POLITIKE

Kamberi: Serbia nuk po zbaton marrëveshjet për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 11:42

Kamberi: Serbia nuk po zbaton marrëveshjet për shqiptarët në

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe komunitetit shqiptar, duke ngritur shqetësime për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite dhe mungesën e avancimit të të drejtave të tyre.

Sipas tij, pavarësisht marrëveshjeve të arritura që pas vitit 2001, institucionet serbe nuk kanë përmbushur detyrimet e marra, ndërsa ai akuzon qeveritë e njëpasnjëshme në Beograd për moszbatim dhe,në disa raste, për mohimin e tyre.

Kamberi thekson se kjo situatë ka sjellë një cikël të gjatë stagnimi, ku shqiptarët vazhdojnë të përballen me mungesë të të drejtave të plota dhe trajtim të pabarabartë.

Ai vlerëson se në Serbi ekziston një pakënaqësi e gjerë ndaj qeverisjes aktuale të Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilëson si një figurë politike që vazhdon të mbajë qëndrime të vjetra me një “petk të ri” politik.

Kamberi shton se pavarësisht premtimeve për integrim europian, Serbia nuk ka bërë përparim real në hapjen e kapitujve dhe në përmbushjen e standardeve të kërkuara.

"Është një situatë e cila po zgjat për më tepër se dy dekada. Në fakt që nga rezistenca e armatosur e shqiptarëve në vitin 2001 dhe përfundimi i asaj rezistence me një marrëveshje politike, sipas së cilës Serbia kishte marrë obligim që të avancojë pozitën e shqiptarëve, duke i garantuar të gjitha të drejtat që i takojnë me legjislacionin e brendshëm dhe standardet ndërkombëtare, në vazhdimësi jemi përpjekur që ta bindim Beogradin zyrtar që ato edhe t'i realizojë.

Por përkundër faktit që në këtë hark kohor kemi katër marrëveshje të nënshkruara, çdo qeveri e radhës, e sidomos tani kjo e regjimit të Vuçiçit, po refuzon dhe jo vetëm që po refuzon, por edhe i mohon ekzistencën e marrëveshjeve të cilat ishin dashur ta përfundojnë një cikël të zhvillimeve politike që do të jepte rezultatin që shqiptarët të jenë qytetarë të barabartë, qytetarë që gëzojnë të gjitha të drejtat.

Natyrisht siç e shihni, Serbia jo vetëm me shqiptarët, por situata po vlon në të gjitha aspektet. Ka një pakënaqësi të madhe me regjimin autoritar dhe të korruptuar të Aleksandër Vuçiçit. Dhe ajo që po shihet është se më në fund përkundër premtimeve që ai kishte dhënë që kishte ndryshuar, Vuçiç vazhdon të mbetet një radikal me një petk të ri.

Por një radikal i cili ka tërhequr për hunde (do të kisha thënë tërë kohën) bashkësinë evropiane, duke i premtuar se Serbia po ndjek rrugën e BE-së, e cila do t'i zgjidhë gjithë këto probleme, pra edhe problemin e shqiptarëve.

Por që në fakt ka stanjacion në dy-tre vitet e fundit dhe Serbia nuk ka hapur as edhe një kapitull të vetëm në këtë drejtim. Prandaj, natyrisht që kemi tensione të vjetra dhe të reja, të cilat pozitën e shqiptarëve e vështirësojnë. Dhe kjo temë që ju përmendët është vetëm një nga shumë temat e tjera që shqiptarët i bën të pasigurtë në këtë rajon".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?