Tre viktima nga stuhitë dhe përmbytjet në Francë, qindra banorë evakuohen nga banesat
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...

KOSOVA- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se shpreson se Kosova do ta formojë sa më shpejt qeverinë e re, me të cilën blloku evropian mund të punojë për rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Duke folur në konferencë në Prishtinë, e titulluar “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”, Orav tha se Kosova mund të bëjë gjëra të cilat e çojnë vendin drejt Bashkimit Evropian. Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
“Tani, ajo që presim shumë nga Kosova është, së pari, të kemi një partner. Po, kemi një partnere, presidenten – por na nevojitet edhe pushteti ekzekutiv”, theksoi Orav në konferencën e organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.
Ai shtoi se BE-ja ka “nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”. Kosova po dështon t’i formojë institucionet e reja, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ngërçi politik vjen pasi asnjë pari nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe nga mungesa e vullnetit nga partitë politike për krijimin e ndonjë koalicioni qeverisës. Ndërkohë, Orav foli edhe për çështje të tjera, si masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Duke folur për masat, të cilat BE-ja tha javën e kaluar se ka filluar t’i heqë dalëngadalë, Orav tha se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me bllokun për heqjen e tyre në tërësi. Në lidhje me Asociacionin, Orav theksoi se BE-ja e ka bërë gjithmonë të qartë se ai duhet të themelohet.
“Një temë për të cilën të gjithë flasin, por që nuk është aq e preferuar për t’u përmendur nga politikanët këtu në Kosovë, është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Duhet të bëhet dhe është më mirë të bëhet më herët sesa më vonë, për të ecur përpara. Mesazhi im është se ne në BE jemi të gatshëm të ecim përpara dhe shpresojmë shumë që edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai.
Në tetor të vitit 2023, të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ia ofruan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Kosova nuk ka pranuar ta themelojë atë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar ta dërgojë këtë draft-statut për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës - veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të tij. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë ia ka thënë edhe Sorensenit gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 17 mars./ REL
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkoi që të shpallej i papajtuesh&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durr...
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është shprehur se Meta nuk di asgjë për atë kontratë lobimi. I ftua...
DURRËS- Deputetja Andia Ulliri, që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore n&...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, duke folur për Operacionin "Ura", theksoi se grupi është hetuar kryesisht për vepra në territor...
TIRANË- Gazeta e madhe amerikane, "Washington Post" përmes një artikulli ka theksuar se ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta &e...
Ilir Meta TIRANA- Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi sot është marrë zyrtarisht i pandehur. Prokuroria e Posaçme...
TIRANA- Adriatik Lapaj, lideri politik i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiran...
TIRANË- Kandidati për deputet PD-së Elton Roshi, në Qarkun Tiranë i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhj...
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij. Duke folur për gazeta...