Kosova sot sërish në zgjedhje të parakohshme, të tretat në më pak se një vit e gjysmë
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pa...
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pa...
Dashi Energjia juaj është në rritje dhe do të ndiheni më të motivuar për të përfunduar detyrat e lëna pezul...
Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të Institutit t&eu...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me bllokimin e akseve rrugore në juglindje të vendit.
Këlliçi tha se prej kohësh, sidomos në fundjavë, qytetarë, familje dhe të moshuar mbeten të bllokuar për orë të tëra në trafik për shkak të dëmtimeve dhe problemeve në rrugë. Sipas tij, shkaku kryesor është menaxhimi i dobët i fondeve dhe mungesa e cilësisë në punime.
Reagimi i Këlliçit:
Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit! Në mënyrë të përsëritur, sidomos në fundjavë, mijëra qytetarë, familjarë, të mitur e të moshuar kalojnë orë të tëra paniku të bllokuar në rrugë, për shkak të rënies, dëmtimit dhe paralizimit të akseve kryesore të Juglindjes.
Arsyeja kryesore e kësaj krize në infrastrukturë, është korrupsioni. Ndërsa buxhetet fryhen e shtohen miliona euro për segmente të caktuarta, rezulton se këto para shkojnë shumë pak për cilësinë e sigurinë e punimeve. Qartazi ato ndahen mes qeverisë dhe klientëve të saj, mes Rama-Ballukut dhe ndërtuesve. Ndryshe si shpjegohet se sa më shumë rriten kostot, aq më shumë bien rrugët?!!!
Ky është rasti klasik se si hajdutëria qeveritare i kushton drejtpërdrejt qytetarëve, e provojnë në lëkurën e tyre ku me qindra familje mbesin gjithë ditën në trafik, në kohë të keqe, pa shpjegim, pa komunikim, pa orientim. Si në xhungël.
Nërkohë, ka hyrë në mandatin e katërt, ai që shante e mallkonte me; rrugët kanë ngelur rrugëve.
Sot, shqiptarët kanë ngecur rrugëve, sepse rrugët bien, shkatërrohen. I vetmi reagim i Kryeministrit për këtë situatë të tensionuar, është të mbrojë Belinda Ballukun nga drejtësia, e cila është zyrtarisht e pandehur për të paktën 1.1 miliardë euro abuzim, aq sa është bërë publike deri tani nga hetimet.
Dëmet në buxhet patjetër se do të jenë më të mëdha, sa më shumë avancon prokuroria, e kudo ku ajo bën verifikime. Përveç këtyre akseve, një rrugë tjetër po bllokohet nga Edi Rama për hir të Belinda Ballukut, që është ajo e integrimit europian. Brukseli u detyrua të vijë në Tiranë e ta bëjë të qartë se mbrojtja e korrupsionit po bëhet pengesë dhe ky është moment kritik për vendin e perspektivën europiane.
Të gjitha këto zhvillime bëjnë direkt përgjegjës Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
Nesër, me 23 shkurt, është parashikuar seanca e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku kërkesa e SPAK për Ballukun ka më shumë se 2 muaj që mbahet në sirtar. Edi Rama është vetë i përfshirë në aferat e Ballukut dhe ka bërë gjithçka, ndryshoi dhe ligjin për të mbetur i paprekshëm.
Por laku po ngushtohet dhe ora po afron.
Qytetarët e demokratët janë në shesh dhe Brukseli po vështron. Shqipëria nuk mund të bllokojë akset dhe rrugën e integrimit vetëm që të shpëtojë palloshi i gjatë nga drejtësia.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu ...
Partia e Lirisë hodhi sot akuza për çmimet dhe ripërsëriti kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut Nga buka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të ri ligjor të paraqitur nga një deputet i shumic&eu...
Shtëpia e Bardhë ka publiuar takimin e plotë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me liderët e vendeve që i janë bas...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka denoncuar skandalin më të fundit të qeverisë me rrugët. Prej or&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë në punë të gjitha strukturat e selisë blu në vend, që t&eum...
Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji të premten gjatë përplasjeve me protestuesit e opozitës, të...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtru...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-...
Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nëse sulmohet selia e PD-së, siç ndodhi dje me gaz lotsjellës, do...