Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim me tone ironike në seancën e sotme parlamentare, duke thumbuar deputetët socialistë përballë tij. Ai i pyeti ata në mënyrë retorike se si ndiheshin “tani që Diella ka pjellë 83 dobiçë”, duke iu referuar figurativisht vendimeve që, sipas tij, do të zëvendësojnë ligjvënësit e mazhorancës.
Gjatë fjalës së tij për reformën në drejtësi, Korreshi u ndal te dështimet e saj pas dhjetë vitesh zbatim, duke kujtuar se shumë nga ish-klientët e tij si avokat ende nuk kanë marrë drejtësi për çështjet e tyre. Ai solli shembullin e një prej tyre, të cilën e quajti “Nënë Zylfia”, për të ilustruar vonesat dhe padrejtësitë që, sipas tij, janë bërë normë në sistemin gjyqësor.
Deputeti opozitar vuri në kontrast këtë situatë me trajtimin që, sipas tij, marrin zyrtarët dhe ish-zyrtarët e pushtetit, të cilët “për gjyqet e tyre fitojnë miliona dhe kalojnë shkallët dy e nga dy”, duke anashkaluar radhën dhe duke përfituar nga standardet e dyfishta të drejtësisë.
Korreshi nuk kurseu ironinë as ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke thënë se “arritja më e madhe e reformës në drejtësi është se proceset gjyqësore që zgjatnin 16 vite, tani janë shkurtuar… me vetëm 16 ditë.”
“Kemi këtu nënë Zylfien, s’kemi nevojë për atë raportin e Justice. Ça ka bërë nënë Zylfia? Ka bërë vetëgjyqësi, se ka vënë gardh, ka ndarë portën, ka një gjyq penal, që nga 2019 dhe është thirrur më 2025! E kuptoni, është çështje penale! Por bie fjala gjithë kjo reformë a ka një përmirësim të dukshëm? Dhe më thanë se ka përmirësim me 16 ditë! E kuptoni ju se si kemi vajtur. Kemi kaq vite reformë në drejtësi dhe e keni ulur me 16 ditë për në 16 vite që ishte. Njerëzit kanë masa sigurimi dhe kanë harruar ku kanë dosjen. Kur shikon këto raporte nga KLP apo Justice të duket sikur askush nuk shkon në terren të shohë se çfarë ndodh, ku njerëzit presin në radhë për drejtësi. Ja kam këtu çështje që nga viti 2008 dhe jemi në 2025 tani, e kuptoni ku ndodhemi apo jo, unë e kam mandatin e dytë këtu dhe kjo çështje nuk është zgjidhur. Që kur isha avokat”, tha Korreshi.
Deputeti demokrat ironizoi edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke thënë se “bëri reformën territoriale gjyqësore që të zvogëlonte hartën se ishte e madhe”.
“Kjo është drejtësia, reforma territoriale, se tha Ulsiu hajt ta ngushtojmë pak hartën se është e madhe, ta bëjmë më të vogël. Por korrupsioni është shtuar, se e sollët në Tiranë por e rritët, se sa më lartë të jetë, se është Tiranë, aq më shumë e do kapulën me lekë. Dhe presin kur të jepet drejtësia e zbardhet vendimi, pas tre vjetësh, ja kjo është drejtësia juaj. Ca e ca i zgjidhin çështjet me miliona euro, nga katër shkallë për tre vite, nga i fundi te i pari, kurse nënë Zylfia atje ka shtatë vjet. Kurse ajo tjetra për tre vjet tak 3 mln dollarë në xhep për tre vjet”, tha deputeti demokrat.
Nuk mungoi edhe kritika për Policinë e Shtetit, që kap si provë materiale në Korçë një lepur apo për Diellën që pjell 83 deputetë të rinj që do zëvendësojnë ata në sallë.
“Pastaj na dalin lajme Policia me “u kap lepuri”, e lexova në lajme, ishte lepuri si provë. Ose na del KLP-ja procedime kundër 3 prokurorëve, ça drejtësie është kjo? Ore, në fund kam një pyetje për ju, kolegë këtu në sallë. Si do ndiheni tani ju deputetë këtu që Diella do pjellë 83 dobiçë, se do ju zëvendësojë ju, si do ndiheni ju këtu në sallë, jo për gjë?”, përfundoi ligjvënësi.
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me hetimin që ...
Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka zhvilluar takime me qytetarë në zonën e Myslim Shyrit në Tiranë. “Ky qytet është...
Tre biznesmenë janë vënë në pranga, si të përfshirë në skemën korruptive “5D” në Bashkin&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ironizoi sot nga foltorja e Kuvendit deputetët socialistë në sallë, duke i pyet...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ka dhënë detaje sot mbi afatet e zgjedhjes së dre...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të reformës në drejtësi deklaroi se qyteta...
Mazhoranca duket se nuk po e fsheh më nervozizmin përballë kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj....
Në Kuvend, deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi me bindje se kandidati i opozitës për Tiranën, Florjan Binaj, do të ...
Ditën e sotme i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte deputeti i PD, Saimir...
Gjatë Forumit të Paqes në Paris, Kryeministri Edi Rama habiti të pranishmit me një ndërhyrje të papritur në intervist&eu...