POLITIKE

‘Ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar e korrupsion sistemik’ Sek. e Përgjithshme e PPE-së: E pamë dhe e dëgjuam vetë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 16:06
‘Ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar e korrupsion

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat e cila drejtoi delegacion e nivelit të lartë të misionit faktmbledhës në Shqipëri deklaron se Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira.

Monteserrat nënvizoi se misioni faktmbledhës është dëshmitar i korrupsionit sistemik në Shqipëri dhe është shumë e rëndësishme mbrojtja e pavarësisë gjyqësore

"Ne kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tanë. Na e tha edhe shoqëria civile, që ka një kapje të shtetit nga krimi i organizuar, që ka korrupsion sistemik këtu në Shqipëri dhe që duhet të mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit, kjo është shumë e rëndësishme.

Por, mbi të gjitha, gjëja më e rëndësishme që ka nevojë Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira. Këtë na e kanë thënë që të gjithë: ne kemi nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme”

Pjesë nga intervista me gazetarin Flavio Qarri

Syri TV: Kam kënaqësinë të kem me mua zonjën Dolores Montserrat, Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane. Së pari, faleminderit për kohën tuaj.

Dolors Montserrat: Për mua është kënaqësi të jem këtu me ju.

Syri TV: Një pyetje që vjen natyrshëm: çfarë po bëni në Shqipëri?

Dolors Montserrat: Ne kemi ardhur këtu si delegacion i Partisë Popullore Europiane me 30 anëtarë nga 20 vende të ndryshme të BE dhe kontinentit të Europës sepse PPE ka anëtar nga vendet e BE dhe vende që janë jashtë, siç është rasti i Shqipërisë, që ka deputetë anëtarë në partinë tonë. Ne kemi ardhë si delegacion të ftuar nga anëtarët e partisë tonë këtu për të njohur realitetin që po jeton politikisht Shqipëria.

Syri TV: Ky është një realitet i parashikuar nga rezolutat e ratifikuara nga ju. Ato janë 7 për të qenë të saktë që fillojnë nga shteti që ka marrëveshje të fshehta me krimin e organizuar, për zgjedhjet që nuk ishin fort të ndershme e për të kaluar në disa pika kritike. Në këtë kuptim, faktet që ju po gjeni, si konvergojnë me rezolutat tuaja dhe mbi të gjitha, si mund të ndihmohet kjo Shqipëri të behet pjesë e Bashkimit Europian?

Dolors Montserrat: Gjëja e parë, me këtë delegacion, çfarë kemi bërë? Kemi dëgjuar jo vetëm ata të partisë tonë, por të gjithë partitë e opozitës. Pastaj kemi folur me shumë gazetarë, ambasadorë, shoqërinë civile të Shqipërisë, për të kuptuar dhe për t’u njohur vërtetë me atë çfarë po ndodh këtu në Shqipëri. Ne provuam se nuk kishte asgjë të shpikur në ato rezoluta që ju përmendët sepse kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tonë atë çfarë ka thënë më parë raporti i OSBE-së mbi Shqipërinë.

Syri TV: Për zgjedhjet e fundit.

Dolors Montserrat: Saktë. Është ajo çfarë ka thënë OSBE, ajo çfarë kemi thënë ne në rezolutat tona dhe ajo çfarë kemi dëgjuar sot nga ekspertë, shoqëria civile, opozita e gjerë dhe jo vetëm ata që janë anëtarë të partisë tonë, ambasadorët, gazetarët dhe të gjithë që ne kemi dëgjuar. Pozicioni i PPE është që ne i japim mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtar i BE, por këtu ka nevojë për shumë gjëra. Gjëja e parë që kemi nevojë është të bashkojmë të gjithë opozitën që të vijë ne pushtet dhe kjo opozitë që vjen ne pushtet të ketë një qeveri të bazuar në transparencë, në luftën kundër korrupsionit dhe të qeverisjes së mirë. Sepse kjo është ajo çfarë kanë nevojë shqiptarët.

Ne kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tanë. Na e tha edhe shoqëria civile, që ka një kapje të shtetit nga krimi i organizuar, që ka korrupsion sistemik këtu në Shqipëri dhe që duhet të mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit, kjo është shumë e rëndësishme. Por, mbi të gjitha, gjëja më e rëndësishme që ka nevojë Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira. Këtë na e kanë thënë që të gjithë: ne kemi nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Syri Tv: Edhe ata që mund të konsiderohen më afër qeverisë dhe mazhorancës?

Dolors Montserrat: Kanë kërkuar një reformë elektorale dhe territoriale, por si duhet të bëhet kjo reformë? Me të gjitha partitë e opozitës dhe duhet të vijojë me të gjithë.

Syri Tv: Me të gjithë faktorët.

Dolors Montserrat: Saktë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?