Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se sot kanë depozituar ot prova te reja në SPAK për korrupsionin e Veliajt me inceneratorin dhe ECO Tiranën.
Ai shtoi se sot Bashkia Tiranë ndryshe nga sa mashtron publikisht Erion Veliaj, paguan 29 euro/ton për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe 16.700.000 euro për pastrimin e rrugëve dhe mbledhjen e mbetjeve, të cilat nga viti 2024 i paguhen një tjetër monopoli ECO TIRANA.
Këlliçi shtoi se Erion Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe ligjit jo vetëm si pronari faktik i inceneratorit Tiranë i cili ka vjedhur deri më tani 132 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, jo vetëm si kreu i bandës famëkeqe 5D, por edhe për kriminalizimin e industrisë së ndërtimit, duke i hapur rrugën pastrimit të parave nga grupet më të rrezikshme kriminale të Europës.
Të dashur qytetarë! Jam sot sërish përpara jush për të demontuar përfundimisht me dokumente, me fakte të pakontestueshme, me zë dhe me figurë, mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC, i propozuar 1 vit përpara se kryemashtruesi Veliaj të merrte detyrën në Bashkinë Tiranë.
Në shkurt të vitit 2014 IFC, ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë. Të dhënat hetimore te mbledhura nga Prokurori Dritan Prençi, faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Ish Ministrat e Financave Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me konçension, pasi investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore. Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh këtij studimi duke konfirmuar se kosto e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.
Ju ftoj ta ndjekim me zë dhe me figurë mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me këtë studim: Ndryshe nga sa pretendon pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, në faqen 4 të këtij studimi sqarohet në mënyrë shteruese se Bashkia e Tiranës në vitin 2014 po mendonte të jepte me konçension jo vetëm depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve por gjithë zinx hirin, citojmë:
Bashkia Tiranë kërkon të
përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve, me pjesëmarrjen e sektorit privat. Për të arritur këtë qëllim Bashkia Tiranë po mendon dhënien e nje konçensioni për menaxhimin e mbetjeve te ngurta në territorin e kësaj Bashkie.
Qëllimi i projektit do të jetë:
a) Shërbimi i pastrimit të rrugëve
b) Mbledhja e mbetjeve dhe transporti
c) Zgjerimi i i landfillit ekzistues duke rritur kapacitetet depozituese
d) Depozitimi i mbetjeve në landfill
Sa më sipër qartësohet se kosto 38 euro/ton që ka vlerësuar IFC përfshinte jo vetëm trajtimin e mbetjeve, por të gjithë procesin e trajtimit duke filluar që nga pastrimi i rrugëve, mbledhja e mbetjeve, transporti, depozitimi e në fund trajtimi i tyre.
Kosto sipas IFC ndahej në dy komponentë, analizimi i të cilave është bërë në pikën 3 të studimit, citojmë: Kostot operative dhe të mirëmbajtjes:
12 euro/ton për trajtimin e mbetjeve në Landfill
26 euro/ton për mbledhjen e mbetjeve (kosto kjo e përcaktuar bazuar në standardet ndërkombëtare të kësaj industrie)
Sot Bashkia Tiranë ndryshe nga sa mashtron publikisht Erion Veliaj, paguan 29 euro/ton për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe 16.700.000 euro (referuar PBA 2024-2026) për pastrimin e rrugëve dhe mbledhjen e mbetjeve, të cilat nga viti 2024 i paguhen një tjetër monopoli ECO TIRANA.
Bashkia Tiranë sipas të dhënave të strudimit të IFC dhe të dhënave ndër vite trajton jo më shumë se 250.000 ton mbetje në vit, e nëse do të bënim një matematikë të thjeshtë, kosto e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve do të ishte 66.8 euro/ton me tvsh (16.700.000/250.000), duke e çuar koston e trajtimit të mbetjeve për të gjithë zinxhirin nga 38 euro/ton, në 101.6 euro/ton me tvsh.
Erion Veliaj, si pronar faktik i inceneratorit Tiranë, me veprimet e tij aktive dhe vullnet personal, ka dyfishuar kostot e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet dy procedurave korruptive atë të dhënies së konçensionit të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe procedura për dhënien e monopolit të pastrimit të qytetit kompanisë ECO TIRANA. Ky material si dhe studimi i fizibilitetit të IFC të muajit shkurt 2014, i’u përcoll sot zyrtarisht SPAK dhe Altin Dumanit, në mënyrë që e ashtuquajtura “drejtësi e re” të bëjë punën e saj.
Erion Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe ligjit jo vetëm si pronari faktik i inceneratorit Tiranë i cili ka vjedhur deri më tani 132 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, jo vetëm si kreu i bandës famëkeqe 5D, por edhe për kriminalizimin e industrisë së ndërtimit, duke i hapur rrugën pastrimit të parave nga grupet më të rrezikshme kriminale të Europës.
Gjej rastin të ftoj sërish qytetarët e Tiranës, të protestojmë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00, për largimin e menjëhershëm nga zyra të hajdutit më të madh që ka parë vendi ynë, Erion Veliajt. O sot, o kurrë.
ANGLI- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin e tij ...
Beleri TIRANË-Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ditën e sotme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë...
Roja bregdetare GREQI- Një investigim i BBC, zbulon se roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në M...
Arlind Qori TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori mbrëmjen e djeshme ka njoftuar ndarjen nga jeta të babit të ti...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli ka denoncuar një kontratë që Edi Rama...
FIER- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë së Lir...