Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANA- Në Shqipëri, ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u njoh sot me akuzën për korrupsion, të ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme, për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani në Tiranë. Në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, ai u paraqit sot pranë prokurorëve ndërsa jashtë godinës deputetë demokratë dhe simpatizantë të opozitës, ishin mbledhur në shenjë solidariteti me të. Zoti Berisha e konsideron veten të burgosur politik. Ai përsëriti dhe sot akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila po vepron sipas tij, në bazë të urdhërave politik të kryeministrit Rama dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë apo fakt.
Sot ishte hera e dytë, prej muajit janar, që zoti Berisha doli nga apartamenti i tij, ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, pasi refuzoi të zbatonte masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur nga gjykata në tetor të vitit të kaluar. Deputetë dhe mbështetës të opozitës e pritën atë me brohoritje të shumta kur makina e tij iu afrua godinës së Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur nga prokurorët që po hetojnë rastin e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, në kohën kur ai ishte kryeministër, pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.
Ndonëse u paraqit në mesditë, në orarin e caktuar nga prokurorët, zoti Berisha shpenzoi afro 20 minuta në hyrje të godinës, pasi lexoi një deklaratë të gjatë dhe iu përgjigj pyetjeve te gazetarëve, duke bërë të ditur se “sot unë po shkoj të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama”.
Zoti Berisha qëndroi me prokurorët pak më shumë se 20 minuta. Në dalje ai deklaroi se prokurorët i kishin njoftuar ndryshimin e statusit në raport me drejtësinë: “Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime”.
Ai përsëriti se ndaj tij nuk ka asnjë provë, e po ashtu dhe akuzat e rënda ndaj Prokurorisë të cilën, siç ka bërë dhe më herët, e cilësoi një organizatë kriminale, ndërsa renditi një sërë rastesh korruptive sipas tij, ku janë përfshirë që nga kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, por që siç tha ai, nuk hetohen.
Daljen nga Prokuroria e Posaçme, zoti Berisha e shfrytëzoi dhe për të përshendetur simpatizantët e për të dhënë dhe mesazhe politike.
Në hetimin e procedurave të privatizimit të ish kompleksit Partizani zoti Berisha ka qenë i dyshuar për korrupsion, ndërsa prej sot, kjo është akuza zyrtare ndaj tij. Sipas Prokurorisë ai ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit një kompleks pallatesh. Ndaj zotit Malltezi, i cili u paraqit më vonë në Prokurori, u ngritën akuzat, ato për të cilat ai ishte deri më tani një i dyshuar: “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, të kryer në bashkëpunim me ish kryeministrin si dhe “pastrim parash”. Edhe ai, foli po ashtu për një dosje pa prova e dokumenta./ VOA
Kuvendi TIRANA- Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme, në orën 10:00, në seancën plenare të radhës. Bazu...
TIRANË- Një tender i hapur nga Posta Shqiptare Sh.A, i është dhënë kompanisë së ish-kryebashkiakut të Kuksit...
Peter Szijjarto dhe Igli Hasani TIRANA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun hungarez, Peter Szijjarto. Më...
Elisa Spiropali dhe Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij kryeparla...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime, duke hequr vizat me shtetin e Nikaraguas dhe atë të Kirgizstanit. Miratimi i kë...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ashtu si kreu i PD-së, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për pri...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambientet e SPAK ku dhe është njohur me akuzën e ngri...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas SPAK, Berisha akuzohe...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është njohur me akuz&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një eklaratë para mediave menjëherë pasi u njoh vendimin ...