POLITIKE

''Ka edhe ndonjë tjetër''/ Rama ia ngarkon Xhafajt përgjegjësinë për Reformën në Drejtësi?

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 14:24

''Ka edhe ndonjë tjetër''/ Rama ia ngarkon Xhafajt

“M’u kërkua të ndjehem përgjegjës për Reformën në Drejtësi, por kjo nuk është detyrë vetëm e imja. Ka faktorë të tjerë brenda politikës që duhet të ndjehen përgjegjës”, tha Kryeministri Edi Rama.

Një mesazh i qartë gjatë mbledhjes së grupit socialist, duke mbrojtur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku nga kërkesa për heqjen e imunitetit, pavarësisht presionit ndërkombëtar që PS të mos pengonte hetimet e SPAK.

Megjithatë, përpos Ballukut, Rama nuk i kurseu thumbat ndaj brendësisë së partisë, duke i dhënë një shkëndijë tensionit me Fatmir Xhafajn.

Siç u shpreh kryeministri, një një takim me socialistët, këta të fundit kishin bërë përgjegjës Ramën për Reformën në Drejtësi. Por, Rama tha se edhe “ndonjë tjetër” duhet të jetë përgjegjës dhe kamera fokusoi Fatmir Xhafajn.

“M’u tha troç se unë duhet të ndjehem përgjegjës për Reformën në Drejtësi. Copë. Natyrisht jo vetëm unë se ka dhe ndonjë tjetër këtu që mund të ndjehet përgjegjës”, deklaroi Rama me nënqeshje.

Pas deklaratës së kryeministrit, Xhafaj uli kokën, çka bëri të nënkuptohej se thumbi iu drejtua pikërisht atij.

Ky moment nuk është i rastësishëm. Rama dhe Xhafaj kanë pasur edhe më herët përplasje mes tyre. Madje, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Rama e la Xhafajn jashtë listave të sigurta, duke e vendosur në lista të hapur, ku Xhafaj arriti të thyente herësin dhe të siguronte mandatin e deputetit.

Në një intervistë pas zgjedhjeve të 11 Majit, Xhafaj foli hapur për tensionet me Ramën dhe “pengesat” që sipas tij i ishin ngritur gjatë mandatit.

“Po, gjatë kësaj rruge nuk kanë munguar pengesat, ishte një garë e vështirë, shumë konkurruese, me sfida të shumta dhe në disa aspekte jo të barabartë… Nuk mund ta mohoj që ka pasur sulme të ulëta nën brez dhe shpifje në media për të ndikuar në opinionin publik. Por ia dolëm falë votave të vërteta dhe të sinqerta”, u shpreh asokohe Xhafaj.

Në të njëjtën intervistë pas zgjedhjeve, Xhafaj se i ishte kërkuar të ndjehej përgjegjës për Reformën në Drejtësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?