POLITIKE

Integrimi në ngërç, Panariti: Interesat politike të Ramës, prevaluan mbi ato kombëtare!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 18:48
Integrimi në ngërç, Panariti: Interesat politike të
Edmond Panariti

Ish-ministri Edmond Panariti ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipëria në Bashkimi Evropian është përballur me një bllokim serioz, duke humbur një moment të rëndësishëm gjeostrategjik të krijuar pas luftës në Ukraina.

Në një intervistë për “Syri TV”, ai theksoi se BE kishte krijuar një mundësi të favorshme për vendin, por kjo nuk u shfrytëzua siç duhet për shkak të zhvillimeve të brendshme.

“Për fat të keq, Shqipëria nuk arriti të shfrytëzonte një moment shumë të përshtatshëm për integrimin, sepse besoj e dini që lufta në Ukrainë, në një farë mënyre e solli përsëri në tryezë çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj, biles me një imperativ të kohës, meqenëse praktikisht pasiguria që krijoi lufta dhe rreziku edhe për vetë unionin, doli si një diçka imperative, si një diçka në plan të parë zgjerimi dhe Bashkimi Evropian prej kësaj gjëje u tregua shumë bujar, ajo i ofroi Shqipërisë edhe përtej meritave hapjen e kapitujve, të gjithë kapituj u hapën në një kohë rekord dhe ishte një çast që Shqipëria duhet ta shfrytëzonte me zgjuarsi, me një mendim strategjik duke bërë ç'është e mundur që të gjitha ato që kërkoheshin në kuadrin e plotësimit të reformave në raport me kërkesat që vinin nga ‘acquis communautaire’ të realizoheshin në kohë, në mënyrë që të avancoheshin pastaj me çështjen e mbylljes një nga një të kapitujve”, u shpreh Panariti.

Ai theksoi se kjo nuk ndodhi për shkak të krizave të brendshme politike dhe përplasjeve institucionale:

“Gjë që për fat të keq nuk ndodhi, për arsye sepse vendi u fut shumë shpejt në një krizë, krizë midis pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të drejtësisë me çështjen e zëvendëskryeministres Balluku. Mali i Zi ka avancuar me shpejtësi në mbylljen e kapitujve, por po kështu një shembull pozitiv në këtë drejtim është dhe Moldavia, e cila pavarësisht se ishin shumë prapa nesh në procesin e integrimit, po ecën me ritme jashtëzakonisht të shpejta edhe në deklaratat e fundit të Komisionit Evropian dhe posaçërisht të komisionerit për punët e jashtme, u vlerësua si një shembull pozitiv”, tha ai.

Sipas Panaritit, ndërkohë që Mali i Zi dhe Moldavia po avancojnë me ritme të shpejta në procesin e integrimit, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, e ndikuar nga problemet e brendshme dhe mungesa e progresit në reformat kyçe.

panariti integrimi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë