POLITIKE

Irena me disa mbiemra kishte 4 pasaporta. Kalaja: Gjykata i dha shuplakë SPAK-ut për dosjen e gjyqtares

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 09:20

Irena me disa mbiemra kishte 4 pasaporta. Kalaja: Gjykata i dha shuplakë

Një vendim i fundit i Gjykatës së Posaçme ka nxjerrë në pah përplasje të forta brenda sistemit të drejtësisë, duke shënuar një pikë kthese në atë që raportohet si një betejë ligjore dhe procedurale me Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në qendër të vëmendjes dhe akuzave është rasti i gjyqtares Irena Gjoka, një dosje që ka rikthyer debatin mbi integritetin e figurave që po zbatojnë reformën në drejtësi.

Sipas detajeve të bëra publike nga përfaqësuesja ligjore e çështjes, avokatja Adriana Kalaja  e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, vendimi i gjyqtares Manjola Osmani për të mos pranuar mbylljen e hetimeve nga SPAK përfaqëson një "ndarje epokash". Ky zhvillim shihet si fundi i periudhës kur gjykata miratonte automatikisht çdo kërkesë të organit të akuzës, duke marrë tashmë një rol të vërtetë arbitri ku palët janë të barabarta në proces.

Akuzat e ngritura ndaj strukturave të prokurorisë janë të rënda. Raportohet se në vend që të mbroheshin interesat e shtetit, prokurorë të caktuar të SPAK-ut kanë ndërhyrë në dosje dhe kanë intimiduar dëshmitarët për të mbrojtur gjyqtaren, tha avokatja.

Dosja përmban të dhëna për fshehjen e dy dëbimeve (expuls) dhe një ndalimi 10-vjeçar për të hyrë në zonën Shengen, shoqëruar me nxjerrjen e katër pasaportave të ndryshme në të njëjtën periudhë kohore për të shmangur këto penalitete.

Gjithashtu, ngrihen pikëpyetje serioze mbi justifikimin e rreth 100 milionë lekëve të vjetra gjatë procesit të Vetingut në vitin 2019, ku tatimet për këto të ardhura pretendohet se janë paguar jashtë kohës normale, pikërisht për të kaluar filtrat e drejtësisë së re.

Flavio Qarri: Kam një kuriozitet që është personal, nuk është parimor. Ti bëre një betejë veçanërisht ndaj Irenës me shumë mbiemra, siç e pagëzove ti, që u duke gati e një kryqtare në një kryqëzatë të vetmuar kundër saj. Ishe ti dhe gjithë sistemi që thoshte "jo, Irena e bën gruan mirë". Dhe në një moment u duk sikur e humbe atë betejë kur SPAK-u, domethënë moralisht e fitove aty, por praktikisht e humbe kur SPAK-u vendosi të mos bënte asgjë ndaj Irenës, edhe pse e pranoi dënimin. Por ndërkohë vendimi i gjyqtares Manjola Osmani, përveç fitores morale ishte dhe një fitore procedurale. Si u ndjeve atë ditë, më trego pak?

Adriana Kalaja: Me thënë të drejtën për shkak dhe të disa problemeve shëndetësore, ishte një lajm që më bëri jo vetëm të ndihem e lumtur, jo vetëm ishte fryt i një përpjekjeje shumë të madhe që ka filluar nga unë që në prill të 2024-ës, por nga ana tjetër ishte një ogur shumë i mirë edhe për vetë sistemin e drejtësisë. Sepse unë do ta quaja me plot gojën që ishte vendimi që ndau epokat. Pra, ndau epokën e afermëndshit ku gjykata vendoste çfarë i kërkonte SPAK-u ose Altin Dumani, dhe erdhi koha kur gjykata mori pozicionin e vet të arbitrit dhe palët janë të barabarta në gjykim. Pra, qoftë ne kallëzuesit, qoftë edhe prokuroria që në fakt duhet të jetë sipas ligjit në funksionin për të mbrojtur interesat e shtetit. Por, në rastin e Irena Gjokës dhe në shumë raste të tjera nga ana e SPAK-ut, jo vetëm që nuk janë mbrojtur interesat e shtetit, por prokurorë të caktuar kanë ndërhyrë në dosje, kanë intimiduar dëshmitarët, dhe mbi të gjitha veprime të prokurorëve të cilët jo vetëm nuk janë të parashikuar nga ligji, por nuk janë të aftë për të mbrojtur dhe vendimet e tyre. Fakti e tregoi që në tre seanca prokurori i SPAK-ut nuk vinte të mbronte vendimin e tij.

Është jo vetëm një shuplakë për gjithë reformën deri në këto momente, por nga ana tjetër, dhe koha na dha të drejtë, sepse ne nuk kemi asgjë me emra të përveçëm. Ne e kemi për mënyrën se si u implementua reforma, se si u implementua procesi i vetingut dhe se si u përzgjodhën njerëzit për hir të këtyre ceneve, të metave, problematikave që kishin si nga Irena, si nga Altin Dumani, si nga irenat e tjera për të qenë aty si një armë në duart e pushtetit.

Flavio Qarri: Tani çështja është, çfarë konkretisht pra ato 20 kërkesat e gjyqtares Osmani ndaj SPAK-ut për Irena Gjokën. Cilat janë konkretisht?

Adriana Kalaja: Më lejo, e para njëherë unë realisht dua të të komplimentoj, se në të gjithë këto intervistat që kam dëgjuar, ka qenë intervista më korrekte që ju kam dëgjuar juve personalisht tek emisioni i Adi Krastës. Sepse duhet të ndajmë një moment. Ne jemi përpara një kërkese të organit të akuzës ose SPAK-ut në rastin konkret, dhe kjo kërkesë është formale deri në momentin kur merret vendimi i gjykatës. Pra, janë dy rrugë. Gjykata ose e pranon pushimin, ose e rikthen për hetime. Dhe ne ngritëm të gjithë elementët e rëndësishëm, që thamë jo vetëm nuk janë bërë hetime, jo vetëm që nuk ka bazë ligjore për atë mënyrë se si është mbyllur kjo çështje, por mbi të gjitha nuk ishin zgjidhur çështjet kryesore që kemi ngritur, qoftë në kallëzimin e parë që kam bërë unë në raport me vendimin penal po edhe me prokurën që i ka dhënë avokatit për të hequr dy ekspulset në shtetin grek. Nga ana tjetër unë kam bërë një shtesë kallëzimi penal, ku kam përfshirë edhe tre komisionerët e vetingut, madje kam qenë në studion tuaj ditën që do shkoja të bëja këtë kallëzim penal. Sepse ndërkohë që drejtoria rajonale tatimore vërteton që nuk ka asnjë deklarim as nga vëllezërit e Irenës, as nga bashkëshorti aktual i Irenës, atëherë nuk ishte bashkëshorti aktual, por gjithë veprimet bëheshin sikur të ishin bashkëshortë.

Dhe nga ana tjetër çfarë ndodh? Me gati 100 milionë lekë të vjetra Irena Gjoka, Shpata, Maneku justifikon të ardhurat e paligjshme, dhe i kthen në të ardhura të ligjshme për të kaluar vetingun. Mjafton të shikojmë se kur janë paguar tatimet mbi këto të ardhura të pretenduara, që janë paguar në 2019-ën, pra gjatë kryerjes së vetingut. Kur ndërkohë kolegët e Irenës, me disa mbiemra, me disa ditëlindje. Ka dhe disa pasaporta. Pra vetëm kjo duhet ta ngrinte të gjithë SPAK-un në këmbë. Pse janë nxjerrë katër pasaporta për të njëjtën periudhë? Pra janë nxjerrë katër pasaporta sepse ka patur dy dëbime, dhe mbi të gjitha është një problem shumë i madh që unë e kam ngritur edhe në kallëzim, e kam ngritur edhe në të gjithë korrespondencat me prokurorinë e përgjithshme, por edhe me inspektorin e lartë të drejtësisë, se si ka mundësi …

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan