POLITIKE

Kalaja rrëfen momentet e dhunës në protestë: Më goditën me skafandër në kokë dhe shkelma

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 18:13

Kalaja rrëfen momentet e dhunës në protestë: Më

Aktivisti i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka rrëfyer momentet e tensionuara gjatë protestës së fundit të opozitës para Kryeministrisë, duke pretenduar se është dhunuar nga forcat e policisë.

I ftuar në studion e News24, Kalaja tregoi se fillimisht ishte larguar nga protesta pas hedhjes së gazit lotsjellës, por më pas ishte rikthyer.

“Kur janë hedhur granatat e gazit jam larguar dhe më pas mendova të rikthehesha në protest. Kur erdha ishim jo më shumë se 30 persona. Policia ishte vendosur gardh, nuk kemi shfaqur rrezikshmëri, madje Luçiano Boçi hoqi edhe kundragazin dhe kemi mbajtur një deklaratë për mediat,” u shpreh ai.

Sipas tij, situata u përshkallëzua në momentin kur po ndihmonte deputetin Klevis Balliu.

“Kur po tërhiqja deputetin Klevis Balliu jam goditur fillimisht me skafandër në kokë. Në ato momente e kam tërhequr skafandrën se më goditi në fytyrë, kam marrë dy shkelma në pjesën e poshtme dhe jam goditur tre herë me spraj,” deklaroi Kalaja.

Ai shtoi se një nga goditjet me spraj i shkaktoi probleme serioze në shikim.

“Për fat të mirë kisha syze dhe nuk kam pësuar dëme të mëdha, por një goditje me spraj më dëmtoi më shumë në sy, ku humba shikimin për katër orë,” tha ai.

Kalaja rrëfeu se momenti më i rëndë ishte kur u godit nga pas.

“Goditja fatale ishte kur i ktheva shpinën policisë dhe u godita me skafandër. Kam ecur pak dhe kam rënë në tokë në pllakat e bulevardit. Kapa këmbën e një personi dhe i thashë ‘më ndihmo’,” tregoi ai.

Sipas tij, ndihma mjekësore ka ardhur me vonesë dhe fillimisht mendoi se do të dërgohej në QSUT, por më pas u transportua në Spitali i Traumës.

“Në ambulancë ishim shumë persona. Më vendosën një qafore për dëmtimet e pësuara dhe më pas, pasi bëra skanerin, u konstatua shembje pas koke, në qafë dhe në shpatull, pasi kisha mpirje të dorës,” u shpreh ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë