Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ka bërë përpjekje për të zgjatur mandatin e tij në krye të institucionit, duke ndryshuar Kushtetutën.
Berisha tha në emisionin “Opinion” se këto përpjekje Altin Dumani i ka bërë duke amnistuar krerët e lartë të Qeverisë, teksa hodhi akuza edhe për ish-ministrin e Drejtlsisë, Ulsi Manja, ku sipas tij, ka regjistrime që flet për marrjen e 500 mijë eurove nga një “çun Londre”, teksa i kërkon dhe një çantë Louis Vuitton.
Sali Berisha: Lubia, e cila është e zhytur në dosje, me të cilat ajo në mënyrë absolute me çdo drejtësi dënohet të paktën me 60 vjet. Dhe harroje se ka vjedh pa ndarë paret me të. Erion Veliaj vjedhjet e mëdha që ka bërë me Edi Ramën i ka të amnistuara nga Altin Troplini. Për çfarë është Veliaj në burg? Për djegësin e Tiranës?
Blendi Fevziu: Jo nuk është për atë…
Sali Berisha: Për djegësin e Tiranës, Altin Troplini, ky pengmarrës pa ligj dhe moral. Pse i fali ai këta?
Sali Berisha: Edi Ramën, Olsi Ramën, Lubi Ballukun, etj. Pse i fali? I fali se donte mandat të dytë.
Blendi Fevziu: Nuk ka mandat të dytë, është hapur gara.
Sali Berisha: Kush e deklaroi? E deklaroi përfaqësuesja e SHBA-ve. Gjatë dy viteve jam detyruar ta denoncoj të paktën 10 herë përpjekjen e tij puçiste për të ndryshuar kushtetutën për mandatin e tij. Kapte Ulsi Manjën… Dilte Ulsi Manja në regjistrime që i thoshte çunit të Londrës, ‘A i more ato 500 mijë euro ti?’. Po po, i thoshte Ulsia, por më duhet edhe një çantë Louis Vuitton.
Blendi Fevziu: Çfarë e donte çantën ai? Ai uk është grua
Sali Berisha: Jo se dhurohen ato çanta. Ndoshta dhe burrat i mbajnë, por unë e di që dhurohen. Pra Louis Vuitton i thotë Ulsi Manja…. ‘Për kë e don ti?’ Dhe e këput ai ja thotë ato të vetat. Janë regjistrime këto
Në një moment, Berisha shprehet për Dumanin: “I mori peng këta që të zgjasë mandatin”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
18 Shtator22:38
“Rama po bën çdo gjë për ta zhdukur përfundimisht”, Berisha flet për shkarkimin e Erion Veliajt: Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje
Zgjedhjet e parakohshme vendore në Tiranë nuk janë anashkaluar nga vëmendja e kryetarit të opozitës, Sali Berishës.
Në ...
POLITIKE
18 Shtator22:28
"Për Olta Xhaçkën desh u rrahën me grushte në Gjykatë", Trondit Murrizi: Nuk pranonin ta hetonin
Deklarata tronditëse ka bërë ish–deputeti demokrat Myslim Murrizi në lidhje me standardin e strukturës së Posaçme K...
POLITIKE
18 Shtator22:07
“Nuk mund të pranoj mitizimin e këtij njeriu”, Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
Nga emisioni “Opinion” kryetari i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer përsëri akuzat ndaj kreut të SPAK,Altin Dumani.
Kryedemokrati th...
POLITIKE
18 Shtator21:57
Berisha: Ne do të futemi në zgjedhjet e Tiranës! Ja kush është kandidati im i përzgjedhur
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor, por e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve t...
POLITIKE
18 Shtator21:52
Seanca parlamentare, gazetari Hoxha: Rama u soll sot me opozitën më keq seç sillet Vuçiçi me deputetin shqiptar
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gjatë diskutimit për skandalin e sotëm në Kuvend, k...
POLITIKE
18 Shtator21:50
Parlamenti miratoi kabinetin Rama 4, Reuters: Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit
Parlamenti i Shqipërisë konfirmoi të enjten një mandat të katërt katërvjeçar për kryeministrin Edi Rama, i cili u...
POLITIKE
18 Shtator21:47
Paradoksi/ Rama flet për IA dhe shoqëri pa cash, qeveria gjermane paralajmëron: Kujdes me pagesat në Shqipëri
Nëse do të kuptosh kulmin e paradoksit mes propagandës së Edi Ramës, që serviret edhe në mediat e huaja, me realitetin n&eu...
POLITIKE
18 Shtator21:43
Paqja fiskale/ Qeveria fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet
Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fund...
POLITIKE
18 Shtator21:19
Skandali Rama-McGonigal/ Gazetari amerikan: Njeriu që duhej të na mbronte, u bë tradhtar! U korruptua nga zyrtarët shqiptarë kur ishte akoma në FBI
Nga Roger Stone, STONE ZONE
Charles McGonigal dikur ishte një emër i madh në FBI. Për më shumë se dy dekada ishte ai që...
POLITIKE
18 Shtator21:22
Fjalimi i Diellës në Kuvend, Berisha: Ka ndodhur akti më i rëndë, u përdhunua Kushtetuta
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dekretit të presidentit për emërimin e ministres virtuale Diella. Ber...