U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
TIRANË- Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Vangjeli në denoncimin e saj të shoqëruar dhe me dokumente, shprehet se kryetari i Këshillit të qarkut Lezhë ka kryer veprime antiligjore duke dhënë leje ndërtimi për ndërtesa shumëkatëshe në Shëngjin.
Ajo thotë se me ndërtimin e këtyre ndërtesave zaptohet çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm. Sipas saj pjesë e kësaj "skeme antiligjore dhe ndarjes së parave" janë edhe Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria. Vangjeli thotë më tej se pasi përfundon ndërtimi me dokumente "antiligjore", objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.
"Kështu pasurohen qeveritarët e Ramës, dhe pseudo biznesmenët të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje. Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj leje ndërtimi dhe të tjerave të ngjashme me të duke kujtuar institucionet dhe shkelësit konkretë se kallzimi penal është gati.", thotë Vangjeli ndër të tjera.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kryetari i këshillit të Qarkut Lezhë Agron Ivani, me anë të vendimit të tij nr.8, datë 19 Maj 2023 ka miratuar leje ndërtimi (shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues), sipas vendimit të KRRT-së qarku Lezhë nr.24, datë 31 Mars të vitit 2009, me objekt:
“Objekt banimi dhe shërbimi 1, 8, 9, 10 kate me një kat parkim nëntokë në ishull Shëngjin Lezhë”.
Afati i kësaj leje ndërtimi është deri 31 Maj 2028.


Përveç faktit që investitori sipas kësaj lejeje është një subjekt i cili ka deklaruar një kapital 10 mijë lekë dhe ka vetëm 3 vite aktivitet tregtar aktiv, pa publikuar asnjë bilanc në QKB, përmes kësaj lejeje lëshuar nga Këshilli i Qarkut, nënshkruar nga Agron Ivani dhe specialisti i planifikimit Ferdinand Ndoj është vepruar në kundërshtim me nenet 27, 40, 59 të ligjit nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
Leja e ndërtimit, dt. 13. 05. 2023 e Këshillit të Qarkut Lezhë për ’Shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues’ është e paligjshme për disa arsye:
1- Dispozitat kalimtare të Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’ (legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 1 përcakton se ”Për lejet e ndërtimit, të cilave u ka përfunduar afati i zbatimit të punimeve, përcaktuar në formularin e lejes përkatëse, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, shtyrja e afatit mund të kryhet nga autoriteti përgjegjës, me kërkesë të zhvilluesit, me kushtin që të mos kenë kaluar më shumë se 10 vjet nga data e miratimit të lejes së ndërtimit dhe subjekti të ketë paguar paraprakisht penalitetet e parashikuara nga neni 52, i ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.
Leja origjinale është e dt. 31. 03. 2009, pra më shumë se 10 vjet.
2- Neni 40 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’
(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 6 përcakton se ”Për punimet e filluara prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe ende të papërfunduara, sipas projektit të miratuar, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejes së ndërtimit përcakton mënyrën e ndërtimit të detyruar ose vendos prishjen apo konfiskimin e ndërtimit”.
Neni 59 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’
(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 4 përcakton se”Zgjatja e afatit të lejes dhe ndryshimi i subjektit zbatues për lejet e ndërtimit të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kryhen sipas përcaktimeve të këtij ligji”.
Dhe neni 27 ‘Autoritetet përgjegjëse’, përcakton se “Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e territorit janë: 1. Këshilli Kombëtar i Territorit. 2. kryetari i bashkisë.” dhe në asnjë rast Këshilli i Qarkut.
Pra, Këshilli i Qarkut ka kryer funksione që i përkasin autoriteteve të tjera të zhvillimit.
Këto veprime antiligjore të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë sigurisht nuk kryhen pa u vënë re nga institucionet e tjera ligjzbatuese por pjesë e kësaj skeme antiligjore dhe ndarjes së parave janë sigurisht edhe Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria.
Me bekimin e tyre, lejohet të shkelet ligji me të dyja këmbët, duke ndërtuar godina shumëkateshe në Shëngjin, e duke zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm.
Por nuk mbaron këtu, pasi përfundon ndërtimi me dokumente tërësisht antiligjore, objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.
Kështu pasurohen qeveritarët e Ramës, dhe pseudo biznesmenët të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje.
Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj leje ndërtimi dhe të tjerave të ngjashme me të duke kujtuar institucionet dhe shkelësit konkretë se kallzimi penal është gati….
klodian tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar deklaratën e ish-zëvend&...
Kreshnik Hajdari TIRANË - Anëtar i Kryesisë së Partisë demokratike, Eno Bozdo ka publikuar ditën e sotme denoncimin e një...
Albana Vokshi TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare t...
Almasri, Meloni, Saviano ITALI - Shkrimtari dhe gazetari Roberto Saviano ka folur së fundmi mbi hetimin ndërkombëtar të kryeministres i...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka treguar se protesta e thirrur me 8 shkurt, nuk do të jetë si të shkuarat, por ...
Klevis Balliu TIRANË - Kordinatori Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, ka denoncuar sot bashkë me banorët e zonës së Lan&...
Sali Berisha GJERMANI -Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin Kombët...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar Konventën e PL, që u mbajt paraditen e sotme n&...
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është më e zemëruar se kurrë dhe nuk do t’i japë opozitës k&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor t&...