Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë?
Ndërkohë që MIE shprehte dakortësinë për ndryshimin e marrëveshjes nga FTL drejt KESH me shkresën Nr. 3218/2, datë14 Qershor 2022, qeveria shqiptare një javë më parë, në datën 9 Qershor 2022, kishte ndryshuar mënyrën e trajtimit të disbalancave të shkaktuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike dhe kostot përkatëse për mbulimin e tyre. Vetë Karavasta Solar shpk, është një prej mbi 300 prodhuesëve me përparësi të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Pra në vendimin e ri Nr. 398, datë 9.6.2022, Këshilli i Ministrave përcakton se Operatori i Energjisë së Rinovueshme (OER), si drejtues i grupit të balancimit, do të ndajë kostot mujore të balancimit sipas energjisë së prodhuar nga secili pjesëmarrës. Funksionet e këtij operatori i realizonte atëherë edhe sot FTL, Furnizuesi Tregut të Lirë, i cili pas një jave hoqi dorë nga marrëveshja me Karavasta Solar shpk dhe ja kaloi KESH. Të gjithë prodhuesit e tjerë ngelën pjesë e grupit të balancimit të udhëhequr nga FTL.
Deri këtu dukej sikur Karavasta Solar shpk kishte bërë bingo ende pa hyrë në prodhim, pasi kishte hyrë në grup balancimi, me atë që ofron shërbimin e mekanizmit balancues për të garantuar qëndrueshmërinë e rrjetit të sistemit elektro-energjitik shqiptar, pra KESH sh.a. Emisioni PLUG analizoi bilancet e kompanise Karavasta Solar dhe në raportin e Grand Thorton për vitin 2023, në faqen 21 të këtij raporti gjenden informacione shumë të rëndësishme.
Lidhur me kontratat për marrëveshjet e blerjes së energjisë PPA. Shoqëria ka kontrata derivative të iniciuara në datat si më poshtë:
1- Kontrata me date nënshkrimi dhe tregtie 13 Korrik 2022 e cila ka si kohë efektive periudhën 1 SHkurt 2024- 31 Dhjetor 2033. Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtoj flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 150 euro/Mëh për periudhën e parë, 88 Euro/Mëh për periudhën e dytë, 66 Ero/Mëh për periudhën e tretë dhe 44 Euro/Mëh për periudhën e katërt.
2- Kontrata me datë nënshkrimi dhe tregtie 16 nëntor 2023 e cila ka si kohë efektive periudhën 1 Janar 2024- 31 Janar 2024. Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtojë flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 107 euro/Mëh.
3- Amendimi numër 1 me date nënshkrimi dhe tregtie 14 Dhjetor 2023 e si ka si kohë efektive 1 Shkurt 2025- 30 Qershor 2025. Kjo është një amendim i kontratës së përmendur në pikën 1 më sipër dhe ka si fokus rritjen e volumit të shitblerjes… Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtoj flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 81 Euro/Mëh.
Pra e thënë më qartë Karavasta Solar ka lidhur kontratë me KESH-in dhe më pas e ka amenduar disa herë për ti shitur jo vetëm gjithë energjinë që prodhon por edhe me çmim fiks shumë më të lartë se tavani 55 euro i Belës dhe sigurisht shumë më shtrenjt sesa bursa.
Por çfarë faktojnë Raportet Vjetore të ERE për vitin 2024 dhe 2025, së bashku me Raportet dhe të Dhënat e Tregut të Energjisë Elektrike?
Në faqen 37 të Raportit Vjetor të ERE për vitin 2024, jepen të dhënat në formë tabelare e prodhimit vjetor të impianteve fotovoltaike në Shqipëri. Posht kësaj tabele ka një shënim I cili zbardh të gjithë skemën abuzive dhe korruptive të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe ushtarit zbarues Ergys Verdho.
"Energjia e prodhuar nga “KARAVASTA SOLAR” sh.p.k. është përfshirë në prodhimin total të KESH sh.a., pasi kjo e fundit ka lidhur një kontratë për blerjen e gjithë sasisë së energjisë së prodhuar nga shoqëria “KARAVASTA SOLAR” sh.p.k."
Pra sipas ERE, KESH i blen të gjithë energjinë e prodhuar kompanisë Karavasta Solar në kundërshim me kontratën dhe kriteret e tenderit. Sigurisht për shkeljet që shqiptarët kanë parëderi më tani nga kjo qeveri kjo shkelje ligjore do të dukej e papërfillshme, por pasojat nga kjo kanë krijuar një abuzim në dhjetra milionë euro në kurriz të shqiptarëve, që duket se është edhe konkretizimi i një kontrate të nisur me një ankand publik e të finalizuar në drektat e takimeve në Paris e Madrid.
Në faqen 97 të njëjtit raportit vjetor, tabela 60 saktëson se sasia totale e prodhuar nga Karavasta Solar shpk, është 258382 Mëh, dhe e gjitha është blerë nga KESH sha me çmimin 65.33 Euro/MËh, me vlerë totale 20.256.693 Euro me TVSH.
Për të kuptuar faturën e korrupsionit duhet ti rikthehemi edhe njëherë marrëveshjes së blerjes së energjisë sipas dokumentit të ankandit, kontratës me MIE, kontratës fillestare me FTL dhe kontratës së ndryshuar për gjoja optimizim të KESH, ishte 24.89 Euro/Mëh për sasinë që do prodhohej nga kapaciteti 70Më i instaluar, që është gjysma e prodhimit total, atëherë artitmetika nuk mund të gabojë! Sipas ERE çmimi mesatar ishte 65.33 euro për të gjithë sasinë prej 258.382 MËh.Gjysma e kësaj sasie është blerë sipas çmimit të përcaktuar në kontratë 24.89.Për të kuptuar sa ka qënë çmimi për gjysmën tjetër të prodhimit I cili do duhej që Voltalia ta shiste në treg sipas çmimit të bursës mjafton të bëjmë një veprim të thjesht matematikor:
65.33 - 24.89 +65.33 = 105.77 Euro/Mwh pa TVSH.
Pra çmimi FIKS me të cilin KESH i ka blerë gjysmën e prodhimit Voltalia është 105.77 euro për Mëh, e dhënë që përkon dhe me kontratat e cituaa në bilancin e kompanisë Karavasta Solar.
Pra nga 24. 89 euro që ishte çmimi rekord më i ulët në shpalljen e ankandit, në nisjen e prodhimit dhe me ndryshimin e kontratës, çmimi shkoi në rekordin më të lartë që paguhet për energjinë elektrike që prodhohet nga panelet fotovoltaike si në bursën Shqiptare të Energjisë, bursat europiane të energjisë, apo nga çdo blerës që në gjuhën tregtare njihet si offtaker. Sipas të njëjtës kontratë është realizuar edhe blerja e 259.224 MËh (fq 28 e raportit) të prodhuar në vitin 2025 si dhe prodhimi gjatë vitit 2026 deri ditën që po transmetohet ky emision. Në raportin e ERE për vitin 2025 në faqen 15 shprehen:
Për vitin 2025 përllogariten gjithsej 53 centrale fotovoltaike në prodhim, me një rritje progressive që prej vitit 2020, ku aktualisht 42 prej tyre zotërojnë kontrata për shitblerjen e energjisë elektrike me FTL sh.a.; 9 prej tyre operojnë në treg të lirë me çmim të parregulluar, si dhe shoqëria Karavasta Solar sh.p.k., e cila ia shet të gjithë sasinë e energjisë së prodhuar shoqërisë publike KESH sh.a.
Pra nga 53 kompani që prodhojnë energji diellore në Shqipëri e vetmja e favorizuar që ka kontratë me Kesh dhe nuk shet në treg të lirë ku çmimi përcaktohet nga bursa duke u favorizuar është Karavasta Solar e Voltalias.Çuditërisht në Raportin e ERE për vitin 2025 zhduken të dhënat e çmimit me të cilin KESH ka blerë energjin te Voltalia. Por nuk është vetëm ERE që fsheh të dhëna, edhe vetë kompania Karavasta SOlar nuk ka depozituar në QKB bilancet për vitet 2024-2025.
Tani po bëjmë edhe një përllogaritje tjetër për shqiptarët dhe SPAK, pasi Edi Rama dhe Belinda Balluku e dijnë përmëndesh se e kanë gatuar vetë këtë skemë vjedhjeje për llogari të Voltalia. Për vitin 2024 parku fotovoltaik i karavastasë ka prodhuar 258.383 Mëh.Gjysma 129.191,5 është blerë me çmimin 24.89 euro në vlerën 3.215.576 euro.Gjysma tjetër përtej faktit që as duhej të blihej nga KESH, sipas Ballukut nuk mund të kalonte çmimin 55 euro por ne sot për referencë do marrim pikërisht këtë çmim në përllogaritje.
129.191,5 x 55 vlera del 7.105.533 euro
Nëse mbledhim dy vlera rezulton se për vitin 2024 vlera totale pa tvsh që KESH do duhej ti paguante VOLTALIAS është 10.321.109 euro.Por faktikisht sipas raportit të ERE vlera pa TVSH e paguar për vitin 2024 është 16.880.578 euro. Pra vetëm në një vit vjedhja e shqiptarëve është 6.559.469 euro.E njëjta situatë është edhë për vitin 2025 dhe 2026. Kjo kontratë do të zbatohet për jo pak por për 17 vite dhe nëse do të përllogarisim në total vlerën totale, ajo shkon në 111.510.973 euro më shumë para sesa realisht vlen ajo energji sipas çmimit të paraqitur si rekord nga Belinda Balluku, por edhe krahasuar me çmimin që kjo energji mund të blihet në bursë. 111 milion euro është vlera e investimit së kësaj kompanie në atë impiant që mesa duket po ja bëjnë dhuratë shqiptarët për 30 vite.
Por sa është çmimi vërtetë për orët e prodhimit të energjisë elektrike në Evropë dhe Shqipëri? Sipas grafikeve për vitin 2025 dhe 2026 çmimi mesatar vjetor nuk e kalon vlerën 64 euro.Por shkeljet dhe abuzimet nuk mbarojnë këtu, pasi fatura e abuzimit është edhe më e lartë.
Në raportet dhe të dhënat e tregut të energjisë elektrike pasqyrohet qartë edhe impakti i disbalancave, që ka sjellë marëveshja midis KESH dhe Karavasta Solar shpk.Ky shërbim në favor të Karavasta Solar shpk i ka kushtuar KESH më shumë se 4 milion Euro, e të mendoni që KESH kërkoi vetë të lidhte marrëveshje me Karavasta Solar me qëllim optimizimin e protofolit të tij!
Këto shkelje flagrante të rregullave të tregut dhe favorizimi i Karavasta Solar shpk ndaj të gjithë prodhuesëve të tjerë me përparësi të energjive të rinovueshme, ka rezultuar në shkelje të rregullores së tregut të Bashkimit Europian“Regulation (EU) 2019/943 of 5 June 2019 on the internal market for electricity”, si dhe Commission Regulation (EU) 2017 /2195 of 23 November 2017 establishing a guideline on electricity balancing”, për të cilat Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në 18 Dhjetor 2025, ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë për largimin e saj sipas nenit 92 të traktatit nëse nuk merr masa deri në 1 Korrik 2026. Si për koincidencë,për të rregulluar këto shkelje të paralajmëruara nga tregu i BE, ashtu si në rastin e kryesimit të komisionit të ankandit me Voltalian në Karavasta apo Spitallë, përfaqësuesi i Belinda Ballukut është Enea Karakaçi. Sot Karakaçi, nga ushtar i Belinda Ballukut është shndërruar në pasardhësin e saj, e duhet të menaxhojë ato 60 % të Buxhetit të Shtetit, që mesa duket ka dhënë edhe provat që ecën në gjurmët e shefes së tij, e në mos kjo kontratë për këtë park fotovotaik është edhe oguri që e kapaultoi në majat më të larta të shtetit shqiptar, pa asnjë bacground politik apo vendimarrës më parë në strukturat shtetërore. E bashkë me të, Ergys verdho një tjetër i ushtar i Belinda Ballukut firmosi kërkesën që i hapi rrugë zhvatjes së 111 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ndaj dhe SPAK do të mjaftohej me hetimin e rolit të këtyre dy personazheve për të arritur deri tek urdhëruesit e tyre.
Por ndërsa Karakaçi i Ballukut duhet të ndreq problemet, në këtë periudhë shqiptarët kanë parë se si kryeministri Edi Rama vlerësohej para çdo fushate nga Presidenti i frances Emanuel Macron për marrëdhënien e mirë mes tyre por edhe për punët e mira që Edi Rama po bënte, e madje Macron nisi shumë shpejt të kuptohet me shqiptarët në gjuhën e tyre.
A është blerë influencë ndërkombëtare dhe mbështetja e Edi Ramës nga Emanuel Macron me një faturë që përllogaritet në 111 milionë euro në kurriz të shqiptarëve? Këtë nuk mund ta themi ne, por duhet ta vlerësoni ju të nderuar shikues, siç SPAK dhe institucioneve tëdrejtësisë ta hetojnë e gjykojnë, apo mbase kjo ska për tu marrë vesh kurrë. Por ama një gjë është e sigurt, dëmi i shkaktuar buxhetit të shqiptarëve nga kjo kontratë është 111 milionë euro apo edhe më shumë. Dhe për këtë do duhet që dikush të mbajë përgjegjësi, e institucionet e drjetësisë të veprojnë sa nuk është vonë, pasi çdo vit që kalon fatura vijon e të shtohet. Por deri atëherë lutuni që kryeministri Edi Rama të mos na shpallë më eksportues energjie apo të njoftojë ndonjë krizë të radhës, sepse pas saj do të jetë sërish një tjetër projekt qindra milionë euro në dëm të xhepave tuaj./plug
Pasi e përdori kundër Bardh Spahisë, për ti hapur çështje në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka vendosur ...
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka treguar se çfarë i ka kërkuar kreut të SPAK-ut, Klodian Brahos përmes një letre q&eum...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, do të jetë shumë ...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkë...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se gjatë Reformës në Drejtësi u luajt një lojë e madhe që ajo t&...
Relatorët e PS dhe PD kanë arritur të përmbyllin draftin e përbashkët të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Pikat kr...
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te skandalet financiare që kanë përfshirë qeverinë shqiptare në raport me t...
Partia Demokratike ka prezantuar krijimin e një strukture të re, Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale, me synim modernizimin...
Partia Demokratike ka prezantuar sot Departamentin e Inteligjencës Artificiale, një strukturë të re brenda saj që, sipas drejtuesve, sy...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e KQZ që të votojnë të burgosurit dhe ka vendosur që dhe nenin 18 të Gjendjes Civile t&e...