POLITIKE

Juristi i njohur: SPAK mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë Rama 4 në pushtet

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 19:09
Juristi i njohur: SPAK mbron Ballukun me akuza të buta për të

Juristi Genci Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, hodhi dyshime të forta mbi veprimet e prokurorisë, duke argumentuar se akuza e ngritur ndaj Ballukut për “shkelje të barazisë në tendera” është një dispozitë ligjore e butë dhe e papërshtatshme për një zyrtar të këtij niveli. Sipas tij, kjo akuzë i adresohet anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo titullarit të një ministrie.

Gjokutaj mbështetet në idenë se SPAK po i shmanget përballjes me korrupsionin në nivele të larta, duke zgjedhur një rrugë ligjore që nuk cënon thelbin e pushtetit. Kjo strategji, sipas tij, ka për qëllim t'i mundësojë mazhorancës aktuale të sigurojë një mandat të katërt qeverisës.

Avokati tha se Shqipëria perceptohet si një “kontaminuese e tmerrshme” edhe për zyrtarët ndërkombëtarë. U përmendën rastet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, dhe hetimet ndaj Komisionerit Evropian, Didier Reynders, i cili loboi për reformën në drejtësi.

Kjo e fundit, sipas Gjokutajt, rezultoi në një kolaps të sistemit. Ky trend sugjeron se ndërveprimi me zyrtarët shqiptarë ka rezultuar shpesh me pasoja ligjore për figurat ndërkombëtare, duke ngritur pyetje serioze për nivelin e korrupsionit vendor.

Gjokutaj shprehet se nga të dhënat e deritanishme të dosjes hetimore, bëhet e ditur se ekziston një “zinxhir urdhrash” që ka funksionuar në mënyrë të përsosur, duke nisur nga ish-ministrja Balluku dhe duke vazhduar me vartësit e saj. Kjo dëshmi përforcon idenë e një përgjegjësie të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta, duke e bërë edhe më të dyshimtë zgjedhjen e SPAK për të ndjekur një akuzë më të lehtë penale.

Gjokutaj:

Atëherë Sonila, është, edhe për teleshikuesit, është një pazëll krejt i thjeshtë. Të gjithë ndërkombëtarët që kanë lobuar në Shqipëri, ka përfunduar në burg, ose në në procedim penal. Merr McGonigalin, merr atë, atë antimafias italiane në Vlorë. Merr këtë Reynders-in, komisionerin Europian për  reformën në drejtësi. Pra, kush ka ardhur këtu, atje ka përfunduar në burg. Llogarisi se çfarë kanë bërë këta tanët këtu. E kupton?

E pra, Shqipëria është një kontaminuese, e kupton, e tmerrshme edhe e ndërkombëtarëve, jo më, jo më administrata e këtyre që u ka dalë boja përfundimisht. Kështu që kjo është një alarm, kjo është për t'u thënë me nota peshorative, është e tmerrshme që prokuroria e Brukselit, një komisioner Europian që lobon për reformën në drejtësi të Shqipërisë, një reformë e cila ju e dini që rezultoi, e kolapsoi sistemin komplet, edhe e anatemuar nga të katër anët, edhe edhe hartën, edhe kodin e ri penal, se këta janë ata që bënë reformat, që po dalin zbuluar përfundimisht, po atje ku ekzistojnë institucionet dhe shteti i së drejtës, ata merren përgjegjësi penale, ndërsa këtu, e kupton, thirren në mbledhjet e qeverisë, nuk japin dorëheqjen, po vijnë të nesërmen.

T'ju shpjegoj një çikë nga pikëpamja ligjore. Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.

Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë. Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?

Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave. Këtu kemi korrupsion, e kupton? Por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?

Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim. Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë