POLITIKE

Kalaja: Ergys Agasi ka ndikuar në vetingun e Irena Gjokës, Altin Dumani ka amnistuar çështjen e saj

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 19:05
Kalaja: Ergys Agasi ka ndikuar në vetingun e Irena Gjokës, Altin

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares Irena Gjoka Maneku Shpata, pavarësisht  provave që lidhen me një dënim dhe dëbim të saj në Greqi, si dhe mosdeklarim të këtyre të dhënave në formularët zyrtarë.

E ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja ngriti akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të tij. Ajo deklaroi se çështja është ndjekur dhe më pas “amnistuar” nga kreu i SPAK, Altin Dumani, duke u shprehur për një marrëveshje mes tij dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Kalaja solli si argument një vendim të një gjykate në Athinë të vitit 2004, ku sipas saj rezulton se vetë gjyqtarja ka qenë në dijeni të procedimeve ndaj saj. Ajo shpjegoi se gjykata e Athinës kishte shpallur moskompetencën dhe e kishte kaluar çështjen për shqyrtim në Janinë, duke rrëzuar, sipas saj, pretendimet se Gjoka nuk kishte dijeni për procesin.

Në deklaratat e saj, Kalaja u shpreh mbi sistemin e drejtësisë se funksionon mbi baza shantazhi, përmes materialeve komprometuese dhe pazareve të brendshme. Ajo foli gjithashtu  për ndikime politike dhe tentativa për devijim të vëmendjes publike, duke përmendur edhe emrin e Belinda Balluku si pjesë e një skeme të tillë.

Sipas saj, mosdeklarimi i një dëbimi apo dënimi përbën shkelje të ligjit për dekriminalizimin (ligji nr. 138/2015), i cili kërkon deklarim të plotë të së kaluarës nga funksionarët e drejtësisë.

Ajo theksoi se rasti në fjalë lidhet me një klimë më të gjerë problematike në sistemin e drejtësisë, duke përmendur edhe vendimmarrje të mëparshme të gjyqtares Gjoka në çështje me rëndësi të lartë publike.

Bledar Maksuti ka emrin e prokurorit. Këtë çështje e ka ndjekur Altin Dumani, e ka amnistuar Altin Dumani dhe është marrëveshja midis Altin Dumanit, ashtu siç unë e deklarova pardje, me Irena Gjokën.

Nëse do më lejosh të jap vetëm dy argumenta.

E para njëherë, lidhur me dijeninë, po merrem me paragrafin e dijenisë. Ju e dini shumë mirë, unë për momentin sepse u ndodha në, në momentin e fundit të këtij njoftimi për të dhënë këtë intervistë, ua kam sjellë dhe disa ditë më herët. ka një vendim të gjykatës së Athinës. Pra, kërkuesja në gjykatën e Athinës është Irena Gjoka, Shpata, Maneku. Dhe gjykata e Athinës çfarë thotë? Shpall moskompetencën, është vendimi i 2004-ës, pra për ta kuptuar publiku që ka dijeni të plotë Irena me disa mbiemra. Dhe gjykata e Athinës e ka kaluar për kompetencë në Janinë, sepse thotë, Athina nuk është kompetente për të gjykuar këtë çështje, sepse vepra penale ka ndodhur në Janinë dhe gjykata, në Kakavijë, dhe gjykata kompetente për të zgjidhur çështjen është gjykata e Janinës. Pra, bie argumenti i prokurorit dhe i pushtetit të kriminalizuar që gjyqtarja me disa mbiemra nuk ka dijeni.

Ndërkohë, unë i qëndroj shumë fort deklaratës që dhashë mbrëmë, që e gjitha kjo, i gjithë sistemi i drejtësisë është i bazuar në këto shantazhet e videove, e të fotove, e të pazareve, e të prokurorëve të SPAK-ut që janë filmuar dhe fotografuar nëpër zyrat e tyre duke marrë para. Kështu që mua personalisht, ky është opinioni im personal, mua personalisht nuk më duket e rastësishme as kjo video apo skandal seksual me KLP-në. Ishte paralajmërim. 

Atëherë, por në dijeninë time, kjo është e organizuar nga Belinda Balluku për të bërë zhvendosjen e vëmendjes dhe sot dhe nesër dhe pasnesër të gjithë njerëzit të merren me një veprim, një krim seksual të një anëtari të KLP-së dhe të mos merren me ato skandale që unë ju denoncova. Dhe akoma sot nuk kam një përgjigje, pse banda më e rrezikshme e Durrësit ka emëruar një prokurore nga Durrësi në Tiranë? Ndërkohë që kunat dhe vëllai i saj në prokurorinë e Tiranës.

Pse Ergys Agasi është e përfshirë drejtpërdrejtë në kalimin e vetingut te Irena Gjokës? Pra i gjithë sistemi i drejtësisë është i lidhur, është ngritur mbi shantazhe, mbi vënie përpara videove apo fotove jo vetëm intime, por edhe fotove dhe videove korruptive dhe në këtë mënyrë, jo se prishej një gjë më, më korrekte dhe më ligjore, por të arrihej deri në këtë pikë që të mos kenë të paktën një fije moral dhe integritet dhe të dalin të kundërshtojnë dhe veprimet e veta, ky është kulmi.

Jo dëbimi, është me kusht që të deklarohet. Është një nga kushtet e deklarimit në formularin e ligjit 138 të 2015-ës.

Ka dhe një element tjetër që ta kuptojë publiku. Është gjyqtarja që amnistoi dhe dosjen e Surrelit të Edi Ramës dhe Linda Ramës. Është e njëjta gjyqtare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan