Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij. Në reagimin e tij, Veliaj thotë se nuk e befason ky fund absurd, sipas tij, i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori të cilin e etiketon si lunatik.
Ai shton se tani nuk ka më detyrimin të heshtë për çfarë i kanë parë sytë në sjelljen me familjen tij dhe për çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Veliaj thotë se ka respektuar, si gjithë të tjerët, vijën e tyre politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Kryebashkiaku thotë se i vjen keq për bashkëshorten e tij që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla. Gjithashtu ai thotë se i vjen keq për nënën e tij, që zemër plasur në çdo betejë të tij, këto 20 vite, sipas t Veliajt , nuk iu ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.
"Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani. Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve", thotë Veliaj.
REAGIMI:
Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë. Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.
Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën. Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.
Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani. Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve.
U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.
TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi në orët e mbrëmjes së sotme për arrestimin e tij ku veç familjes, kolegëve t&eu...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne me urdhë...
TIRANË- Mediat e huaja po i bëjnë jehonë arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Media italiane "Affaritalia...
Erion Veliaj TIRANË - Arrestimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Gazeta amerikane "Washington...
ITALIA- Qeveria italiane po shqyrton një plan për të transformuar dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri në qendr...
Dashamir Shehi TIRANË - Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se arrestimi i Veliajt sipas tij është...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hën&...
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa pritet të kthehet në Shqipëri për të zbatuar mas&eu...
Erion Veliaj TIRANË - Lëvizja Bashkë ka lajmëruar protestë pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiran&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi foli sërisht pë...