Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Njoftimin e bëri vetë Presidenti Trump gjatë një interviste ekskluzive të premten me gazetën “The New York Post” në bordin e avionit presidencial Air Force One.
Presidenti Trump beson se Presidenti rus Putin “ka ndjeshmëri” për të vrarët në fushën e betejës.
“Ai dëshiron që njerëzit të mos vazhdojnë të vdesin”, citon gazeta “The New York Post”, të ketë thënë Presidenti Trump.
Presidenti Trump këmbëngul gjithashtu se lufta trevjeçare "nuk do të kishte ndodhur kurrë" nëse ai do të ishte president në vitin 2022. "Unë kam patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë me Putinin", tha ai.
I pyetur se sa herë kishte folur me presidentin rus, zoti Trump u përgjigj: "Më mirë të mos e them". Presidenti Trump siguroi se ai ka një plan konkret për t'i dhënë fund luftës.
"Shpresoj që kjo të ndodhë shpejt. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Kjo luftë është kaq e keqe dhe unë dua t'i jap fund kësaj gjëje të mallkuar".
Duke iu drejtuar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, që iu bashkua të premten në mbrëmje presidentit në zyrën e tij në bordin e avionit presidencial Air Force One, Presidenti Trump tha: "Le t'i fillojmë këto takime. Ata duan të takohen. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Ushtarë të rinj e të bukur po vdesin. Të rinj si djemtë e mi. Në të dyja anët. Në të gjithë fushën e betejës".
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk konfirmoi apo hodhi poshtë të artikullin e gazetës “The New York Post” rreth bisedës mes dy presidentëve.
“Ndërsa administrata në Uashington zgjeron punën e saj, lindin shumë komunikime dhe këto komunikime kryhen nëpërmjet kanaleve të ndryshme”, tha zoti Peskov për gazetën ruse Izvestia.
Siç është raportuar më parë nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba në Shtëpinë e Bardhë të premten, më 7 shkurt, se ai ka të ngjarë të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.
I pyetur nga gazetarët nëse Nënpresidenti amerikan J.D. Vance, i cili do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, planifikon të takohet me zotin Zelensky javën e ardhshme, Presidenti Trump u përgjigj: "Unë ndoshta do të takohem me Presidentin Zelensky javën e ardhshme dhe ndoshta do të flas me Presidentin Putin".
"Ai (Zelensky) mund të takohet me mua javën e ardhshme. Sa herë që ai të dojë. Unë jam këtu", shtoi presidenti amerikan.
Kur u pyet nëse ky takim do të zhvillohej në Uashington, Presidenti Trump u përgjigj: "Ndoshta në Uashington. Unë nuk do të shkoj atje" [në Mynih].
Më herët të premten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se donte të takohej me Presidentin Trump përpara se të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin, "përndryshe do të duket si një dialog për Ukrainën, pa Ukrainën".
Ai tha se ishte gati të negocionte me Presidentin Trump për një marrëveshje për elementët e rrallë të nëntokës dhe mineralet e tjera në këmbim të mbështetjes financiare:
“Nëse po flasim për një marrëveshje, atëherë le të bëjmë një marrëveshje, ne jemi vetëm për këtë”, tha Presidenti ukrainas Zelensky për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth do të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) që do të mbahet në Bruksel të mërkurën, njoftoi Pentagoni të premten në mbrëmje.
Gjatë vizitës së tij të parë në Evropë si Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që fillon të hënën, zoti Hegseth është planifikuar të diskutojë me ministrat e NATO-s nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të Aleancës, për të forcuar udhëheqjen evropiane dhe për të zgjeruar kapacitetet e industrisë së mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha më 31 janar se lufta e Rusisë në Ukrainë ka arritur në një ngërç, me vuajtje si për ukrainasit ashtu edhe për rusët dhe se detyra e Presidentit Donald Trump është t'i japë fund konfliktit dhe të arrijë paqen e qëndrueshme. Kjo kërkon fillimin e negociatave ku të dyja palët do të duhet të "sakrifikojnë diçka".
Sekretari Rubio i shprehu mendimet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë një interviste me gazetaren Megan Kelly./VOA
LaCivita, Sali Berisha TIRANË - Bashkëdrejtuesi i fushatës së fundit zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivit...
Belind Këlliçi TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar arrestimin...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" n&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Në një post...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë reagim për arrestimin e kryebahskiakut të Tiranës Erion Veliajt, nj&eu...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij. Në reagimin e tij, Vel...
TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi në orët e mbrëmjes së sotme për arrestimin e tij ku veç familjes, kolegëve t&eu...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne me urdhë...
TIRANË- Mediat e huaja po i bëjnë jehonë arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Media italiane "Affaritalia...
Erion Veliaj TIRANË - Arrestimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Gazeta amerikane "Washington...