POLITIKE

Ish-ministri i Ramës kundër idesë për një ministre si Diella: Nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 19:30
Ish-ministri i Ramës kundër idesë për një ministre si

Ish-ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati del kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për një ‘ministër AI’, siç është Diella, e dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë ditës së sotme. Përmes një opinioni të postuar në rrjetet sociale, Bushati shkruan ndër të tjera se, inteligjenca artificiale për t’u implementuar në shoqëritë demokratike, duhet që së paku të vijë përmes politikave të bazuara në studime të mirë-vërtetuara. Sipas ish-ministrit, Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, gjë e cila shpesh na mungon. “Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen”, shkruan Bushati. Ndër të tjera, ish-kryediplomati thotë se ‘në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, pasi ajo mbetet një vlerë e pazëvendësueshme për shoqërinë’.

Shkrimi i plotë:

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema është aktuale por përgjigjja në shoqëritë demokratike vjen përmes politikave që bazohen në studime të mirë-vërtetuara.

Puna krijuese vjen gjithnjë përmes përpjekjesh të mundimshme. Orë të tëra të kaluara duke parë faqen bosh, projekte të hedhura tutje e të rinisura nga fillimi. Shkurt, çdo punë krijuese e çdo projekt kërkon kohë e përkushtim. A mund ta ndryshojë Inteligjenca Artificiale këtë gjë? A mund të kemi produkt pa punë dhe pa përpjekje? A mund ta zëvendësojë Inteligjenca Artificiale njeriun?

Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit arrin në përfundimin se, Inteligjenca Artificiale, edhe pse ka lehtësuar ndjeshëm jetën tonë, nuk mund ta zëvendësojë njeriun, dhe as nuk mund të shërbejë si ilaç ndaj vesit njerëzor.

Elementë të caktuar të procesit të punës së njeriut mund t’i besohen Inteligjencës Artificale. Por në ato raste ku puna ka lidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë individuale, ligjore apo pronësinë intelektuale, Inteligjenca Artificiale nuk e zëvendëson dot njeriun.

 

Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, çka shpesh na mungon. Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen. Është mirë të fokusohemi se si Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë punën tonë në një aspekt apo fushë specifike. Bota njeh plot të tilla si: zbulimet në fushën e ilaçeve, proteinave apo mjekësisë.

 

Falë zhvillimeve teknologjike, kushdo që përgatit një ligj, dokumentacion specifik për një garë, shkruan një artikull apo një libër mund ta bëjë atë më shpejt me një bashkë-autor të inteligjencës artificiale. Për shembull, më ka ndodhur që ta thërras në ndihmë Inteligjencën Artificiale për të përmirësuar një punë që mund të më ketë marrë ditë apo javë të tëra. Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale e ka përmirësuar në vetëm pak sekonda. Qëllimisht e konsiderova “bashkë-autor” pasi nuk është vetëm shkrimi. Gjithçka fillon prej të menduarit. Pra, në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, sepse gjykimi njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm për shoqërinë.

 

Ndaj, duhet të nxisim edukimin që zhvillon kapacitetin njerëzor duke lexuar vetë, bie fjala një tekst të caktuar, dhe jo ta marrim të gatshëm nga Inteligjenca Artificiale. Duhet ta luftojmë dembelizmin dhe politikat që ofrohen si përftuese të aftësive për hir të aftësive.

 

Të rinjtë duhen motivuar për të ruajtur nivelin e përsosmërisë njerëzore që brezat e mëparshëm e kanë bërë të mundur, edhe pse është tunduese ta kontraktojnë atë. Duhet të gjejmë mënyra për t'u përqendruar në të jetuarit e një jete njerëzore, pa e cenuar atë, duke përmirësuar standardet përmes vlerësimit të dijes dhe përpjekjeve njerëzore, dhe jo duke rendur pas eksperimenteve të dëmshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë