Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me protestën e fermerëve në Korçë. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se qytetarët e këtij vendi, që duan të jetojnë me djersën e ballit dhe frytet e tokës dhe punës së tyre, dalin në rrugë për t’i thënë qeverisë se po ua kalb prodhimet, po ua shkel besën, po ua nëpërkëmb punën dhe po u shkurton jetën.
Ai më tej shtoi se krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive. Sipas tij drejtor i Policisë së Korçës, Gjovalin Loka me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit.
Balliu theksoi se Loka nuk ka faj pasi sipas tij ai është rritur me mësimet e Partisë loke është rritur dhe bërë polic, duke e nisur nga arma e pabesë dhe vrastare e Sigurimit të Shtetit. Ai shtoi se Partia Demokratike i kujton Gjovalin Lokës dhe sigurimsave të mbledhur nga Taulant Balla dhe Edi Rama në radhët e policisë, se dita e llogaridhënies nuk është e largët.
DEKLARATA E KORDINATORIT TË RAJONIT TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU:
Të nderuar qytetarë, Pamjet që vinin sot nga protestat e fermerëve të Korçës ishin dy herë të dhimbshme. Së pari qytetarët e këtij vendi, që duan të jetojnë me djersën e ballit dhe frytet e tokës dhe punës së tyre, dalin në rrugë për t’i thënë qeverisë se po ua kalb prodhimet, po ua shkel besën, po ua nëpërkëmb punën dhe po u shkurton jetën.
Së dyti, krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive.
Gjovalin Loka, drejtor i Policisë së Korçës, me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit, kulakëve të fshatrave të kësaj treve punëtore dhe të mençur.
Loka nuk ka faj, sepse me ‘mësimet e Partisë loke’ është rritur dhe bërë polic, duke e nisur nga arma e pabesë dhe vrastare e Sigurimit të Shtetit. Partia Demokratike i kujton Gjovalin Lokës dhe sigurimsave të mbledhur nga Taulant Balla dhe Edi Rama në radhët e policisë, se dita e llogaridhënies nuk është e largët.
Përfshirja e tij në mbrojtjen e bandave të partisë që vjedhin zgjedhjet, dora e tij e zgjatur mbi protestuesit e opozitës në Tiranë, banditizmi i tij i sotëm përballë fermerëve, janë në turpin e tij, por edhe në nderin e opozitës për të mos i falur.
Për dijeni të publikut, duam të theksojmë se Gjovalin Loka e ushtron detyrën në paligjshmëri. Neni 38/g i ligjit nr 12/2018 të 5 marsit 2018, ua ndalon ish-punonjësve të Sigurimit detyrat shtetërore dhe në polici. Thirrja e tyre në uniformë është, jo vetëm e paligjshme, por edhe provokim.
Gjovalin Loka ka ndërruar uniforma, por jo zakon. Ai i sheh ata që dalin kundër Rilindjes si ‘armiq të partisë’. Si ‘si armik të popullit’, si të paligjshëm në detyrë, dhe fuks të Sigurimit do ta trajtojmë edhe ne!
Publikut duam t’i kujtojmë standardin e dyfishtë të Lokës dhe kolegëve të tij në Policinë e narkoshtetit. Siç keni parë nga dosja ‘Metamorfoza’, dhe dhjetëra të tjera të shërbimeve të huaja të sigurisë, Loka dhe sivëllezërit e tij u bëjnë servis narko-trafikantëve.
Siç e shihni çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, ata u hapin rrugë të fortëve me makina të shtrenjta. Krejt të kundërtën bëjnë me shqiptarët e thjeshtë, që dalin në rrugë me zetorë, për bukën e gojës, jo për pushimet në Maldive. Turp, turp, turp!
TIRANË- Në Komisionin e Sigurinë Kombëtare, u zhvillua sot seancë dëgjimore me grupet e interesit në lidhje me projektligji...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit duke akuzuar se po k&eu...
Edmond Spaho dhe Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë sot në Komisionin për Ekonominë dhe...
Kellici TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme disa dokumente para dyerve...
Arbian Mazniku TIRANA- Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 or&...
Foto ilustruese HIMARË- Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjessme në bashkinë e Himarës. Ndërkohë sot ësht&e...
Bledi Çuçi TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e javës së fundit të këtij sesioni....
Arbian Mazniku TIRANA- Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku është paraqitur në SPAK. Mazniku ka mbë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin. Berisha tha se ministri...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ministri i Brenshëm Taulant Balla, ish-student në Rumani ...