POLITIKE

'Ishte sekuestrim qytetarësh', Baçi: Mbi 1000 efektivë intimiduan protestën, PD do të bëjë kallëzim penal

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2026, 12:14

'Ishte sekuestrim qytetarësh', Baçi: Mbi 1000

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Baçi deklaroi se forcat e rendit vepruan si një "polici politike" me qëllimin e vetëm për të intimiduar dhe frikësuar protestuesit, duke shkelur hapur ligjin dhe të drejtat e njeriut.

Sipas deputetit, regjimi ndodhet në "grahmat e fundit" dhe po reagon ashpër duke humbur kontrollin. Ai e cilësoi praninë e policisë si të paimagjinueshme, me mbi 1000 efektivë të gatishmërisë së plotë, të "egërsuar" dhe të parapërgatitur për të provokuar konfrontim.

"Dhuna policore nisi që në fillim dhe vazhdoi deri në fund të protestës, duke kulmuar me hedhjen e gazit lotsjellës edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku pati përplasje të drejtpërdrejta", theksoi Baçi.

Një nga pikat më të rënda të denoncimit të tij ishte mënyra e arrestimit të qytetarëve.

Baçi u shpreh se policia nuk po kryente ndalime ligjore, por "sekuestrime" të qytetarëve, përfshirë edhe kalimtarë të rastit që nuk ishin pjesë e protestës.

Ai përshkroi skena ku efektivë policie me kapuç në kokë, të cilët "dukeshin më shumë si banditë apo anëtarë të një klani", kapnin njerëz dhe i fusnin në makina pa u lexuar të drejtat apo pa u dhënë asnjë shpjegim.

Deputeti demokrat tregoi se kishte vizituar personalisht Komisariatin Nr. 3, ku 16 persona mbaheshin të ndaluar në kushte izolimi, "sikur të ishin terroristë". 

Në përfundim, Luan Baçi paralajmëroi se Partia Demokratike do të ndërmarrë kallëzime penale ndaj efektivëve të policisë për sjelljen e tyre.

"Kjo nuk është një polici e shtetit ligjor, por një polici mirëfilltas politike që merr urdhra politikë dhe vepron si një organizatë e Partisë Socialiste", përfundoi ai.
Pjesë nga intervista e Luan Baçit:

"Si në çdo regjim, kur është në grahmat e fundit, gjithmonë reagon ashpër dhe humbet kontrollin. 

Kemi parë dje një polici që ka qenë, polici politike, aspak nuk mund ta quajmë polici të shtetit. 

Një polici qysh në krye të herës, qysh në fillim,  kur tha që ne nuk japim leje për protestën, kishte qëllim të vetëm për të intimiduar protestuesit,

Në fakt, Kushtetuta parashikon se nuk kërkohet leje për protestë, por është e drejta e qytetarëve të protestojnë dhe mjafton të njoftojnë vendin dhe orën se ku do të zhvillohet protesta. 

Gjithsesi masat i kishin marrë në mënyrë të tillë të paimagjinueshme më parë, madje ka kaluar me mbi 1000 punonjës policie, të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, që qenë vënë në gatishmëri të plotë dhe të egërsuar, të parapërgatitur për të provokuar protestuesit dhe kjo u duk qysh në fillim të protestës, por edhe në fund kur reaguan shumë ashpër. 

Siç e pamë, ngjarjet u zhvilluan pastaj, precipituan në mënyrë të shpejtë dhe policia është sjellur në mënyrën më të dhunshme të mundshme që mund të ndodhte ndonjëherë, duke i provokuar. 

Arritën deri te selia e Partisë Demokratike, duke hedhur gaz lotsjellës. Madje atje jemi përplasur me forcat e policisë, me skafandra, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ku u rreshtuan përpara portës së Partisë Demokratike, hyrjes së oborrit dhe në çdo rrugë të Tiranës po ndiqnin dhe po kapnin qytetarë të lirë që nuk kishin bërë asnjë veprim tjetër. 

Punonjës policie me kapuç në kokë që dukeshin më shumë, mund t'i krahasoje me një bandit, me një grup bande, me një klan sesa me punonjës policie. 

Ata sekuestronin qytetarë, nuk ishte se i ndalonin, nuk u lexonin të drejtat, por i kapnin, i fusnin në mjet dhe pa dhënë asnjë lloj njoftimi i çonin nëpër komisariate.

Shumë familjarë ishin të shqetësuar duke marrë në telefon vonesën e qytetarëve, vonesën e pjesëtarëve të familjes në shtëpitë e tyre dhe na merrnin në telefon dhe thoshin që mungonin. 

Unë kam qenë për shembull te komisariati numër tre, ku ishin rreth 16 të ndaluar, ishin nga Lezha, ishin nga Mati, ishin nga Fieri, nga Roskoveci.

U futëm në komisariat, i pamë të mbyllur nëpër dhoma dyshe, treshe, a thua kishin kapur banditë, kishin kapur terroristë dhe i mbanin të izoluar.

Unë mendoj se, madje do ta shtroj këtë dhe në strukturat e Partisë Demokratike, në mbledhjet e kryesisë apo të grupit parlamentar që ndaj policisë ne duhet të bëjmë kallëzime penale për mënyrën se si sillen me protestuesit, me qytetarët, për mënyrën se si i ndalojnë, i sekuestrojnë ata, duke u mohuar të drejtat dhe kjo ishte një dhunë e vazhdueshme e tyre, e bëjnë për të intimiduar qytetarët, i frikësojnë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?