Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, ka ngritur shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara nga Edi Rama në Rregulloren e Parlamentit gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së në 11 shtator.
"Në 11 shtator, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se një grup pune, i përbërë vetëm nga anëtarë të Partisë Socialiste, ka punuar mbi disa ndryshime që duhet të bëhen në emërtimin, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare. Asnjë deputet opozitar nuk ishte pjesë e këtij grupi pune, dhe as nuk u ftua që të bëhej pjesë. Propozimet e njëanshme të bëra nga kryeministri Rama përfshinin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, si dhe shkrirjen e komisionit për integrimin evropian me komisionin për punët e jashtme. Komisioni i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga mazhoranca socialiste, një devijim nga tradita e gjatë parlamentare dhe praktika demokratike."
Sipas Bardhit, heqja e drejtimit të Komisionit për Integrimin Evropian përfaqësuesve të opozitës dëmton procesin e integrimit dhe përjashton opozitën nga ky proces.
"Përvec faktit se këto propozime nuk u paraqitën nëpërmjet procedurës së rregullt parlamentare, por gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ato injorojnë tërësisht modelet e vendeve të Balkanit Perëndimor, në të cilat cdo parlament ka një komision të dedikuar për integrimin evropian, i udhëhequr nga opozita (Kosova, Mali i Zi dhe Serbia). Qëllimi kryesor i këtyre komisioneve është të garantojë shqyrtimin e duhur të cdo projektligji lidhur me integrimin evropian, ashtu si edhe të sigurojë një rol domëthënës të opozitës në procesin e integrimit."
Kreu i Grupit të PD-së thekson se miratimi i ndryshimeve të Rregullores në mënyrë të njëanshme, vecanërisht ndryshimeve që prekin integrimin evropian, dëmton frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
"Rregullorja e Parlamentit garanton bashkëjetesën demokratike të partive politike dhe cdo amendament duhet të bëhet nëpërmjet dialogut, konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. Cdo propozim duhet të shqyrtohet nga Këshilli Parlamentar i Rregullores, Mandateve dhe Etikës, i cili përbëhet nga 10 deputetë, në barazi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ky konfigurim ka për qëllim që cdo amendament të mos miratohet nëse nuk ekziston një marrëveshje ndërpartiake. Ndërkohë që ky parim është i rëndësishëm për të gjitha ndryshimet, ai është vecanërisht i rëndësishëm për ato ndryshime që ndikojnë integrimin evropian, i cili është dhe duhet të mbetet një cështje e dakordësisë kombëtare në vend të kontrollit partiak."
Bardhi, në emër të Grupit të PD-së kërkon ndërhyrjen e ambasadave për ndalimin e miratimit në mënyrë të njëanshme të këtyre ndryshimeve nga mazhoranca socialiste, duke u ulur paraprakisht në tryezën e dialogut me përfaqësuesit e opozitës.
"Për këto arsye, me mirësjellje nxisim shkëlqesitë tuaja që të merrni parasysh këto zhvillime dhe në cilësitë tuaj si partnerë dhe miq të cmuar të vendit tonë, të inkurajoni rivendosjen e gjithëpërfshirjes dhe konsensusit në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ruajtja e traditave demokratike nuk është vetëm një cështje me rëndësi të brendshme, por një kërkesë e domosdoshme për rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë".
Këto qëndrime kreu i Grupit të demokratëve i bëri të ditura edhe pas mbledhjes së parë të Konferencës së Kryetarëve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
15 Shtator17:10
Begaj “noterizon” emrat që i dërgoi Rama për ministra të rinj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama4.
Njoftimi:
Pas emërimit të Kryemini...
POLITIKE
15 Shtator16:48
Nesër dy seanca plenare në Kuvend, PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar
Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend, ndërsa PD do të zhvillojë një mbledhje të grupit pa...
POLITIKE
15 Shtator16:39
KLP cakton datën, ja kur çelet gara për drejtuesin e ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kund&eu...
POLITIKE
15 Shtator15:12
Rama sulmon një tjetër gjyqar: Një shkelës i ligjit dhe mashtrues! Riktheu birbon tek AMP-ja
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot sulmin ndaj një tjetër gjyqtari në vend Marko Boshku, për një vendim që ka marr&eu...
POLITIKE
15 Shtator14:23
Niveli i lartë i pesticideve/ Xhixho: Inspektorët u zëvendësuan me patronazhistë, qeveria po rrezikon jetën e fëmijëve tanë
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se jeta e qytetarëve shqiptarë është duke u rrezikuar çdo di...
POLITIKE
15 Shtator13:38
Akuza e Bardhit: Mazhoranca po manipulon me ‘modelin gjerman’ për të mbytur integrimin
Pas përfundmit të mbledhjes së kreut të Kuvendit Niko Peleshi me krerët e grupeve parlamentare, drejtuesi i grupit të PD-së, ...
POLITIKE
15 Shtator13:08
Berisha: Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute me çizme si Lubi Balluku!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një konferencë për mediet se Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute si “L...
POLITIKE
15 Shtator12:08
LETRA/ Berisha: Dumani kërkoi të përdhosë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij të krimit, do e marrë përgjigjen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para gazetarëve tek SPAK akuzoi zyrtarë të lartë, përfshirë Altin D...
POLITIKE
15 Shtator11:30
Lëvizja e radhës/ PS dorëzon ndarjen e Komisioneve në Kuvend
Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht dokumentin me propozimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.
Dokumenti iu është depozituar k...
POLITIKE
15 Shtator11:11
Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar, një takim që vjen tre ditë pas betimit n&eu...