Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një deklaratë për mediat lidhur me intervistën e mbrëmjes së shkuar dhënë nga ish-zv.kreministri Arben Ahmetaj. Berisha tha se Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se kryeministri Edi Rama nuk është kryeministër, por, sipas tij, është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale. Ai shtoi se Ahmetaj, edhe njëherë tregoi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë.
"Arben Ahmetaj faktoi, ose u tregoi shqiptarëve se pse Erion Veliaj qarkullon i lirë pasi ka firmosur djegësin jo për Shkodrën apo për VLorën, por djegësin e Tiranës, ku është vetë kryetar bashkie. Ai, njeriu me njohuri të plota për këtë afër, Erion Veliaj djegësin e ka firmosur me urdhër dhe presion të fortë të Edi Ramës, duke pohuar se këta të dy janë pronarë të vërtetë të një objekti që ka kushtuar 130 milionë euro dhe që nuk ekziston as në themele. Dhe që kanë bërë përgjegjës për këtë Taulant Tushën dhe një Simixhiu, në mënyrën më qesharake dhe më amorale, dhe kanë lëshuar mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtuar atë", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të narkoshtetit, mediave të kontrolluara prej tij, që censurojnë intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, theksoj se kjo intervistë është ndër më të jashtëzakonshmet në historinë e një shteti.
Për vërtetësinë, ose faktimin e vërtetësisë të akuzave të opozitës ndaj Edi Ramës, dhe vërtetësisë së madhe me dokumente, faktimin nga ish-bashkëpunëtori më i ngushtë, numri dy për vite të tëra i qeverisë shqiptare, tashmë i përndjekur, azilant në Zvicër, Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se Edi Rama nuk është kryeministër, por është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale. Dhe kudo që shkon, ai shkon dhe udhëton jo si kryeministri i Shqipërisë, por si kreu i një organizate kriminale, më e rrezikshmja në historinë e këtij vendit, të rajonit dhe Europës. Arben Ahmetaj, edhe njëherë zhveshi dje lakuriq Edi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë. Dhe se në mbledhjen e qeverisë, kjo strategji u kundërshtua nga ai dhe 4 kolegë ministra. Mirëpo Edi Rama ishte i pandalshëm, erdhi nga krimi dhe vetëm krim mund të mbillte në këtë vend.
Arben Ahmetaj faktoi, ose u tregoi shqiptarëve se pse Erion Veliaj qarkullon i lirë pasi ka firmosur djegësin jo për Shkodrën apo për VLorën, por djegësin e Tiranës, ku është vetë kryetar bashkie. Ai, njeriu me njohuri të plota për këtë afër, Erion Veliaj djegësin e ka firmosur me urdhër dhe presion të fortë të Edi Ramës, duke pohuar se këta të dy janë pronarë të vërtetë të një objekti që ka kushtuar 130 milionë euro dhe që nuk ekziston as në themele. Dhe që kanë bërë përgjegjës për këtë Taulant Tushën dhe një Simixhiu, në mënyrën më qesharake dhe më amorale, dhe kanë lëshuar mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtuar atë.
Pesë herë ka qenë kundër tij dhe me Arben Ahmetaj zgjodhi Edi Rama të mbulojë krimin e tij të shëmtuar dhe vjedhjen e madhe me djegësat, vjedhje e cila është unike në të gjithë historinë e këtij shteti dhe këtij vendi. Vjedhje e cila mbulohet në mënyrën më kriminale nga Altin Lala dhe organizata tjetër kriminale e Skrapit. Jashtë çdo lloj standardi, jashtë çdo lloj kriteri, ligji apo praktike. Arben Ahmetaj me një guxim të madh qytetar, nën presione të jashtëzakonshme të bandave nga zyrat e narkoshtetit tek burgjet e tij, u dëshmoi shqiptarëve se vjedhjet e Ramës me Belinda Ballukun vetëm me disa nga objektet, tejkalojnë dy herë dëmet e tërmetit që kaloi. Se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë trajtuar sikur të ishin private 12 miliardë euro në punëra publike që nuk kushtojnë as një të dhjetën e çmimit të tyre.
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi publikisht dje kryeministrin Edi Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin pë...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një reagim në platformën "X" ku thot&e...
Kushi TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skualifikim e kandidatëvë për postn drejtues të RTS...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës në Ish-Kinostudio, për pr...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar. Në intervistën p&e...
TIRANA- KQZ ka miratuar sot projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe se...
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se Gjykata...
ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj Edi Ramës. Në një intervistë për emisionin "Ç...
ZVICËR - Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se asnjë nga kontratat e ineneratorëve nuk është...
ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza se kompania e baxhanakut të kryeministrit Rama ka marrë projektin 15 milion&eu...