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan