Ky është hoteli në Santorini që frymëzoi vilën e Belinda Ballukut në Palasë
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në SYRI TV me Arnold Kariqin, ka folur në lidhje me protestën kombëtare të thirrur nga opozita në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.
Baçi u shpreh se edhe këtë herë nuk do të mungojnë simpatizantët, anëtarët, drejtuesit e Partisë Demokratike të Degës Fier, por edhe qytetarë për të qenë pjesëtarë të protestës.
Gjithashtu Baçi theksoi se qytetarët e kanë në dorë se si do të shprehin zemërimin e tyre në këtë protestë të thirrur opozita, ku kjo e fundit do të jetë në krah dhe në ballë të tyre.
Baçi: Fieri si gjithmonë, të paktën për në këto vite të opozitës, kur ka qenë puna për protestë, ka qenë vërtet nga qarqet më të angazhuara dhe më rezultativë dhe në veçanti dega e Fierit dhe Bashkia e Fierit, ku Partia Demokratike Dega Fier ka kryer aktivitetin e vet. Edhe këtë herë nuk do të mungojnë simpatizantët, anëtarët, drejtuesit e Partisë Demokratike, por edhe qytetarë për të qenë pjesëtarë të protestës. Ka filluar ikja që në mëngjes, madje nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike, nga ata që janë të përhershëm në pjesëmarrjet e protestave dhe që e dinë mirë vështirësinë që kanë gjatë ditës në rrugë, për trafikun e rënduar dhe për vështirësitë e gjetjes së parkimeve në Tiranë, për të arritur pastaj në kohë në shesh aty ku zhvillohet protesta.
Kështu që ikjet kanë qenë masive, kanë qenë të përhershme, madje unë dhe në këto momente që jam, jam në makinë me qytetarë jam, me anëtarë të Partisë Demokratike në makinë, ndalova në rrugë që kishim lënë orarin bashkë për të dhënë këtë intervistë dhe patjetër do të jetë një nga protestat më të fuqishme që ka pasur ndonjëherë Partia Demokratike. Madje do të thoja më të fuqishme. Gjithmonë protestat kanë qenë të fuqishme. Kujtojmë protestën e 22 dhjetorit.
Kishte shumë analistë, shumë media afër me pushtetin që prisnin të kishte një dështim, priste mos të kishte pjesëmarrje, por në fakt ngelën të habitur, ngelën me gojë hapur si i thonë fjalës, edhe disa media që bëjnë filmime me dron para apo një orë para se të fillojë protesta apo disa orë pasi ka mbaruar protesta për të dizinformuar, por këtë herë nuk folën dot, do ta kenë gojën mbyllur edhe sot në 24 janar, të shtunën në orën 17:00 te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, kur protesta do të jetë e fuqishme, do të jetë madhështore, do të jetë e mbushur me qytetarë dhe me demokratë për të treguar fuqinë e madhe të Partisë Demokratike, të opozitës të tërësi dhe pakënaqësinë popullore.
Duhet të jetë një protestë që shfaq zemërim, që shfaq mërzitje. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, Arnold, më lejo ta them, që nuk kam qenë asnjëherë pro protestave me muzikë, me mitingje, pse jo edhe protesta me folës nëpër podiume. Ky është një mendimi im personal.
Kariqi: Çfarë ideje po jepni zoti Baçi? Pra një protestë të jetë më e fortë, më e vendosur, më e gjatë?
Baçi: Po. Po, absolutisht. Protestë e fuqishme, protestë e qëndrueshme, protestë me zemërim. Qytetarët janë të zemëruar, demokratët janë të zemëruar dhe zemërimi nuk nxirret, mllefi nuk nxirret me muzikë, me podiume, as me fjalime kushdo qofshin ata që mbajnë fjalime, se fjalimet ua dëgjojmë të gjithëve si politikanëve, edhe intelektualëve dhe qytetarëve të ndryshëm. I dëgjojmë nëpër foltore apo nëpër nëpër televizione apo biseda nga më të ndryshmet.
E them këtë për arsye se ky është dhe mendimi i qytetarëve, mendimi i demokratëve, duhet të ketë një qëndresë, duhet të ketë zemërim, duhet të ketë diçka, se ka zemërim, ka mllef, ka mërzitje. Dhe për mua, ideja ime ka qenë gjithmonë, dita që protestojnë qytetarët, proteston opozita, pushtetin e kanë në duar qytetarët dhe ata duhet të vendosin se si do të zhvillohet protesta. Mund të bëni pyetjen se çfarë do të ketë sot protesta. Unë nuk jam në gjendje të përgjigjem se çfarë do të ketë sot në protestë dhe si do të zhvillohet protesta, për arsye se nuk mund të parashikoj absolutisht asnjë gjë se si duhet ta shprehin zemërimin qytetarët në tërësi dhe në përgjithësi. Pra është në duart e tyre, është në mendimin e tyre.
Patjetër që organizatore është Partia Demokratike, opozita, patjetër që ne jemi në krah dhe në ballë të tyre dhe mbajmë, në kuptimin e mirë të fjalës, përgjegjësi për zhvillimin e kësaj proteste, por ama lëvizja e qytetarëve, zemërimi i qytetarëve shprehet gjithsecili në mënyrën e vet.
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke bërë thirrje për largimin e men...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për shtetasit amerikanë në Sh...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do t&...
Rreth 500 qytetarë të organizuar nga Vlora janë nisur për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga Partia De...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protest&eum...
Sot në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare në Tiranë kundër asaj që e cil&eum...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në bulevardin para Kr...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur përfaqësues të lartë shtetërorë nga Ballkani në një takim për poli...
Luçiano Boçi ka folur për protestën që do të mbahet më 24 janar në orën 17:00. Ai theksoi se Grupi Parlamenta...
Nga Adriana Kalaja Faktet penale janë kokëforta për Irenën me 3 mbiemra.. .. Pasi vrasësit me pagesë përgjatë k&...