POLITIKE

Këlliçi: ‘Albanian Files’ ka rrëzuar maskën e Edi Ramës, Europa tashmë e njeh të vërtetën

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Korrik 2026, 17:59
Këlliçi: ‘Albanian Files’ ka rrëzuar maskën e

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk arrin më të fshehë, sipas tij, aferat korruptive dhe skemat e pastrimit të parave, pasi ato tashmë janë bërë të njohura edhe për eurodeputetët dhe partnerët europianë. Këlliçi u ndal veçanërisht te libri ‘Albanian Files’, për të cilin tha se ka ngjallur interes të madh në Parlamentin Europian, ku ai ka prezantuar në detaje përmbajtjen e ‘Albanian Files’, duke shtuar se shumë eurodeputetë kanë kërkuar ta shohin librin nga afër pasi kishin dëgjuar për të në media.

Sipas Këlliçit, interesimi i institucioneve europiane është reflektuar edhe përmes vizitës që një grup eurodeputetësh zhvilloi në zonën e Zvërnecit dhe lagunën e Nartës, ku u njohën me situatën në terren. Ai theksoi gjithashtu se grupi i Partisë Popullore Europiane ka mbështetur protestën përmes një rezolute të miratuar në Vjenë, duke e konsideruar këtë si një reagim të fortë politik ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

'Mund t'jua them me përgjegjësi të plotë se tashmë maska e Edi Ramës tashmë ka rënë përfundimisht. Perdja me të cilën ai mbulonte aferat e tij korruptive, korrupsionin e tij galopant, dështimet e tij të jashtëzakonshme në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, me performancën ekonomike të vendit, tashmë janë një realitet i njohur për të gjithë eurodeputetët edhe për të gjithë bashkëpunëtorët tanë kudo në Europë.

Unë jam ndalur në detaje te 'Albanian files' në fjalën time në Parlamentin Europian dhe të garantoj që atë interes që kemi parë nga eurodeputetët për t'u njohur me librin, konkretisht për ta parë nga afër pasi kishin lexuar në media, kishin marrë informacion dhe kishin të dhëna.

Mos harroni që një grup eurodeputetësh edhe e ka vizituar protestën pak ditë më parë, në mos gaboj një ditë apo një javë më parë, kanë qenë në zonën e Zvërnecit, kanë parë lagunën e Nartës, kanë marrë informacion të detajuar, kryesisht kanë qenë deputetë që i përkasin grupit të Të Gjelbërve.

Pra, eurodeputetë. Ndërkohë nga ana tjetër për herë të parë, keni një reagim shumë të fortë të grupit të qendrës së djathtë, të grupit të Partisë Popullore Europiane, që me një rezolutë në Vjenë, të detajuar, e mbështeti plotësisht protestën.

Dhe një ndër arsyet madhore që kanë reaguar në sintoni të plotë e gjithë politika europiane, është në fakt 'Albanian files' që sot konsiderohet aktakuza penale e pashmangshme me autor Edi Ramën. Ajo kurajo që ka patur Edi Rama që në një libër prej 750 faqesh, të pasqyrojë qindra projekte, ku në të gjitha këto projekte e përbashkët është Edi Rama.

Ku në të gjitha këto projekte, arkitektë të ndryshëm, që pa i paragjykuar absolutisht dhe pa ia mohuar meritat, që janë njerëz të njohur dhe profesionistë zot në arenën ndërkombëtare, të gjithë ata tregojnë një detaj.

Dikush thotë që Edi Ramës i shkruaj në Instagram. Dikush thotë më kontaktoi në Facebook. Dikush thotë mori një kolegu im dhe më dha pak numrin tënd Kryeministrit të Shqipërisë. Të gjithë tregojnë se si funksionon në fakt lavatriçja e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri, që është industria e ndërtimit.

Të gjithë tregojnë se si janë ftuar ata personalisht nga Edi Rama, pra i ka ftuar kryeministri i Shqipërisë, për t'i lidhur me grupe të ndryshme kriminale në këtë rast pas një pjese shumë të madhe të kullave, dhe për t'i përdorur jo vetëm për lobim ndërkombëtar, jo vetëm për të blerë influencë dhe mbështetje ndërkombëtare, por për t'i përdorur si një alibi, si një maskazh i madh i korrupsionit të tij, po mbi të gjitha i pastrimit të parave që ndodh në Shqipëri.

Sot, në pjesën dërrmuese të projekteve zhvillimore, kullave, apo të komplekseve të mëdha turistike, të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se mbrapa tyre në pjesën dërrmuese qëndron një grup kriminal, qëndron një kartel droge.

Dhe lidhja e këtyre grupeve kriminale, pastrimi i parave të ardhura si produkt i veprave penale, përmes atashimit me studio ndërkombëtare arkitekturore, është një skemë që Edi Rama ka përdorur për të legjitimuar këto projekte dhe për të blerë influencë ndërkombëtare.

Kanë ngelur të shastisur, të habitur, kur i është treguar në anglisht, ajo letër zyrtare që ai arkitekti holandez i shkruan Edi Ramës ku i thotë që mos mbaj më zgjedhje në Shqipëri pasi të marrësh mandatin e pestë shpalle president i përjetshëm ose bëhu dhe mbret.

Dhe ky Reinier de Graaf, nuk do guxonte, dhe këtë ja kemi bërë të qartë të gjithë eurodeputetëve, nuk do guxonte që në vendin e tij në Holandë apo në një vend tjetër të Bashkimit Europian, të thoshte të njëjtën gjë. Sepse do të kishte patur probleme të jashtëzakonshme, në mos do t'i pezullohej dhe liçensa dhe nuk do t'i lejohej të punonte më.

Për çfarë bëjnë? Shqipërinë e trajtojnë si një tokë eksperimentale. Shqipëria trajtohet nga ky libër, si një pronë private, Eneda. Trajtohet si një çiflig personal i Edi Ramës ku Edi Rama të cakton edhe zonat më të zhvilluara, çmimin e tokës më të lartë në Shqipëri, Edi Rama i trajton si pronë private.

Dhe ata tregojnë në projekte zhvillimore se ky përcakton vetë kush do ndërtojë, kush do marrë lejen e ndërtimit, kush studio arkitekturore do të vijë, kush do hyjë në marrëdhënie bashkëpunimi, kush do marrë statusin e veçantë investitor strategjik i përjashtuar nga taksat, një pjese tjetër i jep favore nga më të ndryshmet, diku falsifikohen vendimet e drejtorisë së kadastrave, dhe i gjithë shteti shqiptar është kthyer në një institucion në shërbim të Edi Ramës, për të paraqitur të gjithë këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës.’, u shpreh deputeti në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan