Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke deklaruar se pas çështjes “Balluku” pritet të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme që mund të përfshijnë edhe figura të larta.
Sipas tij, në qarqet politike po përflitet se disa bashkëpunëtorë të afërt të Ramës janë “me afat skadence” sa i përket fatit të tyre penal.
Këlliçi u shpreh se mes emrave që lakohen është edhe Taulant Balla dhe figura të tjera politike, duke lënë të kuptohet se mund të ketë goditje të tjera nga drejtësia.
Sipas tij, çështja “Balluku” përbën një test të rëndësishëm për drejtësinë dhe për rrugën europiane të vendit, ndërsa shtoi se zhvillimet e ardhshme do të tregojnë nëse do të ketë vërtet përgjegjësi për zyrtarët e lartë.
“Problemi është vetëm te vetja e tij, personi i tij. Edi Rama mbrojti Ballukun për shkak se nuk lejoi vendosjen e precedentit për të shkuar nesër drejtësia për të trokitur në zyrën e tij. Sepse arritën t’i futen në paradhomë, arritën t’i futen te Balluku, tentuan t’ia marrin dhe t’ia arrestojnë Ballukun dhe sigurisht po të ndodhte ky skenar, nesër fare mirë, me të gjithë vjedhjet, bëmat dhe dëmet që i ka bërë ky kryeministër këtij vendi dhe buxhetit të shtetit, me shumë të drejtë një drejtësi normale, edhe deri diku e pavarur, jo tërësisht e pavarur, do të trokiste dhe do të duhej të trokiste në zyrën e kryeministrit. Se mjafton vetëm afera e inceneratorit të Tiranës, ku kryeministri ka një rast të paprecedent, unikal në botë, të denjë për rekordet Guinness, ku ka firmosur me firmën e tij dhënien e bonusit prej 8% pikëve një kompanie që u krijua tetë muaj më vonë nga kjo firmë.
Mjafton vetëm me kaq që Edi Rama të shkojë para drejtësisë për minimumi shpërdorim detyre, gjë që duke nisur nga dita e sotme Parlamenti Europian e konsideron vepër penale dhe që Edi Rama së bashku me kartonat e tij në parlament, do tani që të ndryshojë dhe kodin e procedurës penale për të lehtësuar dhe për të favorizuar të korruptuarit. Sikundër është nisma më e fundit, dhe faleminderit që më pyete për këtë çështje, e Sokol Sadushit, kreu i Gjykatës së Lartë, për të marrë një vendim unifikues përsa i përket masave të paraburgimit, për të nxjerrë të vetmin zyrtar në detyrë sot, se nuk ka zyrtar tjetër të shtetit shqiptar, zyrtar të lartë, i cili ndodhet në paraburgim, përveç Erion Veliajt, për ta nxjerrë në datën 9 Prill Erion Veliajn nga burgu, për ta çuar sërish kryetar bashkie, për t’i dhënë mundësinë që të mbrohet duke përdorur fuqinë që të jep pozicioni si kryetar bashkie i Tiranës dhe duke përdorur mediat dhe paratë e qytetarëve të Tiranës. Pra thënë këtë, sot tentativa është tejet e qartë dhe ka shkuar deri në fund.
E vrasjes totale të çdo lloj shprese apo iluzioni që mund të ketë patur ndonjë shqiptar, që në Shqipëri edhe mund të ketë një drejtësi të pavarur. Kësaj i vjen në ndihmë dhe vendimmarrja e ditës së djeshme për të amnistuar penalisht Irena Gjoka Shpata Manekun, e cila është e kapur me dokumenta autentike në mashtrim me formularin e vetëdeklarimit, në shkelje të ligjit dhe minimalisht do të duhej të mos ishte më në detyrë si gjyqtare pranë GJKKO-së, madje ka qenë dhe për tre vite me radhë kryetare e GJKKO-së, e shkallës së parë. Por ajo që ndodhi dhe në rastin e Manekut, përfaqëson të njëjtën qasje që ka Edi Rama në raport me institucionet e drejtësisë, në raport me përdorimin e drejtësisë kur i duhet për të luftuar kundërshtarin politik, për të burgosur liderin e opozitës, për të marrë zvarrë ish-presidentin e Republikës, për të goditur drejtues të partive politike të opozitës, dhe kur i volitet atij për t’i hedhur një kockë opinionit publik, apo për t’i hedhur gjak turmës, ëh, shërben ndonjë ish-ministër, apo ndonjë kryetar bashkie në detyrë, apo ndonjë bashkëpunëtor i tij, apo ndonjë deputet siç ishte Jorgis Çyrbja, apo mund të këpusi siç flitet ditët e fundit, Taulant Balla shumë shpejt. Prandaj dhe e ka graduar, e ka sjellë drejtues politik në Tiranë, që kur t’ia marrin të thotë që, ja, morëm një politikan të nivelit të lartë, çfarë doni, mjaftohuni me kaq dhe për t’i hedhur hi syve qytetarëve.
Unë s’e di si është Balla akoma jashtë, nuk e di, por ajo që përflitet fare lirisht në të gjitha dhomat informale të politikës, edhe në të gjitha tavolinat informale të politikës, jo vetëm Balla, por janë një sërë bashkëpunëtorësh të Edi Ramës që janë me me afat skadence përsa i përket fatit të tyre penal po flas. Por, të mbetemi te thelbi. Pra, sa herë që Edi Ramës i nevojitet një statistikë, sa herë që i nevojitet një çorientim i opinionit publik, apo një shitje imazhi sikur në Shqipëri drejtësia me të vërtetë është e pavarur dhe po godet të korruptuarit, ai lëshon nga një bashkëpunëtor të tij për drejtësinë në mënyrë që ta shtyjë dhe dy muaj apo tre muaj debatin e mbrëmjeve, opinionin publik ta mbarsë me idenë që në Shqipëri paska një drejtësi të pavarur që godet në mënyrë të paanshme, majtas, djathtas, në qendër, me apo pa parti, të korruptuarit. Aktet janë krejt të ndryshme. Pra, përpos propagandës, përpos fjalëve, ku shkëlqeu dy ditë më parë apo tre ditë më parë komisionerja për zgjerimin Marta Kos, që bëri me faj popullin shqiptar, që janë të korruptuar dhe nuk bën me faj qeverinë shqiptare që është më e korruptuara në Europë. Pra u gjet dhe një formë për ta amnistuar Edi Ramën. Nga dita e martë në mos gaboj, për komisioneren e Bashkimit Europian për zgjerim, zonjën Kos, zyrtarisht nuk e ka fajin Edi Rama që vjedh, që qeveria, që vjedhin bashkëpunëtorët, që vjedhin ministrat, që vjedhin kryetarët e bashkive, por fajin e ka populli shqiptar ose populli socialist, ç’rëndësi ka. E ka populli. Është nocion abstrakt. Sa herë i duhet politikës populli, është kjo ideja që është populli. I vihen të gjitha fajet në kurriz të popullit dhe ëngjëjt që janë në kabinetin e Edi Ramës nuk kanë asnjë faj. Ato nuk e dinë që është ngrënë dardha, molla, pjeshkë edhe kumbulla prapa kurrizit të tyre.”,- deklaroi Këlliçi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Mars18:25
Zgjedhjet në PD, Berisha mbledh drejtuesit politikë të hënën
Partia Demokratike duket se është futur në një periudhë të rëndësishme, pasi hapja e garës për kreun e PD-s&eu...
POLITIKE
27 Mars18:06
E ngarkuara me Punë e SHBA-ve mesazh mazhorancës: Kërkohet angazhim për zhdukjen e krimit
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë javëve të f...
POLITIKE
27 Mars18:04
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve
Kuvendi i Shqipërisë bëri publike të premten analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku pë...
POLITIKE
27 Mars17:35
Çfarë po bën Shqipëria përballë rritjes së çmimeve? Teliti: Qeveria vetëm konstaton, vendet e tjera po marrin masa
Dorian Teliti ngre shqetësime mbi mungesën e reagimit të qeverisë shqiptare përballë krizës së pritshme ekonomike, duke ...
POLITIKE
27 Mars17:20
“Kërkesat e opozitës mbeten pa përgjigje”/ Bardhi: Shumica po zhbën Kuvendin për të shmangur kontrollin
Në Tryezën e nivelit të lartë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues”, të organizuar nga Ambasada Br...
POLITIKE
27 Mars17:11
Sherr çakenjsh për tenderin 1.4 mln euro/ KPP dhe Ujësjellësi i Gjirokastrës zihen se kush do të shpallë fituesin
Komisioni i Prokurimit të Publik dhe Ujësjellësi i Gjirokastrës janë përfshirë në sherr për një tender me vl...
POLITIKE
27 Mars16:22
Raporti/ DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria e Kosova në Nivelin 2!
Në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Irani, Departamenti Amerikan i Shteti...
POLITIKE
27 Mars16:16
Dokumentet/ Akuzat për Metën, Blushi: Provat që çmontojnë kallëzuesin e rremë, (sekserin)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka postuar në faqen e tij ne facebook dokumente që sipas tij &c...
POLITIKE
27 Mars14:36
“Pas datës 20 të çdo muaji s’ka më analiza në QSUT”, Berisha: Ministrja Evis Sala tha të vërtetën. Paratë u vodhën nga Rama, Beqaj dhe Manastirliu
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala sa i takon faktit se pas datës 20...
POLITIKE
27 Mars13:39
“Datën e protestës do ta caktojmë shumë shpejt!”, Berisha: Çështja “Balluku” s’mbyllet kurrë për opozitën!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se opozita do të vendosë shumë shpejt për da...